E premte, 19.04.2024, 11:43 PM (GMT+1)

Mendime

Përparim Demi: Loja e shahut në veri

E shtune, 17.09.2011, 05:58 PM


Loja e shahut në veri

 

Nga Përparim Demi

 

Loja e shahut është e bukur për ata që dine ta luajne atë. Ajo është lojë llogjike, strategjie, skema situatash, projektim lëvizjesh ose rezultatesh të projektuara. Në këtë lojë përdoren taktika të ndryshme që shpesh për nga koncepti i tyre ngjajnë me artin ushtarak apo lojën dipllomatike të shteteve. Një lojë krijuese ku dominon intilegjenca e lojtarit më të mirë, e atij që është në gjëndje të parashikojë të gjitha variantet e mundëshme të kundërshtarit për të paktën dhjet lëvizje përpara. Njëkohësisht është dhe një ku përdoren taktikat mbrojtëse me të njëjtën lehtësi si dhe taktikat sulmuese. Qëllimi final mbetet gjithmon një fitorja. Ndoshta jo patjetër një fitore e shpejtë, me tre lëvizje, por dhe një fitore e avashtë, me shumë lëvizje me shumë kthesa situatash, po fitore mbetet. I vetmi sitem informativ për lojtarin e shahut është intuita e tij dhe experienca. Shpesh kemi dëgjuar për aplikimin e taktikës së befasisë, apo të shtrëngimit gradual, ku presionin ndaj kundërshtarit rritet gradualisht deri në dorzimin e tij.

Nuk e di pse, por duke ndjekur situaten në veriun e Kosovës, mëndja më vajti tek loja e shahut. Duke mos qënë një lojtar profesionist, por me ato njohuri që kam në këtë lojë, kam përshtypjen se mund të bëjmë paralelizëm pa bërë ndonjë gabim të madh. Aq më shumë më rritet kjo bindje kur has në informacione të çuditëshme të cilave nuk u jap dot shpjegim. Kam përshtypjen se politika në Kosovë është aq hermetike sa me informacionin që publikohet absolutisht nuk mund të parashikosh asgjë. Shpesh ndodh që kur jepet një ”lajm i mirë” apo një informacion gjoja nga burime të sigurta, pas jo më shumë se dy ditësh të na dali flluckë sapuni. Dua të gëzohem, por nuk mundem, s'kam përse. Dua të dëgjoj se veriun e kontrollon shteti i Kosovës, por diçka më bën të mos gëzohem para kohe dhe premtimet e Thaçit të mos i besoj.

Mirë këta tanët nuk dinë, se helbete sapo zbritën nga mali, por këta ndërkombëtarët si nuk po ja dalin mbanë. Një thojnë dhe tjetër del. Gjithë ajo ushtri nuk bën dot zap pesë sërbë në tre komuna. Nuk më duket fare shënjë e mirë kjo. Mos vallë në ato tre komuna ka hyrë krejt ushtria e Serbisë dhe KFOR-i  me EULEX-in bashkë nuk duan, apo kan frikë me hap luftën e tretë botërore? Nuk po e marr vesh këtë punë. Si nuk u çarmatoskan dot pesë katundarë sërbë të qelbur atje në veri? E jo vetëm kaq, po ngrihen këta katundarë dhe kërcënojnë krejt botën se do bëjnë namin. Hej bre, guxim kanë jo shaka. Ndërsa tanët japin deklarata dhe s'lujnë prej karikeve.

Me këtë lojën e deklaratave sikur po mërzitemi, u bë bajate fare. Fjalë boshe që e kanë humbur kuptimin me kohë. Kontrabanda sërbe vazhdon si në shtëpi të vet. Marrveshja e vulave nuk po na thotë gjë, kur sërbi sponsorizon tregtinë e tij me për të mbajtur tregun me damping. Shteti i Kosovës nuk i vë kushte mbrojtëse prodhimit autohton, nuk krijon kushte për zhvillimin e biznesit shqiptar, por don me heq embargon në këmbim të kësaj marrveshje të dyshimtë që nuk na jep kurrfarë avantazhi. Prap sërbi fiton.

Kjo nuk është vetëm një luftë politike, por është dhe një luftë ekonomike, ku shteti Kosovar është në dezavantazh të plot. Prandaj kur nuk ka një strategji, kur nuk ka experiencë, kur nuk ka fuqi ekonomike, atëhere gjëja më e mirë është të evitosh betejën e tregut. Embargoja që u vu krijoi kushte të favorshme pasi e bllokoi lojtarin hileqar sërb, i cili duke bërë kontrabandë dhe duke përdorur çmimet e dampingut, i ndihmuar fuqimisht nga shteti i tij, e çoi krejt eurot kosovare në Beograd. Çfarë u dha si këmbim, mallra të pa kontrolluara që ndoshta në tregun e tij nuk shiten dot.

Nesër kanë njoftuar se do jetë ditë e madhe. Do merren nën kontroll pikat kufitare të veriut. A e besoni ju lexues këtë? Thonë se sërbët janë pregatitur për luftë. KFOR-i dhe EULEX-i shesim ment se janë të pregatitur për çdo gjë – ta shohim nesër. Ne, ne shqiptarët çfarë do bejmë – sehir? Qe, nji këtë nuk jam tu e marr vesh. Çfarë po luhet mbrapa skenës? Jua thash nuk jam shahist, por kjo që po luhet në veri të Kosovës është lojë e rëndë për mua, pak veta e kuptojnë, por dhe ata nuk ndodhen në Kosovë.

 

(Bukuresht, 15.09.2011)



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora