E enjte, 25.04.2024, 06:36 PM (GMT+1)

Mendime

Kushtrim Kastrioti: Basescu takohet me Obamën, për të biseduar edhe për Kosovën

E marte, 13.09.2011, 07:57 PM


Traian Bãsescu (Imagine: Mediafax Foto)

Basescu takohet me Obamën, për të biseduar edhe për Kosovën

 

Nga Kushtrim Kastrioti

 

Të martën presidenti rumun shkon në Washington për një vizitë pune që përfaqëson një moment interesant në relacionet rumune-amerikane, ku do bëhet fjalë për interesat gjeostrategjike të botës, por edhe për probleme tjera “më pak të rëndësishme” (sipas radio Bukureshtit), një nga to duke qenë edhe Kosova (konform burimeve të Mediafax.ro). Një nga komentaorët (Nea Marin), parashtron pyetjen: “Ç’kërkon Basescu në SHBA? Mos po don t’ia reparojë çizmet Obamës? Ngase askush nuk e merr parasysh këtë njeri. Më mire të rinte në shtëpi dhe do të ekonomizonte paratë e vjedhura nga pensionerët.” Eminescu thekson në komentin e tij se “Intervenimi (rumun) i Gjykatës Internacionale të Drejtësisë në favor të Serbisë, mospjesëmarrja e Basescut në samitin e Varshavës për shkak të prezencës së presidentes së Kosovës, së bashku me qëndrimin proserb dhe prorus lidhur me pavarësinë e Kosovës, mund të ndikojë që administrata amerikane ta shpie në shëtitje (ta refuzojë) në të gjitha pikëshikimet. Jo presidenti i ka fajet për këtë qëndrim të verbët, por këshilltarët e tij, si dhe gazetarët me esencë komuniste që kanë kultivuar propaganda serbe në shtypin rumun. Nga ky koment është botuar vetëm gjysma, si pasojë e hapsirës tipografike.

        Edhepse mendon se duke mos e njohur Kosovën i mbron interesat nacionale të Rumanisë si pasojë e kërkesave hungareze për autonomi territioriale në zemër të Transilvanisë, Basescu konsiderohet si presidenti më i dobët në historinë e këtij vendi, ishkomandant flote ku mund të ketë krijuar miqësi  edhe me serbët e dehur të tij. Janë një serë faktesh që dëshmojnë se është aq cinik, aq i papjekur politikisht, aq i urryer nga rumunët që i mashtroi gjatë fushatës elektoroale se do të jetojnë më mirë, saqë mund të krijosh përshtypjen se do të përpiqet ta mashtrojë edhe presidentin amerikan, për t’i shpënë ujërat e turbullta në favor të Serbisë dhe në disfavor të Kosovës, duke i përsëritur të njëjtat mendime absurde dhe arrogante, gjoja se qenka shkelur e “drejta internacionale” lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, pa e ditur se amerikanët nuk do ta përfillin kurrë agjendën proserbe dhe proruse të Basescut për Kosovën, por atë proamerikane, proeuropiane dhe prokosovare.

       Shqiptarët që ende s’e kanë hedhur Serbinë në Tribunalin e Hagës për krime kundër njerëzimit, duhet ta dinë se populli rumun e admiron Kosovën dhe i admiron shqiptarët, dhe se analistë, madje edhe qeveritarë që s’guxojnë të dalin me emër e mbiemër se personalisht e njohin pavarësinë e Kosovës, nga frika se mund ta humbin postin që kanë. Gabimi është edhe i palës hungareze të këtij vendi që erdhi në Prishtinë me rastin e shaplljes së pavarësisë së Kosovës, jo për interesat tona, por për interesat e veta, duke krijuar alergji te pala politike rumune e cila zhvilloi dy debate parlamentare kundër pavarësisë së Kosovës (2007/2008). Njëri nga analistët e rinj është edhe Remus Cernea i cili thekson se “Rumania gabon rëndë lidhur me Kosovën”, për të mos përmendur edhe emra tjerë si Tiberius Puiu, Corneliu Zeana, Florian Bichir, Baki Ymeri etj., por këto janë pak, dhe me pak lule nuk del pranvera, ndërsa lulet e lirisë dhe mirëqenies rumune shkojnë duke u vyshkur si pasojë e varfërisë dhe korupcionit të një vendi të drejtuar nga ishkomunistët e Nikolla Çausheskut.

 

BOX

 

 http://www.mediafax.ro/politic/basescu-merge-in-sua-majoritatea-indiciilor

-vizitei-duc-la-o-intalnire-bilaterala-cu-obama-8726050/#comments



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora