E shtune, 20.04.2024, 04:39 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Retushimi i historisë - një kërkesë e nxituar nga turqit vendas?!

E premte, 16.09.2011, 07:59 PM


RETUSHIMI I HISTORISË - NJË KËRKESË E NXITUR NGA TURQIT VENDAS?!

 

Nga Adnan Abrashi

 

Turq Kërkesa, e paradokohshme e Ministrit të Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer, drejtuar ministrit të Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, në lidhje me bërjen e disa ndryshimeve në tekstet shkollore të historisë në Kosovë, nga qarqet e ndryshme akademike profesionale si dhe shumë individ tjerë të zakonshëm shqiptar në Kosovë, me plotë të drejtë ngjalli një indinjatë të arsyeshme.

Unë jam i lindur dhe jetoj në Prizren. Në qytetin ku më së shumti është i përfaqësuar në numër minoriteti turk në Kosovë. Po ashtu, e flas mirë edhe atë dialekt të turqishtes që përdorohet tek ne këtu. Ajo që, me të dëgjuar këtë lajmë rreth teksteve të historisë më bëri edhe më shumë të ndjehem i hamendësuar në këtë drejtim, është një moment krejtësisht tjetër asociativ i cili këtë kërkesë tashti zyrtare, e bënë si të ngjashëm me ato që unë shumë vite më parë i kisha dëgjuar nga disa turq vendor.

Pra, kjo kërkesë e sotme e shprehur përmes kanaleve shtetërore diplomatike të Turqisë rreth revidimit të teksteve të historisë, unë, nga goja disa intelektualëve turq prizrenas në formë të “muhabeteve të çarshisë”, i kisha dëgjuar kaherë (që nga vitet 90-ta). Andaj, asociacioni në fjalë, më jep të drejtën për dyshimin të bazuar se, kjo kërkesë diplomatike e shtruar këto ditë nga ana e Ministrit të Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer, drejtuar ministrit të Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, në lidhje me bërjen e disa ndryshimeve në tekstet shkollore të historisë në Kosovë, nuk është një iniciativë origjinale që buron kryekëput nga shqetësimet akademike të shtetit Turk, por ajo është e nxitur dhe motivuar si presion tek ta, edhe nga ana e disa qarqeve ekstremiste të turqve tanë vendor. Andaj, jo rastësisht, në përbërjen e delegacionit turk të këtij misioni, krah për krah me ministrin e Turqisë, Omer Dinçer, ka qenë edhe ministri i një dikasteri krejtësisht tjetër me këtë fushëveprim të shtetit tonë, Mahir Jagxhiler.

Për ta vërtetuar edhe më bindshëm këtë konstatim, disa ditë më vonë, në portalin virtual “indeksonline”, pikërisht rreth këtij aludimi tim personal, lexova një analizë shumë interesante, me titull “ Debati për historinë – këndvështrim i një turku”, të autorit Evrim Tan, nga Turqia. Autori në fjalë, artikullin e vet e fillonte me këtë kryerresht: “Para pak ditësh u informova nga shoqëria ime shqiptare se Ministri turk i Arsimit gjatë vizitës së tij në Kosovë ka propozuar ndryshimin e diskursit me të cilën Perandoria Osmane përshkruhet në librat shkollore. Në ueb faqen e ministrisë thuhet se ndryshimet e propozuara kanë për bazë reagimin e minoritet turk në Kosovë për të cilin rrëfimet për turqit janë “ofenduese” "

Pra, sikur mund të shohim nga ky citat që bazohet në faqen zyrtare të Ministrisë turke të Arsimit, kjo iniciativë tashmë e shtruar si zyrtare mbështet në arsyetimin se “...ndryshimet e propozuara kanë për bazë reagimin e minoritet turk në Kosovë për të cilin rrëfimet për turqit janë “ofenduese” “

Këtu nuk ka asgjë për tu befasuar. Është më se e natyrshme që Turqia si shtet amë, të ketë të drejtë që të interesohet për shqetësimet e pakicës së vetë minoritare në Kosovë. Po ashtu, është shumë normale që informatat e para nga terreni në këtë drejtim, ajo t’i merr, në rend të parë, nga udhëheqësit legal të partive politike të minoritetit turke, njëri prej tyre, siç është, Mahir Jagxhilar i KTDP (Partia Demokrate Turke e Kosovës). Por, poenta qëndron diku tjetër: në mënyrën tinëzare të disa individëve me të kaluar të dyshimtë të kësaj partie, që në këto punë, tërthorazi ta involvojnë shtetin amë Turqinë, i cili, pa dyshim, është një mike e madhe e Kosovës.

Fundja, z. Mahir Jagxhillar dhe subjekti i tij politik, aktualisht janë pjesë e koalicionit që qeverisë me vendin, andaj, ata është dashur që këto shqetësime të tyre të kësaj natyre (nëse veç ekzistojnë në kokat e tyre), vetë t’i parashtrojnë drejtpërdrejt para institucioneve të Kosovës. Njëkohësisht, në këtë shtet tonë unikat ahtisarian, në të cilën, minoriteteve ju garantohen aso të drejta të pakufizuara edhe përtej standardeve që vlejnë në vendet tjera demokratike për pakicat, si turqit, ashtu edhe minoritetet tjera që jetojnë në Kosovë, duhen të jenë më të matur me disa kërkesa të tyre politike, paraprakisht duke i peshuar mirë e mirë se mos vallë ato mund t’i irritojnë ndjenjat kolektive të popullit tjetër shumicë me të cilinë bashkëjetojnë në këto hapësira.

Kur jemi tek tekstet e historisë që aktualisht mësohen nëpër shkolla tona, në këtë kontest, desha të konstatoj se, sot, si në Kosovë, ashtu edhe në të gjitha trojet tjera shqiptare, nuk mund të gjendet asnjë intelektual i mirëfilltë i cili nuk mendon se në disa segmente mund të ketë ndikime ideologjike nga kohët e sistemeve moniste, dhe, se, aty-këtu, diçka duhet reviduar në këtë drejtim. Por, parimisht, të gjitha ata janë të mendimit se, këtë punë, pa kurrfarë pompoziteti të madh politik dhe diplomatik në opinion, duhet ta bëjnë ekspertët tanë historian.

 

Përçarjet në partinë e Mahir Jagxhillar-it

 

Te ne shqiptarët shumicë, po se po, por një dukuri e ekzistimit të disa subjekteve politike me programe të ngjashme nacionale, është e shprehur edhe tek partitë minoritare. Përveç kësaj specifike të prezencës sasiore (në numër) të tyre, në këtë drejtim, kemi edhe një karakteristike tjetër: me kohë brendapërbrenda tyre ndodh përçarja dhe ndarja në dy a më tepër rryma. Këto ndarje dhe fraksione në fjalë, zakonisht janë të nxitura nga liderizmi dhe interesat e ngushta të individëve dhe grupeve të caktuara, por ato shpesh ndodhin edhe si rrjedhojë e konfliktit mes gjeneratash. Gjegjësisht, fërkimit në mes të anëtarëve të vjetër që ende kultivojnë metoda dogmatike të veprimit (komuniste), dhe atyre të rinjve që insistojnë kah mënyrat më demokratike të qasjes ndaj realiteteve të reja të kohës.

Një përçarje e njëjtë kaherë ka ndodh edhe në partinë e Mahir Jagxhillarit, i cili ende ndikohet nga disa individ me karrierë politike të dyshimtë që nga koha e Millosheviqit, nga njëra anë, dhe rrymës së re të pakomprometuar, të cilën e përfaqëson, z. Orhan Lopar.

Në krahasim me Mahir Jagxhillarin, hipokrit, megaloman, dogmat dhe tanimë në tërësi politikisht të absorbuar, z. Orhan Lopari është një kuadro i ri i cili nuk ka kurrfarë bagazhi politik komprometues nga e kaluara, dhe si i tillë, kohën e fundit, po përkrahet me të madhe, si nga pjesëtarët e minoritetit të vetë turk, ashtu edhe nga miqtë e shumtë shqiptar dhe të tjerë në Prizren. Si shembull me këtë rast, patjetër duhet përmendur qëndrimin e tij të paradokohshëm tejet konstruktiv dhe parimor në Asamblenë Komunale të Prizrenit, rreth diskutimit për atë Aktgjykim “famoz” të GJKK për heqjen e logos së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga emblema komunale.

Andaj, mu për këtë shkak, lider me orientime të tilla politike nga radhët e minoritetit turk, gjithmonë duhet stimuluar dhe mbështetur pa rezervë edhe nga ana e politikanëve tanë shqiptar. E, jo sikur tashti bënë kryeministri ynë Hashim Thaçi, duke favorizuar me çdo kusht, z. Mahir Jagxhillar, autoritetit i të cilit moti ka rënë, veçanërisht në mes vetë turqve të vetë të cilët disa herë e kanë votuar largimin e tij.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora