E shtune, 20.04.2024, 03:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Prezantojmë krijuesit në diasporë - Xhevat Muqaku

E enjte, 15.09.2011, 07:29 PM


PREZENTOJMË KRIJUESIT    DIASPORË : XHEVAT  MUQAKU

MUNGESËN    E   LIRISË – SI  DHEMBJE  PËR  FATIN E  POPULLIT

 

Shkroi: Ramiz DËRMAKU

 

Poeti  i ri  Xhevat Muqaku, është një poet interesant i cili për herë të parë i paraqitet lexusit me një llojllojshmëri motivesh të ndryshme  ne të cilat dominon vargu me rimë, të një bote të mbrojtur me dinamikën optimiste të ditëve tona. Autori edhe pse me profesion është teknik i mjeksisë, atë e impresionon çdo gjë, që paraqet të bukurën, njerëzoren, altruizmin , humanizmin, duke e dashur, respektuar e nderuar njeriun dhe vendlindjen-Kosovën. Autori  ndien dhembje të madhe për fatin e popullit shqiptar të privuar nga liria,  për fatin e Kosovës, Kosovës Lindore, femrës në Kosovë e diasporë, shkollës plotësuese shqipe në mërgim, çështjes kombëtre dhe atdheurt. Armiku ynë shekullor gjatë tërë historisë sonë ushtroi dhunë , bëri presion, burgosi, dënoi dhe likuidoi shumë atdhetarë e intelektualë tanë. Ai me politikën e tij barbare i ndoqi këmba këmbës atdhetarët e intelektualët tanë sepse e dinte se ata ishin armiqët e tij.

Ditë  më parë përmes postës mora librin e poetit të ri Xhevat Muqaku, titulluar "Nuset e Erës". Ky libër ishte i ngjashur me preokupime nga e përgjithshmja deri tek e veçanta. Poeti i ri ndien dhembje të madhe për fatin e popullit shqiptar të privuar nga liria, për fatin e Kosovës, Kosovës Lindore,femrës  shqiptare,shkollës shqipe në diasporë, asimilimit, ai na  mira për dasmën, nusën, mbanë respektë të madhë ndaj familjes, punës, miqëve e shokëve. Sipas autorit, "dituria është mrekulli, ndersa "frymëmarrja është punë",puna është fat:  Armiku ynë shekullor gjatë tërë historisë sonë ushtroi dhunë , bëri presion, burgosi, dënoi, dhe likuidoi shumë atdhetarë e intelektualë tanë sepse ai e dinte se ata ishin armiqët e tij. Gjatë tërë historisë sonë, populli shqiptarë edhepse i ndjekur, i robëruar i rrahur, i burgosur, i dënuar dhe i vrarë nuk lejoi që të luhet me dinjitetin kombëtar. Pasi erdhi në pushtet regjimi kriminel serb,vuri në veprim tërë aparatin e vet të  dhunës (për ta realizuar memorandumin e Vaso Çubrilloviçit) ndaj popullit e intelektualëve shqiptar. Armiku serb i mobilizoi të gjitha mjetet  që kishte në dispozicion  për t'a shkatërruar  eliten intelektuale, sepse ata i spjegonin popullit për gjuhën, historinë, traditat, kulturën, dhe në anën tjetër e shtonin dashurinë guximin vendosmërinë për mbrojtjen e çështjes kombëtare-atdheut. Shumë intelektualë tanë duke e dashur çështjen kombëtare më tepër se jetën, u angazhuan maksimalishtë për edukimin, arsimimin, shtimin e dashurisë ndaj atdheut, si dhe informimin e opinionit ndërkombëtarë me gjendjen në të cilën jetonte populli shqiptar. Më tutje shtonë autori - poeti i ri; Atdhetarët e intelektualët tanë qe u vunë në shërbim të atdheut, për t'i shpëtuar ,dhunës, burgosjes, dënimeve drakonike, e me lot në sy u detyruan të largohen nga atdheu., por kurr nuk e harruan atë, Intelektualët tanë të cilët emigruan në diasporë, aktivitetin patriotik ndaj çështjes kombëtare kurrë nuk e ndërprenë, ata me guximin, vendosmërinë, e dashurinë e madhe që kishin ndaj çështjes kombëtare e atdheut nuk u ndalën kurrë. Intelektualët duke e ditur rëndësinë që ka shkrimi, shkruan edhe ato vite ,kur nuk ekzistonte lapsi,, folën e shkruan në kohën kur njeriu – shqiptar, dënohej për një fjalë goje. Amanetin e intelektualëve tanë me shumë mund e sakrifica po e realizojnë edhe gjeneratat e reja intelektuale në trojet etnike dhe diasporë. Në mesin e atyre penave  të njohura të Rilindjes sonë Kombëtare bashkëkohore shqiptare cekim disa prej tyre; Atdhetari, vizionari, e gjeniu i kombit z.  Baki Ymeri, Neki Lulaj, Shaip Beqiri, Naim Kelmendi, Beçë Cufaj, Engjëll Koliqi, Nurije Nuhiu, Xhevat Muqaku, Deshnim Hebibi , etj. Xhevat Muqaku, edhe më tepër do të motivohet të shkruaj kur shihte se si popujt tjerë që kanë lirinë se si jetojnë, e ndiente dhembje për popullin shqiptar i cili jetonte në robëri. Në momentet më vendimtare kur ai hudhej në mendime , kur digjej nga malli e mërzia, sikur gjente forcë që t'i shkruaj këto vargje.Poezia e Xhevat Muqakut, është e mbushur me plot preokupime të përgjithshme nga e veqanta. Ne shumë poezi të tij çështjen kombëtare e gjejmë mbi të gjitha. Mungesën e lirisë Xhevati, e ndjen si dhembje për fatin e popullit të tij. Ajo është e preokupuar me ndarjen e padrejtë që ju bë popullit shqiptarë nga të tjerët.  Poeti  i ri,  në librin " Nuset e Erës“ , tregon për dhembjen që ndien ndaj popullit, dhe merrë guximin ta shpreh realitetin në të cilin jeton populli shqipëtar. Ai na shkruan edhe për dasmën shqiptare, për ritet tjera të  dasmës, ai na shkruan edhe për gëzimin, këngën, dhe i revoltuar për mungesën e lirisë ai shkruan: për ëndërren e mërgimtarit, tunelet, mollët e arta, Meditim, dorëheqja, Skulpturë, përjetime, Largë-afër, Lamtumirë mësues, Motrës mësuese, e shumë e shumë tema tjeraa të cilat e mundojnë mërgimtarin në diasporë. Poeti Xhevat Muqaku si duket edhe pse jeton në mërgim, ai na shkruan edhe për dashurinë ndaj familjes, motrës, vëllaut, dasmës etj.  Citojë:

Të skuqur në Parajsë

Lotojnë ditë e natë

Gjumi nuk i provokon

Durojnë presin gjatë.

 Pra po ti analizosh këto vargje do bindesh se poeti i ri ,Xhevat Muqaku, shumë shpejtë do të bëhet emër i njohur në poezinë tonë shqiptare. Nga këto vargje shohim se poeti i ri,  Xhervat Muqaku, dikur ishte i  rrembyer nga kthetrat e dashurisë. Dashuria tek ky poet është kuptim i gjërë dhe i përgjithshëm dhe i veqantë, publike dhe intime, e largët dhe e afërt, në disa raste ai ndien një urrejtje, por prap triumfon dashuria ndaj familjes, arsimit, çështjes kombëtare -, atdheut dhe jetës. Ajo që duhet ceket është se Xhevati është në mesin e poeteve të parë të këtyre  viteve në disporë. Ne po e përfundojmë këtë shkrim me shpresë se ky poet do ta vazhdon rrugën që ka nisur edhe ne të ardhmen

 

Punuar me 6.9.2011

Weingarten-Gjermani



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora