Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Anthony Minghella (1954-2008)

| E enjte, 15.09.2011, 07:40 PM |


ANTONI MINGELA (1954 -2008)

 

Nga Halit Bogaj

 

U lind  në ishullin Vajt të Anglisë nga babai skotlandez me origjinë nga Italia e mesme e cila ishte shpërngulur nga Lidsi në Londër.

 

Kariera

 

Puna e tij e parë ishte produksioni Moubis the stripper i Gabriel Josipoviqit nga viti 1975, por kariera i stagnoi deri në vitin 1985 kur e vuri në skenë pjesën e vetë''Whale music''.Debynë regjisoriale e realizoi me veprat e Beketit''Loja''dhe''Ditët e lumtura''.Gjatë viteve tetëdhjeta punoi në televizion si skenarist i iserialit të dramës së fëmijve''Grange Hill'' për BBC.Ka punuar edhe në epizodat televizive të dramës detektive ''Inspektor Morsi''.Pjesa e tij nga viti 1986''Prodhimi në Bankok''ka arritur sukses të madh në Uest Endin londinez.Filmi i tij''Sinqertë, marrëzisht dhe fuqishëm'' nga viti 1990'' është nominuar si skenari më i mirë i adaptuar për filmin''I talentuari Zotëri Ripli''në vitin  2003.Në vitin 1996. e fitoi çmimin  Oscar për regjinë e filmit''Pacienti anglez''.Në vitin 2005. realizoi transmetimin e zgjedhjeve të Partisë Laburiste, në të cilin shohim Toni Blerin dhe Gordon Braunin duke punuar së bashku.."

Minghella realizoi debutimin e tij edhe në operën ''Madam  Butterfly''të Xhakomo Puçinit.

 

Në jetën private ishte i martuar me koreografen e Hong Kongut Karolin Shoa.Vëllau i tij/Dominiku/është gjithashtu skenarist kurse djali tij/Maksi/është aktor.

 

Minghella  ka vdekur në vitin 2008 në spitalin Charing Cross të Londrës, një javë pas operimit nga kanceri i fytit.. Ndërimet e fundit ia bënë disa aktorë dhe aktore të njohura si Xhudi Lou,Ralf Fines dhe Guinet Poltrou.Gjithashtu ngushëllimet e veta i shprehen edhe Gordon Braun, Xhon Beri,Sidni Pollak dhe Lord Putnam..

 

Antoni Mengela i realizoi këta filma:''Sinqerisht, marrëzisht dhe fuqishëm''/1990/,''Mr.Wonderfull/1993/,''Pacienti anglez''/1996/,''Mister Ripli i talentuar''/1999/,''Pley''/2000/,''Studengora''dhe''Hyrja me dhunë''/2006/.