E merkure, 24.04.2024, 11:29 PM (GMT+1)

Mendime

Gjekë Marinaj: Kryeministrit të Kosovës z. Hashim THAÇI

E diele, 17.02.2008, 01:39 PM


Kryeministrit të Kosovës z. Hashim THAÇI

I nderuar z. THAÇI,
Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, dhe në emrin tim personal, ju urojmë nga zemra Gëzuar 17 Shkurtin (2008), Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Në jemi të ndërgjegjshëm se Pavarësia e Kosovës është fituar me kohe. Provat për ketë janë dheu i zbutur nga gjaku dhe i trazuar nga eshtrat e kosovareve që dhanë jetën për ta fituar atë.
Gjithashtu jemi të ndërgjegjshëm se Kosova nuk ka asgjë tjetër për të shpallur, përvese caktimit të datës së sotme, si data e pavarësise se saj. Është bota ajo që ka shumë për të shpallur para nesh. Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Bota do të thotë njohja e Pavarësisë se vetë botës nga idetë e gabuara se një popull duhet të humbë në luftë gjysmën e tij që gjysma tjetër ta jetojë vetëvendosjen.
Sot i gjithë njerëzimi e di se Pavarësia e Kosovës nuk do të ketë kurrë më kthim mbrapa, sepse asnjë nga ata që e fituan atë me vdekjen e tyre nuk mund të kthehen më në jetë. Ndaj Pavarësinë e Kosovës e pritëm si një fenomen shumë të vonuar, por me tepër si një fenomen absolutisht të mezi-pritur.
Amerika dhe Bashkimi Evropian meritojnë mirënjohjet tona më të thella për mbështetjen e tyre ndaj nesh, ndaj një populli liridashës dhe deri në fund paqësor, siç është populli shqiptar i Kosovës. Jo vetëm ata, por e gjithë bota do e kuptojnë se një Kosovë e Pavarur dhe Sovrane do të jetë një gur tepër i rëndësishëm në themelet e paqes dhe stabilitetit jo vetëm të Ballkanit, por edhe të gjithë botës.    
Edhe një herë Gëzuar 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Sinqerisht,
Gjekë Marinaj,
President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

The Society of Albanian-American Writers P.O. Box 833213 Richardson, TX 75083 972 669 2561 Albanianliterature.org



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora