Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


11 Shtatori, 2 islamistë djegin flamurin amerikan në Londër

| E hene, 12.09.2011, 07:19 PM |


Ndërsa në Londër viktimat britanike të 11 shtatorit, përkujtoheshin nga qindra persona, dy manifestues islamik të grupit Mysliman i kanë vënë flakën flamurit amerikan.

Ngjarja ka ndodhur përpara ambasadës amerikane, ku 2 islamistët kanë bërtitur me sloganin “Usa terroristë”, dhe kanë hedhur fjalë anti-amerikane. Dy manifestuesit islamikë janë arrestuar nga policia.

Ndërkaq, presidenti amerikan, Barak Obama dhe ish-presidenti, Xhorxh Bush, mbajtën një minutë heshtje në “Ground Zero”, ndërsa këmbanat e kishës ranë dy herë, pikërisht në momentin kur dhjetë vite më parë, Qendra Botërore e Tregtisë u godit nga një aeroplan. Obama lexoi një pasazh të Psalmit të 46-të të Biblës, para se familjarët nisën të lexojnë emrat e viktimave.

“Zoti është shpëtimi dhe fuqia jonë. Një ndihmë e prezente gjatë telasheve. Ndaj, ne nuk do të friksohemi, edhe nëse zhduket toka, edhe nëse kodrat barten në mesin e detit”, lexoi Obama. Anëtarët e familjeve të viktimave patën mundësinë të shohin sheshin e kompletuar memorial, i cili përbëhet nga dy pishina masive katrore të ujit që kanë për qëllim që të formojnë gjurmët e të dy kullave.

 

 

ORA