E merkure, 24.04.2024, 02:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Poezi të zgedhura në vite

E shtune, 17.09.2011, 05:22 PM


Poezi të zgedhura në vite*

 

Nga Përparim Hysi

 

1.Po thanë...

 

Po thanë për mua:

-Si mësues?Ç'ka?!...mesatar

E ç'ka vallë për t'u zëmëruar?!

 

Po thanë:

-Si poet?Shkruan shumë e për"lumë"

E,përse,me të vërtetë do të mërzitem unë?!

 

Por,po thanë,se zhgënjeva dikë si njeri

Atëherë,kush më do,

Le t'më qajë me oiiii....

 

2.Koha

 

Koha ka veshur pantofla

Dhe reshperon pa u ndjerë

Po mua pse më "bloi" në mokrra?

Ç'është,vallë,ky mister?!....

 

3.Dashuria dhe urrjetja

 

Dashurinë e kam të shëndetshme

E ruaj atë prej"erozionit"

E kam,pra:të përjetëshme

Dhe i bëj ballë "ciklonit"

 

Urretjen e kam bërë dalje

S'lejoj që gjëkund t'më bëjë"hije"

Gjithkush që në jetë më ra"havale"

E nxjerr nga kujtesa dhe e harroj

Si një   j   a   s   h   t   ë   q   i   t   j   e...

 

4.Në se...

 

Në se lëvizja është jetë,

Unë jam më i fortë se një shkëmb.

A nuk kam ndryshuar kontinent?!    *

Shkëmbi?Atje...në vënd.

 

* kam ardhur në Amerikë.

 

5.Kafshimi

 

Unë brez prej brezi jam fshatar

Ka ndodhur në fshat një qen më ka kafshuar.

 

Kafshimi i qenit më dhëmbi njëçikë

Por,mënd u tërbova,kur më"kafshoi" një mik...

 

6.Flokët dhe koka

 

Flokët e mi: më të ashpërit në botë!

Kurrë nuk iu nënështruan krëhërit.

 

Po koka?Ç'made in kokë?!

Sa herë me të i kam rënë shkëmbit!

 

7.Po...

 

Po harrova të ligën,le t'më nxjerrin një sy

Po harrova të mirën,le t'm'i nxjerrin që të dy...

 

8.Jam krenar

 

Me njerëzit që kanë halle dhe unë,me ta,vuaj

Dhe jam krenar se për ta di dhe të qaj.

 

Një njeri që s'di të qaj,kurrë nuk e bëj mik

Le të bëj dhe "vezë të kuqe",për mua:është i lig.

 

9.Politikanët

 

Lëkurën si shuall,të trashë si prej bualli

Durojnë mbi lëkurë dhe kur i "qëllon me plumba"

Nuk përfillin asnjëfarë skandali

Dhe hiqen para zgjedhësve,të urtë si pëllumba.

 

Faktet demaskonjëse:të gjitha,të rreme

Janë fryrë nga shëndeti:krejt si mamutha.

Me pak përjashtime,të gjithë:si vemje.

Ka,prej tyre,që kanë qenë dhe skutha.

 

10.Bisedë me nënën

 

Nga një i njohur prej Tropoje     * *

 

-Po,hej bir,a hajnë bukë në Amerikë?

-Po hajnë,moj nanë,e si nuk hajnë?!

 

-Po mirë,lum nana,a po digjon nji dekikë

Por ça rrinë aty,kur dhe ne bukë hajmë?!!!

 

* poezitë janë shkruar në vitet 2001-2011

 

** për fat të keq,të njohurit tim nga Tropoja,pas ca ditësh të kësaj bisede,miku im ndërroi jetë në një park në New Jork.Dhe qe i ri(pa mbushur as 60-vjeç)

 

7 shtator    2011

 

__________

 

 

Dale,"mulibardhë,dale!

 

Dale,"mulibardhë",dale! Mos më ik me vrap!

A e sheh,rrënjëdale,që tani jam plak?

Më dole në rrugë dhe,sa hodhe sytë,

Më le si me"gungë",m'u mbytën gjemitë.

 

Lëshove një qeshje( e le si jehonë?!)

Mos vallë më përqeshje për moshën e vonë?

Ç'pate,"mulibardhë",që më re në qafë

Djersët më shkuan valë,sa s'bëra bërdaf!

 

Këmbët i shpejtove,si të ndiqte kush

Po mua më sëmbove si të digjsha prush!

Kokën pas e ktheve(pse?A nuk më thuaj?)

Mu në mes më "theve";"mulibardhë",po vuaj!

 

Qeshë mirë e bukur,mu në"punëzën" time

Por ja tek je dukur,si mall i një grime!

Lëshon një të qeshur,krejt si në hava

Por mua më ke dredhur,m'u duk si dogra!

 

Qe dogra e rëndë,s'duron mosha ime

Kthehu dhe ma bëj"pëndë"se kam shumë dhimbje.

Hajde,"mulibardhë";hajde,më dëgjon?

Se dhe një kokëbardhë,ja që dashuron.

 

Hajde,"mulibardhë!",se jam duke pritur

Atë çast të bardhë  kur mbeçë i habitur.

Kur në rrugë dhe ballë,më le si me"hije"

Të pres,"mulibardhë!",o peng dashurie!

 

9 shtator   2011

 



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora