E marte, 16.04.2024, 06:39 AM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës regjistrimin e popullsisë ta bëjnë ndaras

E hene, 12.09.2011, 07:59 PM


Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës regjistrimin e popullsisë ta bëjnë ndaras

 

Shkruan: Refik HASANI

 

Ne shqiptarët nga këto tri komuna të mbajmë regjistrimin e popullatës ndaras prej ati qendror pas një periudhe gjashtë mujore , por  jo në të  njëjtën kohë kur mbahen edhe në pjesët tjera , për arsyen  e vetme se nuk jan bërë kurrfarë pregaditje dhe nuk janë plotësuar as edhe kushtet elementare për ne si shqiptarë etnikë në këtë pjesë të serbisë . Kemi më shumë arsye për mos pjesëmarrje në regjistrim  pasi nuk ka patur kurrfarë parapregaditje për ne shqiptarët  . Është ndihmes pasi u pranua pas luftës së armatosur që procese ndaras prej ati qendror për herë të parë e përkrahën dhe u mbështetën edhe nga faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë  .  Identitet për tu vequar si territor  edhe në aspektin ndërkombëtarë është pasi me referendum në vija etnike është dalluar ky territor më 1 e 2 mars 1992 ,është  bërë lufta e armatosur , ka një marrëveshje të Konçulit të pranuar dhe njohur ndërkombëtarisht atëher me një  fjalë ky territor ka krijuar një identitet të vetin  që duhet  ta mbaj dhe ushqej edhe me tej .  Ne shqiptarët nga këto tri komuna si të pranojm të marrin pjesë në këtë regjistrim të popullsisë , pasurisë dhe banesave kur ende Beogradi nuk ka bërë asgjë në të mirë të neve shqiptarëve për plotësimin e të dretjave të njeriut dhe atij kolektivë  . Ende edhe më shumë se një dekad nuk kemi  asnjë element plusë që na bënë të bindemi , prandaj me  këtë regjistrim do të legjitimohen   :

-           Shifrat jo të sakta  , statistikën dhe numrin e banorëve shqiptar në këto tri Komuna ,

-           Do ta përgjysmojn numrin e neve shqiptarëve jo vetëm në Komunat me shumicë shqiptare si  Medvegja , Bujanoci  dhe Presheva , por edhe  nëpër qytete tjera si Nishi , Beogradi , Leskoci , Vranja , Kurshumlia , etj 

-           Beogradi do të përfitoj më së shumti nëse dalim në regjistrim të popullsisë ,

-           Ne shqiptarët si të pranojm të marrim pjesë me regjistrues dhe kontrollor serbë  . 

Qeveria e serbisë sillet me avazin e vjetër duke i injoruar , selektuar aplikuesit shqiptarë për regjistrim të popullsisë  . Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për nga shtrirja gjeografike e përbëjnë një Krahinë që ka mbetur ende padrejtësisht nënë admnistrimin e serbisë  prandaj ne duhet të kërkojm që ky rgjistrim  të mbahet ndaras nga ai që ka proklamuar Beogradi .Kështu u ndan edhe zgjedhjet për pushtetin lokal që u mbajtën  për herë të par pas përfundimit të luftës së aramatosur që bëri UÇPMB-ja kundër diskriminimit të qeverisë qendrore dhe aparatit të tij shtetëror represiv  . I kujtojm opinionit  të gjërë publikë që vetë jemi ballfaquar me pengesa nga më të ndryshme për bartje të pronës sepse jan vendosur kushte shumë të rënda për tu pajisur , plotësuar , ripërtrirë  dhe vazhdua dokumentat e udhëtimit që zbatohet në mënyr më rigoroze për ne të gjithë shqiptarët si nënështetas të saj  . Beogradi nuk mundë të jetë përjashtim i rregullave për përfitimin e nënshtetësisë dhe ruajtjesë për ne  , që  :

-           Jemi lindur në në këtë shtet dhe

-           Kemi prona dhe pasuri të patundshme . 

Si të marrim pjesë në këtë regjistrim kur ne banorët nga  tri komunat e cekuara më lartë  ende kemi  droj të madhe nga pasiguria , kemi një zbrazje të heshtur , nga inskenimet e ndjekjet e vazhdueshme për shkak të dhunës , burgosjeve politike që ushtron vazhdimisht Beogradi, bisedat e shumta nëpër satacione të policisë  dhe lëshohen  trojet e tona  . Si të pranojm të japim të dhëna për vetën ton kur nuk e dimë dhe nuk kemi besim se si të përpunohen dhe nuk shenohen fare . Kemi një përvoj tepër të hidhur , pasi .

-           Morrëm pjesë në zgjedhjet për parlament nacional të Serbisë dhe   kemi vetëm një deputet  shqiptarë  ,

-           Funksionon Trupi   Koordinues , si projekt i qeverisë së Beogradit për tri komunat  ,

-           Këshilli Nacional është themluar   , jan mbajtur zgjedhjet  vitin e kaluar  ku funksionon , por të lë shumë  për të dëshiruar  me efektet  jo të mira   në terren   ,

-           Respektimin e të drejtave të përdorimit të gjuhës në admnistratë lokale ,

-           Përfaqësim jo adekuat  nëpër të gjitha  nivelet e  administratës lokale dhe qendrore , 

-           Mungesa e Investimeve dhe prapambetja së madhe  në zhvillim ,

-           Mos respektimi  demilitarizimit , mos repsketimi i përfaqësimit në policisë të zingjirit komandues  .  

E në veqanti gjatë luftës së armatosur në Kosovë filluan dhuna e shfrenuar kundër neve shqiptarëve në këtë Krahinë , sepse po mbështesnim luftën në  Kosovës . Pastaj me rastin e tërhjeqjes të gjithë ato forca u vendosën paramilitarë dhe të tjerë vrastar  u stacionuan në këtë Krahinë , nëpër lokalitete dhe zona të banuara me popullatë shumicë shqiptare . Pushteti agresiv i serbisë në vend që të luftoj në front me UÇPMB-në hakmerret kundër civilve të pafajshëm sidomos në disa zona të ndieshme si në Komunën e Medvegjës , Karadakë të Preshevës dhe Malësin e Bujanocit . Këto tri Komuna lirisht mundë të themi se janë  shëndrruar në poligone të vërteta ushtarake ku baza ushtarake e Cepotinit , ka shtatë  kilometra afër qytetit të Bujanocit  . Ne banorët e ksaj Krahinës shqiptare që kemi  mbetur padrejtësisht ende nën admnistrimin e serbisëv  u zhvendosëm ,  u dëbuam dhunshëm  . Republika e serbisë edhe pas këtyre viteve nuk dëshiron as edhe ta pranoj që në Kosovë , Maqedoni dhe vende të tjera , kemi të zhvendosur që janë jo vetemë nga kta tri Komuna e cekura , por edhe nga qytete të tjera të serbisë . Duhet të ketë një dinamizëm për kthimin e të zhvendosurve për t’ju krijuar kushte për kthim të gjithë atyre që dëshirojn të khehen në trojet e tyre . Deri më tani nuk ka treguar kurrfarë shenje të vullneti të mirë që dëshiron ti kthej të zhvendosurit përkundrazi me çdo kushtë është munduar ti pengoj direkt apo indirekt në forma nga më të ndryshme ashtu si di vetë ajo  .Serbia deri më tani nuk ka patur asnjë ofertë për të zhvendosurit nga Krahina shqiptare , asnjë  shtëpi nuk është ndërtuar  për të zhvendosurit shqiptarë  . Beogradi  duhet të na bëjë  ofertë për kthim  , në këtë rastë të na afroj edhe kushtë përë realizimin e projektit përë regjistrim ndaras    . Të ndaj mjete nga buxheti i vetë  për regjistrim , për investim në këtë rajon  , për integrim të banorëve të zhvendosur shqiptarë , për plotësimin e kushteve , të drejtave dhe standardeve evropiane .  Serbia duhet të pengohet të integrohet në Eurozonë  nëse nuk na plotëson të drejtat individuale dhe kolektive , lirit e plota të gjuhës , shkollimit të lartë dhe superior . Për kthimin e neve qytetarëve duhet tw na  krijoj kushte për jetë normale . Në Kosovë për serbët lokal kemi shumë oferta joshëse , për të gjithë ato që dëshirojn të kthehen edhe ate nga qeveria e Kosovës , ajo Serbisë dhe donator të huaj . Kurse për shqiptarët e Krahinës së mbetur nën serbi askush nuk është interesuar sikur ato banorë të jen të askuj , të mos i përkasin asnjë shteti ! .

Ne  shqiptarët më shumë se çdo popullatë  kemi nevoj të regjistrohemi , por me kusht  , që

-           Të bëhet regjistrimi i ndaras nga ai që e ka shpallur Beogradi  , pra i veqantë ,  i mbykqyrur nga admnistrues   , kontrollues dhe minitorues në bazë të popullatës   .

-           Regjistrues të jen shqiptarë , ndërkombëtarë dhe Serbë , 

-           Përpunimi i të dhënave finalë para se të publikohen të jenë të nënshkruar nga tri palët .

-           Formularët e regjistrimit të jenë edhe gjuhën shqipe  ,

-           Që çdo deklarim i pasurisë së qytetarit shqiptarë të bartet si e dhën e saktë dhe të publikohet . 

-           Shqiptarët të lindur  nga kjo krahinë  kudo që jan , banojn e veprojn përkohësisht  duke përfshi edhe nëpër shtete të botës t’u njihet e drejta e regjistrimit pa kurrfarë kufizimi .

-           Të regjistrohet të gjithë  shqiptarët e zhvendosur jo vetëm në Komunat  Medvegja , Bujanoci  dhe Presheva , por edhe  nëpër qytete tjera si Nishi , Beogradi , Leskoci , Vranja Kurshumlia dhe që jan vendosur përkohësisht në Kosovë , Maqedoni dhe vende tjera . 

 

05.09.2011 

 

Autori është Prof. Ekonomisë , publicist i pavarur nga Krahina shqiptarë e mbetur padrejtësisht  nënë admnistrimin e serbisë , E-majl adresa  : refikhasani@hotmail.com .

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora