E enjte, 28.03.2024, 05:17 PM (GMT)

Mendime

Selim Nëngurra: Ata mjeranë po rrejnë...

E hene, 12.09.2011, 07:03 PM


ATA MJERANË PO RREJNË.

PSE NUK U THUHET NË FYTYRË SE JANË SHPIUNË ANTISHQIPTARË?

 

Nga Selim Nëngurra

 

Përcolla këto ditët e fundit shumë debate, ngjarje, shkrime, reportazha të TV-ve,  etj., etj., dhe pothuej në asnjenen nga ato nuk pashë që dikush ta thonte troç ate që duhet thanë.

 

Vjen pyetja: Çka po u dashka të thuhet dhe pse të thuhet ?!

 

Jemi dëshmitarë të disa dukunive tinzare, të cilat, mbas çlirimit të Dardanisë, heshtazi po sikur krimbi i tejes që futet në mbrendësi të lisit, edhe disa njerëz me pamje të shëmtueme e me sy grabitçarë, porsi të hienave gjakpimëse, u futën nëpër shtëpitë dhe familjet e shumë qytetarëve, kryesisht shqiptarë të Shqipnisë (ma pak), të Dardanisë dhe tmerrsisht në trojet tona në Maqedoni.

 

Them tmerrsisht, sepse atje e gjetën terrenin e përshtatshëm dhe sot në ato troje ka fare pak shqiptarë të mirfilltë e të vërtetë. Turko-arabo-muslimanë, që flasin nji gjysem shqipe të perzieme me mishmashet turko-arabe, ka sa të duesh.

 

Shumë organizata joqeveritare të formueme në emën të bamirësisë për të ndihmue popullin e porsa dalë nga lufta të Dardanisë, financoheshin nga shtete arabe, apo thanë ma mirë, paraja për mbarëvajtjen e tyne shpërndahej përmes sherbimeve të ndryshme të intelegjencës të shteteve anmiq të kombit dhe shteteve shqiptare. Kam përshtypjen se kishte njerëz të tillë edhe në vetë administraten e UNMIK-ut, sepse heshtazi, por sigurtë, grupimet, që me petkun e bamirësve shpërndanin ndonji lek apo ndihma të tjera, në realitet banin pastrimin e trunit të njerëzve, kryesisht të atyne në hall, që nga lufta kishin dalë pa kulm mbi krye, pa asgja për të mujtë me ba jetë normale.

 

Nga dita në javë, nga java në muej dhe nga muejt në vite trojet dhe hapsinat shqiptare u mbushen me xhamija, dhe rruget e qyteteve tona u mbushen me mjekrroshë të shemtuem, me gra të mbulueme. Asht e pafalëshme dhe mallkimi i kombit do t’i gjejë per jetë të jetëve të gjitha institucionet e kultures dhe shkences shqiptare, të cilave nuk iu ndie zani per t’i dalë në mbrojtje Atdheut dhe kultures shqiptare, per t’i dalë para popullit dhe ta drejtojë ate në rrugen e duhun, e jo ta linin në mëshiren e fanatikëve fetarë, të cilët në realitet nuk janë asgja tjeter, pos SPIUNA ANTISHQIPTARË.

 

Këta spiuna, porsi dosa ia filluen ta rritnin lindshmëninë e tyne dhe tash njerëz të tillë, si hijena gjakpimëse, i kemi në rrugë, i kemi në familje, i kemi në lagje, i kemi në fshat e qytete. Me ndihma të OJQ-ve antishqiptare arabo - turko – serbe, padyshim se u formue edhe nji subjekt politik (sa per sy e faqe prezantohet si i tillë), Partia e Drejtësisë, e cila në fillim kishte lider nji ish epror të ish APJ-së (armata popullore të Jugosllavisë), nji ish epror të dështuem në profesion, dhe dihet se njerëzit që deshtojnë në karierë nuk e kanë fort per zor të dalin kodosha. Edhe kodoshi Fuad Ramiqi formoi PD-në e tij si subjekt politik, por kryekput me program fetar ekstrem islamist dhe antishqiptar. Nuk ka randësi pse, por mbas nji kohe vendin e efendi drugarit Ramiqi e zen nji mjekrrosh pedant i shkolluem në shkencat psikologjike-psikiatrike, të cilin dueti Hashim Thaqi - Behxhet Pacolli e avancuen në postin e ministrit të shendetësisë. Pra ishte ky Ferid Agani, nji njeri perfid, nji islamofil i tmerrshem, i cili asht vetem nji nga figurat tragjike të njerëzve me shpirt të prishun, që shkatrrojnë Atdhe dhe komb, tue perkrahë kulturën e pushtuesëve të dikurshëm pesëshekullorë dhe tue perkrahë aspiratat ekspansioniste serbo sllavo - greke. Ferid Agani asht vetem njeni nga ata njerëz, që tue ngranë buken e Dardanisë, tue thithë ajrin e kësaj toke, u shkollue deri në titullin akademik dhe tash kur Atdheu ia ka nevojen, ai (dhe shumë të tjerë) u sherbejnë politikave antishqiptare.

 

Kjo parti, e nxitun nga punëdhanësit e saj, bani kërkesë që Parlamenti i Dardanisë të shqyrtonte dhe votonte futjen e mësimit fetar  në shkolla dhe përdorimin e lirë të mbulesave të vajzave e nxanëseve në shkolla.

Kush e ka pa atë seancë të Parlamentit, ka pa se asht zhvillue nji debat i nxehtë, ku nuk munguen as ofendime e kercnime. Kur nuk u pranue kerkesa e PD-istve të Ramiqit e Aganit, kercnimin ma banal, por shumë serioz, e bani vetë kryeshefi i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Ternava.

 

Si qytetar i zakonshem mendoj se per nji shtet juridik, per nji shtet normal, ku sundon rendi dhe ligji, kercnimi që bani per Parlamentin dhe deputetet e tij efendi Naim Ternava do të mjaftonte që ai të arrestohej dhe të ftohej në hetuesi.

Tek e fundit ka me mija prova se islamistët i realizojnë kercënimet e veta, pse mos ta besojmë se mund të bajë realitet kercënimin edhe njeriu ma i kobshëm, që ka shkelë token e Dardanisë në keto 100 vitet e fundit, efendi Naim Ternava.

 

Atëherë, pse mos ta arrestojë policia?! Por jo. Kjo nuk mund as nuk ban të ndodhë, nuk mund të ndodhë se ata që sot kanë pushtetin në Dardani, ata i kanë premtue se do t’i realizojnë të gjitha kerkesat e tyne islamucëve nëse dalin dhe u japin votat. Jemi deshmitarë se si e tha këtë publikisht në kercënimet dhe krakatjet e tij të kobshme shqipfolsi me pamje beduini afro-aziat Fuad Ramiqi në sheshin e Prishtines kur kishte mbledhë të premten e kalueme nji grup magjypesh mjekercjep dhe shkarraviteshin si gomaret kur kruejnë shpinen neper pluhunin e trotuareve të rrugve të kryeqendres. Prandaj, kur degjon njeriu se çka tha Ramiq magjypi, si ta marrë serioz dhe t’i thotë aferim debatit të Hashim Thaqit kur tha: "Di se në Parlament ka deputet që janë zgjedhë me voten e popullit dhe i thrras ata të flasin si deputë të popullit e jo si hoxhallarë"... Në këtë pat reague haxhi baba Lutfi Haziri dhe i tha Thaqit se ai po ofendon. Nuk do t’i shqyrtoj të gjitha ato që u folen aty, por unë i pergëzoj të gjithë ata deputë që votuen kunder kerkesave të kobshme të magjypve shqipfolësa, ashtu sikurse i mallkoj dhe lus Zotin t’i mallkojë e denojë ata mjeranë, që votuen pro këtyne kerkesave. Personalisht u befasova me disa nga ata mjeranë që votuen PRO futjes së mesimit fetar (kupto,  nasihat islam) dhe barjtes së mbulesave per nxanëset në shkolla e këta janë Ali Sadria, Safete Hadergjonaj, Arsim Bajrami, Arben Gashi dhe mbi të gjithë mjerani, mistreci, turpi i rranjeve të të parve të tij, Ukë Rugova.

 

Nuk kuptoj si ka mundësi të jetë njeriu profesor universitar, të ketë kenë edhe Rektor i Universitetit, dhe të  ketë shpirt fetar, me çka del kunder shkences, të ciles ia ka kushtue nji jetë kohë e mund me u profesionalizue, rastet Arsim Bajrami, Ali Sadria, Arben Gashi e Safete Hadërgjonaj. Ndersa Ukë Rugova meriton nji "AFERIM"  me shkronja të mëdhaja. Baba i tij i shejtë, Baba i Shtetit dhe mvetësisë së Dardanisë, ndertoi Katedralen, per t’i tregue rrugen kombit shqiptar se ku duhet të shkojë, ndersa i biri do të kunderten e kësaj. Ku ka ma turp, ku ka ma fatkeqësi. Nga skifteri vertetë po lindka edhe beterri

 

Nuk janë vetem këta, sepse ka edhe të tjerë me tituj akademikë, që flasin shqip, e në mes orëve mesimore në sallat universitare, i nderpresin ligjeratat dhe ngritin vithet per t’i ba respekt  allahut dhe pejgamer arabit Muhamed. Nuk po i permend me emna se ata dihen, ama unë çuditem pse ata njerëz jetojnë në Dardani, pse nuk shkojnë në ndonji shtet arab, apo në Turqi, per të cilat u rrah zemra.

 

Çuditem se si ka mundësi që Shefqet Krasniqi, njeriu ma i keq edhe se Hitleri dikur, njeriu majmun, që ka edhe kallxim penal kunder tij, të dalë në sheshin e Prishtines dhe të kercënojë e të zgervallet si i çmendun. Si nuk arrestohet Shefqet Krasniqi , ky njeri me aspak njerëzi, ky antishqiptar, antievropian, anticivilizim dhe antihuman?!

 

Mbramë në emisionin e RTK-së “Jeta në Kosovë” pashë me vemendje nji debat. Aty pashë edhe nji ftyrë majmuno-magjup me mbiemën (fatkeqësisht, se asht fis i madh ky ) Kelmendi, i cili mori leksion të mirfilltë nga analisti e studjuesi i madh, z. Halil Matoshi, nga Profesoret Ismail Hasani dhe Blerim Latifi, sidhe nga zonja Teuta Sahatqija.

 

Unë, per ta arsyetue titullin po shtjelloj këtu nji fakt, fakt të cilin islamistet e trojeve tona, tue fillue nga Naim Ternava, Sabri Bajgora, Shefqet Krasniqi, nga ish oficeri i APJ-së Fuad Ramiq, Ferid Agani, Milazim Krasniqi etj etj islamistë, që flasin shqip, pandërpremje e trumpetojnë, sado që asht rrenë e kullueme. Ata perseritin në refren panda si fëmija kur meson të flasë, "PO DUEM EVROPË, EDHE NA DUEM SI EUROPA TA KEMI MESIMIN FETAR NË SHKOLLA "....

 

Unë them me plot pergjegjësi se ne¨asnji shtet të Europes nuk ka mesim fetar në shkolla, ka landë që mesuesi spjegon për fetë dhe historitë fetare, per të gjitha fetë pa dallim dhe veç kësaj, ato ligjerata i jep mësuesi i zakonshem, e jo prifti. Në asnji shtet femijet në shkolla nuk ushtrohen as nuk mesohen se si duhet ba kryq as se si duhet lidh namaz e me marr avdes. U spjegohet per këto rite apo forma të lutjeve, por jo nga prifti apo kleriku.

 

Pra, po çuditem se si jemi aq të cektë dhe deri sot askush nuk po u thotë këtyne magjupëve se PO RREJNË,  askush nuk po u thotë këtyne njerëzve të ligj e të rrezikshem per shtetin dhe kombin shqiptar, se ata prap po RREJNË , po rrejnë, se ata nuk janë  FETAR ISLAM, POR THJESHTË JANË SPIUNA DHE TRADHTARË TË KOMBIT SHQIPTAR, janë të tillë sepse ata cenojnë kushtetutshmeninë dhe vlerat etnike, kulturore e shtetnore të popullit ma të vjeter në Europë, popullit shqiptar. Dihet ku e kanë vendin tradhtaret e kombit dhe spiunat e shtetit. Pse nuk ndodhë kjo edhe në shtetet shqiptare?!



(Vota: 47 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora