E marte, 23.04.2024, 10:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Petraq Kote: Letërsia Fierake

E merkure, 14.09.2011, 06:59 PM


Adriatic IPA

Archeo’s

NETËT APOLLONIANE – ‘11

Letërsia Fierake

Çelje e festivalit poetik “ Apolloni – 2011 “

Nga Petraq KOTE

Fillesat e letërsisë fierake shfaqen në mesjetën  e vonë. Ajo nuk është letërsi formuese ( e letërsisë shqiptare ). Fatkeqësisht themeluesi i saj është Nezim Frakulla ( 1680-1760 ) i njohur si Nezim Berati ose Ibrahim Nezimi. Lindi në Frakull të Fierit dhe studjoi në Stamboll. Ishte i pari që krijoi DIVANIN në shqip me 110 vjersha.  I përket rrymës së bejtexhinjve. Asaj letërsie që u gatua në kalendat e Kulturës Osmane për  të shkatërruar letërsinë shqiptare të pesë B-ve të mëdha e cila ishte letërsia e vërtetë europerëndimore dhe përfaqësuese e denj e   letërsisë  së Krishterë, për të shfytyruar strukturën leksikore të shqipes, duke e bombarduar rëndë atë me fjalë të leksikut osman. Jo më kot gjeniu ynë i letrave bashkëkohore por edhe soc -realiste Kadare, i klasifikon  turpërisht  bejtexhinjtë shqiptarë.

Pasuesi i menjëhershëm i letërsisë fierake është  arbëreshi me origjinë nga Varibopi i Fierit  At Jul Variboba(1727  - 1788). Arbëresh nga Mbuzati (San Giorgio Albanese) i Kalabrisë. Ishte rektor i Seminarit arbëresh të Shën-Benediktit në Ullano dhe aty në vitin 1762 botoi veprën "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër"- një vepër e hartuar me synim artistik, që nga studiuesit llogaritet si kalimi nga poezia e llojeve të shkurta në poemën e gjatë, gjë që s'ishte parë deri në atë kohë ndër shkrimtarët shqiptarë.

Letërsia e rilindjes nuk ka patur shkrimtarë në Fier dhe në se, pa identitet.

Soc – realizmin e përfaqësoj fuqishëm me krijimtaritë mirëfilltë letrare estetike ( prozë ) prozatori  Jakov Xoxa, ndërsa në studimistikë Nasho Jorgaqi.

Pas ’90 – ta,  letërsinë poetike fierake e gjeti në mediokritet të plotë. U deshën vite që   qeliza e lëndës së saj të ngjizej etikisht, estetikisht dhe forma të pikturohej e moderuar deri në përsosje, pa konjuktura, pa striktizmin klasik, pa korelacionin e një ngjyre, pa hiperbolizmin monopat, pa masivizmin naiv.

Ajo  shpëtoi  gjithçkaje të verbër, por mbi të gjitha, vrasjes nga vetëvetja. Gjatë soc-realizmit në Fier u burgos Aleksander Zaka një poet me të ardhme të shkëlqyer siç e ka thënë Dritëro Agolli, i cili pas burgut u gjet i vdekur në rrugët e Fierit pas një depresioni të plotë. U mbyt në Durrës poeti tjetër fierak, Aleksandër Tato. U burgos poeti Milto Milaj.

Fieri sot ka poetikë antologjike të shkallës së lartë. Përfaqësuesit më në zë të saj janë poetët Aleksandër Bardhi, Myslym Maska, Nuri Plaku, Zoi Dashi, Petraq Kote, Petrit Nika, Alfred Mehmeti, Aida Velo, Fran Ukcama, Vladimir Marku, Eleni Liçaj, Ylli Muçaraku, etj. Pjesa dërrmuese e tyre janë anëtarë të Akademisë Europiane të Artit, seksioni Shqip dhe të ftuarë të Kongreseve Botëror të Poetëve Laureatë.

Një brez tjetër poetësh estetikë më i ri, po ngjit dalëngadalë shkallët e panteonit poetik fierak.

Duke besuar vërtetësinë e kësaj thënie, ftoj që në kuadrin e:

Adriatic IPA

të çelim Festivalin poetik “ Apolloni – 2011 “



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora