E enjte, 25.04.2024, 06:33 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Çfarë është politikani!

E enjte, 15.09.2011, 07:19 PM


Çfarë është politikani!

 

Nga Faik Krasniqi

 

Një poezi gjermane e përshkruan kështu portretin e një politikani:

 

Ndryshe je, ndryshe trego

Ndryshe fol, ndryshe mendo

Gjithçka duro, gjithçka lëvdo.

Gjithkund shtiru, mos prish punën

Nga fryn era ktheje gunën.

Për mirë a keq u nënshtro

Gjithçka zbato, gjithçka trillo

Vetëm për vete shih përfito:

Të gjitha këto kush i bën dot

Politikan quhet sot

 

Politika është paria e një vendi, dhe paria normal i vë bazat e zhvillimit të vendit, përcakton rrugën më të shpejtë të zhvillimit sa më të hovshëm të vendit.Në sistemet demokratike është populli ai që ka frenat e politikës në dorë, prandaj një popull i edukuar dhe i vetdijshëm politikisht i jep votën atij intelektuali i cili sjell rrugën më të mirë e më të shpejt në zhvillimin sa më të hovshëm të vendit. Prandaj një politikan që të marr votat e popullit dhe të bëhet pari e vendit të tij duhet të dal me programe të qarta zhvillimore si dhe në mbrojtje të interesave të votuesve të tij, në mënyrë që të marr prapë votat në mandatin e dytë apo që të bëj karrierë politike apo më mirë të them të punoj që vendi që ai përfaqëson të jetë sa më i zhvilluar, që të jetë sa më kompetitiv në raport me vendet tjera.Edukimi sa më i lartë i masave të gjëra popullore është shumë i domosdoshëm në zhvillimin e shpejt të një vendi dhe prandaj sa më shumë shkolla të larta është më mirë për një vend.Në botë, Politika është mjet në duart e të pasurve për të arritur qellimet e tyre.Në Kosovë dhe Shqipëri (dhe vendet e tjera të botës së III)- Politika është mjet në duart e të varfërve për tu pasuruar.Ky dallim është rrënjësor.Politika, aq e urryer dhe e dashur njëkohësisht.Politika, ajo që ndan dhe bashkon, ajo që ndërton dhe shkatërron.Politika është me të vërtëtë shumë e mirë, por është për ata që dinë ta bëjnë .Politika është si femra që po të dojë ja ngre kokën burrit dhe familjes, por në duart e një femre të zgjuar .Tek ne duan të bëhen të gjithë politikanë pa patur arsimin e duhur dhe pa patur njohuritë e duhura .Në Kosovë, Shqipëri dhe në trojet e tjera shqiptare ajo personifikon të keqen, zhgënjimin, korrupsionin etj.Por a duhet të kenë besim shqiptarët tek politika? E bëj këtë pyetje pasi jam i ndërgjegjshëm që janë të shumtë ata që e kanë humbur dhe që kërkojnë alternativa të tjera.Kështu thuhet, apo është moda e tanishme. Por harrohet që ajo Alternativë duhet të jetë përbrenda politikës, pasi ndryshe nuk mund të quhet politikë apo jo?Çfarë mendoni për politikën shqiptare? A i përgjigjet nivelit të popullit, apo është e vërtetë shprehja: "Sipas vendit dhe Kuvendi?"Në rast se një vend nuk zhvillohet nga politika, atëherë nga duhet t'i vijë zhvillimi.A janë politikanët tanë përgjegjës për çfarë ka ndodhur dhe ndodh tek ne, apo është populli ai që  meriton ata që i ka zgjedhur për t'i drejtuar?Kur ne të kemi krijuar një klasë të mirëfilltë të pasurish, që konturet e veta i ka krijuar disi tek ne por do dhe pak kohë, atëherë mund të flasim për politikë të mirëfilltë në kuptimin e plotë të fjalës (dhe jo thjesht zhvatje).Deri atëherë le të fitojë më i forti.

 

P.S Për politikë të mirëfilltë shqiptare mund të përmendim kuvendin e fillimviteve 20' ku mund të thuash se në kuvend ishin tamam "kokat" e Shqipërisë Etnike si nga ana intelektuale ashtu dhe nga fuqia ekonomike.

 

(Autori është publicist nga Prishtina )



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora