E shtune, 20.04.2024, 03:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Petraq J. Pali: Fjalë zemre për Dino Martikon?

E hene, 12.09.2011, 07:34 PM


Fjalë zemre për Dino Martikon?

 

Nga Petraq J. Pali

Gjivlashi@aol.com

 

Fjala e autorit "Shpirti i zjarrtë në orët e hijeve" i zotit Petraq J. PALI, në përurimin e po këtij libri mbajtur në fshatin Shën Vasi të rrethit të Sarandës në prezencë të gjithë fshatit dhe dhjetra të ftuarëve,  me dt. 14 Gusht 2011

Të dashur dhe të nderuar pjesëmarrës!

Shumë ju falenderoj për fjalët e mira që folët gjatë përurimit të librit tim, "Shpirti i zjarrtë në orët e hijeve", kushtuar jetës heroike të Dino Martikos, këtij bregasi të paepur nga ish diktatura që kaluam.

 

Unë nuk jam shenvasjot, por prapë jam i një gjaku me ju, se jam bregas nga Qeparoi.

Si i tillë, jam plotësisht i justifikuar për nismën dhe realizimin e kësaj Monografie me vlerë për një burrë të nderuar të Shën Vasilit e të gjithë Bregut.

Nderimi për Dino Martikon, vjen nga kontributi që ai ka dhënë për jetën dhe shoqërinë, ku dhe kur jetoi.

Ai, me thëniet dhe me heshtjen e tij, njëlloj i foli shoqërisë dhe kohës që kaloi. Ai dha mesazhin e një burri të zgjuar, të fortë e të pamposhtur para një makinerie të diktaturës komuniste.

Figura të tilla ngacmojnë sedrën e shkrimtarit për të hulumutuar në gjurmë të historisë e te bëmave të tij.

Them se nuk kam gabuar, them se mundimi s'më vajti dëm.

Gjithçka që është shkruar nuk ka qenë fort e dokumentuar, por ka qenë një shtrydheje e kujteses deri në pikën e fundit.

Bashkëpunimi me birin e tij, njëkohësisht mikun tim, shkrimtarin e talentuar z Robert Martiko, si edhe me studiuesin  e historisë së Bregut, shkrimtarin, "Mesuesin e Merituar" Minella Gjoni, po nga ky fshat, me shkrimtarin vlonjat Luan Cipi, mik i familjes Martiko, ndërkohë bashkëkohës i tij ose me dhjetra e dhjetra gra e burra që kanë njohur së gjalli Dinon, si nga fshati i tij i dashur ShënVasil ose nga Vlora, Saranda ku ai jetoi e punoi.

Për të mbledhur e studiuar për jetën e këtij heroi, më bëri të njoh nga afër fshatin Shën Vasil, këtë fshat që ka nxejrrë burra të rrallë si Dino Martiko.

Jeta e Dino Martikos që në lindje e deri sa dha shpirt, në burgjet e egra të diktaturës ishte dhe mbetet një frymëzim brezash!

Ai, i mëson brezat me jetën dhe qëndresën e tij prej heroi, si të duan vendllindjen, si të duan atdheun, si të përballojnë sfidat dhe vështirësitë e jetës, si të dalin nga vorbulla e hidhërimeve kur ato të zënë shpirtin e nuk të lënë të marrësh frymë.

Nga hulumutimet dhe kërkimet e mia me shpirt dhe përkushtim, për disa vjet, për këtë burrë të rrallë dhe shumë të veçantë, del se Dinua ka qenë në jetë një idealist dhe kurrë nuk bënte pazare me idealet e tij.

Ai e kuptoi komunizmin që në momentet e para, si bazë e shpëtimit të njerëzimit nga prangat e robërisë.

Kështu e diti dhe kështu e propagandoi.

Por kjo nuk zgjati shumë. Që në vitet e para të pasluftes, Ai u përball me të kundertat e atyre që i kishin thënë ose që i kishin ngulitur në mendje. Ai lindi dhe vdiq si shqiptar i rrallë.

A mund ta imagjinonte dot Dinua, që si luftetar, si koordinator politik i partisë, si Kryetar i frontit Nacional-Çlirimtar të Bregdetit të Poshtëm të përballej që në vitet e para të pasçlirimit me padrejtesitë dhe egërsinë e paparë të sistemit? Kurrë!

Sistemi që u ngrit, preu koka të ditura t kulturës dhe inteligjencies shqiptare, siç ishte më pas në rradhë edhe Dinua.

Me kujtohet një thënie e doktoreshës së burgut të Tiranës, në ditën e vdekjes apo më mirë të them, kur Dinua nga stërmundimet dhe nga torturat e tejzgjatura po jepte shpirt, me një kurajo të rrallë shprehet plot hidherim...."Ah moj bijë, po vdes dhe nuk e di pse më kanë dënuar?

Enigmë arrestimi, dhune diktature, fund tragjik i një njeriu të ditur dhe të rrallë të bregdetit. Në çdo qeli dhe në çdo hetuesi, Dino Martiko nuk u thye, ai, qëndroi si burre dhe kurrë nuk u bë vegël në duar të asja diktature që i morën shpirtin deri në gërhamën e fundit.

Me qëndrimin e tij heroik para këtyre torturave dhe dhunës fizike, u bë shkak që figura e tij të ngrihej në piedesatalin e madhështisë. Ai nuk pa gjë së gjalli veç luftë për jetën.

Por ja erdhi koha, erdhi koha, erdhi ajo kohë që brezat ta ngjisin në këtë piedestal të artë të lavdisë.

Dhe unë si mik i familjes Martiko, erdhi koha të paraqes me kënaqësi dhe me shpirt këtë libër në kujtim të Tij.

Brezat që do të vijnë do ta çmojnë dhe do respektojnë këtë martir që na nderon.

 

ShënVasi, 14 Gusht 2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora