E enjte, 25.04.2024, 09:08 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Brejtja e ndërgjegjes

E hene, 12.09.2011, 07:59 PM


Brejtja e ndërgjegjes

 

Nga Reshat Kripa

 

Zilja vazhdonte të binte.  Fatosi  hapi  portën  dhe para saj pa Luanin.

- Urdhëroni brenda! – i tha duke i treguar drejtimin e dhomes së pritjes.

- Falemnderit, - u përgjigj ai. – Kam ardhur t’ju ftoj të shkojmë të pimë diku një kafe. Dua të bisedoj diçka.

Fatosi e vështroi i habitur. Kjo ftesë e papritur e futi në mendime. Çfarë halli kishte?  Për  një  çast qëndroi në mëdyshje, por shpejt e mblodhi veten.  Duhej patjetër që t’i kthente një përgjigje.

- Nuk do të ishte më mirë që të bisedonim këtu? –  i tha.

- Do të doja të bisedonim për një çështje të rëndësishme në një ambjent  më të veçantë. –  ishte përgjigja e shokut të tij.

U nisën. Luani mori drejtimin rreth një bari që ndodhej në godinën e atij që dikur quhej “Hotel Turizmi”. U futën në një dhomë të veçantë. Fatosi kishte dëgjuar se dikur në këto dhoma rekrutoheshin agjentët  e sigurimit të shtetit komunist.

U ulën në kolltuqet e rehatshëm që ishin rreth një tavoline në mes të dhomës. Nuk kishin kaluar as dy minuta kur erdhi kamarierja, një vajzë e re, e bukur si  pranvera.

- Ç’urdhëroni  zotërinj? – pyeti ajo.

- Dy dopio konjak, - porositi Luani.

- Nuk janë pak si tepër? – ndërhyri  Fatosi.

- Sot dua të dehem, - ishte përgjigja e  shkurtër  e porositësit.

Fatosi nuk foli. Kamarierja doli dhe pas  pak u kthye me gotat e konjakut, shoqëruar me një kupë  me kikirika.

Themelimi i shoqatës ishte fillimi i bisedës së tyre. Flisnin për rëndësinë e krijimit të saj, në këto çaste vendimtare kur komunistët ishin ende në udheheqje të shtetit. Flisnin për mënyrën se si duhej organizuar ajo dhe kush duhej të ishte piksynimi i saj. Të dy ishin në një mendje që ajo duhej të ishte zëdhënëse e  çështjes kombëtare shqiptare, për të cilën propaganda komuniste, për gati pesëdhjetë vjet, kishte hedhur male me baltë.           Biseda vazhdonte duke shfaqur  secili  mendimet e veta. Papritur Fatosi  pyeti:

- Përse qëndron i vetmuar? Çfarë të mundon?

Luani heshti. Një psherëtimë doli nga gjoksi i tij. Fatosi rrinte në pritje të përgjigjes.

- Plagë zemre, - u përgjigj më në fund.

Fatosi kuptoi që miku i tij fshihte diçka. Patjetër që duhej të ishte diçka mjaft e rëndë, të cilën ai nuk guxonte ta shprehte.

- Loni, - iu drejtua mikut të tij, - tregomë! Çfarë të mundon? Fol dhe do të shohësh se do të lehtësohesh.

- Të flas? Por, a mundet të  tregohet  dobësia  e karakterit?

- Patjetër.

Fjalët e mikut e  ngrohën  Luanin.

- A e di pse të solla në këtë dhomë? –  foli. – Pikërisht këtu filloi tragjedia ime.

Filloi të fliste. Në fillim pak i drojtur dhe me një zë që mezi dëgjohej. Me kalimin e kohës sikur u çlirua nga ankthi dhe fjalët shqiptoheshin më rrjedhshëm. Çuditërisht, kur përfundoi, e ndjente veten krejt të çliruar. Kishte hequr nga zemra një brengë të madhe.

 

Luani  rridhte nga një familje që  gjatë  periudhës    luftës  nuk  qe  përzierë  me

asnjë krah. Kishte vështruar punën e saj. I ati kishte qenë një nëpunës i zakonshëm në kadastrën e qytetit. Kishte lindur në vitin e fundit të luftës. Ishte djalë i vetëm. Zoti nuk u kishte falur prindërve  fëmijë të tjerë.

Pas lufte  i  ati  kish  vazhduar     njëjtën  punë, ndërsa e ëma mësuese filloreje. Biografinë ua prishte një kushëri i largët i babajt, pjestar i çetave nacionaliste që, me mbarimin e luftës, ishte arratisur si shumë të tjerë. Kjo gjë bënte që peshorja, kur vinte puna për ndonjë vlerësim, të anonte nga i arratisuri. Megjithse rridhte nga një familje fisnike, që nuk i ishte dëgjuar zëri ndonjëherë për keq, ata  shikoheshin pak shtrembër nga qeveritarët dhe kjo vetëm për faj të atij kushëririt.

Me gjithë këto i ati, bëri  si  bëri,  duke  ndërhyrë sa te njeri aq dhe te tjetri, mundi t’i nxirrte të drejtën e studimit për në universitet,  ne  degën  letërsi.

Para Luanit ishin hapur rrugë të reja. Ishte një nga   studentët       shkëlqyer    fakultetit,  një  as  i vërtetë që i kishte mbaruarstudimet me  rezultatet  të larta. Bënte pjesë në dy apo tre studentët më   mirë  të universitetit dhe kishte të drejtë të krenohej.

Mendonte se do të emërohej në ndonjë vend me rëndësi në kryeqytet. Ndoshta mund ta mbanin edhe në universitet si pedagog. Këtë mendim ia kishin shprehur edhe nja dy pedagogë që ia njihnin aftësitë. E ëndërronte veten ndoshta edhe në postin e ndonjë drejtori drejtorie apo zëvendësministri që me kalimin  e kohës mund të arinte edhe atë të ministrit. Ishte në moshën e rinisë, në moshën e iluzioneve.

Por hija e zezë e  kushëririt të largët e ndiqte hap pas hapi. Ajo hije çuditërisht afrohej aq shumë dhe zmadhohej pambarimisht, sa e tmerronte kur mendonte pasojat. I duhej patjetër të gjente mënyrën për të shpëtuar prej saj

Dikush i kishte thënë se paskësh dëgjuar diku se do të emërohej mësues në një shkollë fshati të largët. U mendua dhe u mendua gjatë për këtë çështje. Vendosi të kërkonte ndihmën e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendëshme të  qytetit. Kishin qenë  shokë bange në shkollën shtatëvjeçare. Kur Luani kishte filluar gjimnazin, shoku i tij kishte kaluar në shkollën e sigurimit të shtetit. Megjithatë shoqërinë e kishin ruajtur midis  tyre. Në pushimet e verës luanin vazhdimisht  së bashku.

Shkoi tek ai. Donte    bisedonte  hapur. Besonte se do ta  kuptonte.  Ai  i  kishte    gjitha mundësitë  për  ta  ndihmuar.

Kryetari sa mori vesh kush e kërkonte, urdhëroi ta fusnin brenda.

- Ç’ e mirë të solli sot këtu? – e pyeti.

Luani i shpjegoi  hollësisht  hallin  e  tij. I  tha  se për shkak të  kushëririt të largët, me të cilin nuk kishin patur lidhje fare, rrezikohej të emërohej në një fshat të largët, në një kohë që kishte përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera. I tregoi edhe diplomën me notat për t’ia vërtetuar thëniet  e  tij. I  foli  gjithashtu  edhe për ëndërrimet e tij për poste më të larta.

Kryetari e dëgjonte me vëmendje dhe e la të fliste pa e ndërprerë. Hera-herës vinte buzën në gaz, sidomos kur pa diplomën. Kur mbaroi, i tha me një zë të qetë:

- Ik tani dhe do të lajmëroj unë!

Luani u largua me shpresë se  puna  u  rregullua.  Këtë ia tha edhe të atit. Ai e shikoi ndër sy dhe i tha:

- A e mendove mirë?

Nuk e kuptoi se çfarë  donte    thoshte  ai  me këto fjalë. Megjithatë nuk e zgjati..

Pas dy javësh një polic u paraqit në shtëpi.

- Ju kërkon kryetari në turizmin e qytetit – i tha.

U nis. Sapo mbërriti atje gjeti shokun e tij, i cili e shpuri pikërisht    dhomën  e barit ku tani ndodheshin  të dy miqtë. Porositi edhe nga një dopio konjak. Nuk e kishin mbaruar ende kur kryetari foli:

- Dëgjo Loni, e bisedova çështjen tënde me shokët dhe ata janë dakord. Do të emërohesh në një punë të rëndësishme këtu në qytet. Pas disa vitesh mund të shkosh edhe  më lart. Varet nga puna jote.

Fantazia e Luanit filloi të fluturonte. Ëndrra e tij po realizohej. Po i hapeshin horizonte të pafund ku do të shpërthente talenti i tij prej gjeniu.

- Por   edhe   ti  duhet    na  i  shpërblesh    të njëjtën mënyrë, - vazhdoi kryetari.

- Në cilën mënyrë?- pyeti pa vetëdije Luani.

- Të bashkëpunosh me ne.

Një mjegull e rrethoi. Sytë filluan t’i errësohen. Veshët filluan t’i buçasin. Shoku i kishte kërkuar të bëhej bashkëpuntor i sigurimit të shtetit.

- Po   unë   jam   mësues,   -   mundi   t’i   thoshte kryetarit.

- Kjo s’do të thotë gjë, - iu përgjigj ai. – Ju mund të punoni në profesionin tuaj dhe kjo nuk ju pengon që të punoni edhe për partinë dhe pushtetin popullor. Shpejt do t’ia shihni hairin kësaj pune.

Luani nuk dinte çfarë t’i përgjigjej. Kryetari e vuri re një gjë të tillë dhe nuk e zgjati më tej, por iu drejtua:

- Mirë, për sot e  lemë  me  kaq. Do    takohemi përsëri. Mendohuni për çfarë ju propozova dhe mos bëni gabim ta bisedoni me njeri, as  edhe me  prindërit tuaj.

U ndanë.

Kaluan dy javë. Një korrier tjetër e lajmëroi se duhej të paraqitej në të njejtin vend të nesërmen ora 22.oo. Shkoi. E priste një fytyrë e panjohur që iu prezantua me emrin Filip. Në dhomën e barit ishin edhe dy operativ sigurimi të tjerë. Kësaj here nuk kishte më biseda midis miqsh. Zotëronte gjuha e kërcënimeve. Emërim në ndonjë  zonë të humbur të vendit, internim,  ndoshta edhe burgim.

Para syve i qëndronte një letër e shkruar me makinë shkrimi. Sytë i ishin veshur. Nuk lexonte dot.  Truri i rrihte  si  çekan. Megjithatë, me vështirësi,  mundi    dalloj  një fjalë, në krye të letrës, të shkruar me shkronja të mëdha:

 

DEKLARATË

 

E kuptoi se çfarë ishte ajo letër. Ishte ndëshkimi i tij në këmbim të karierës. Kërcënuesit ndërroheshin me njëri-tjetrin. Dilnin, hynin  në bar, pinin ndonjë konjak apo fërnet dhe ktheheshin më shumë të egërsuar. Ai ishte i detyruar të qëndronte në këmbë dhe të dëgjonte ligjëratat e tyre. Nuk e linin të ulej. Pëshpërimat e tyre ogurzeza gjëmonin në veshët e tij.

Po agonte. Luani  ishte  i  kapitur. Filipi  i  zgjati letrën.

- Nënshkruaje!    i pëshpëriti.

Operativi    këmbëngulte. Luani hezitonte. Por edhe hezitimi ka një fund. Nuk mundi më të rezistonte. Vetëdija kishte fluturuar. Me duart që i dridheshin, mori penën dhe nënshkroi.

Filipi mori shkresën, e futi në çantë dhe i tha:

- Tani shkoni qetësohuni në shtëpi!

U nis. Rrugën e përshkoi si një i dehur, apo më mirë, si një somnambul. Të njohurit e përshëndesnin por ai as që i shikonte.

- Mirmëngjes! – dëgjoi disa zëra.

Ai as që u ktheu përshëndetjen. Kishte fluturuar. Nuk jetonte më në këtë botë.

Së fundi arriti në shtëpi. Familjarët ishin alarmuar.

- Isha te  një  miku  im, -  u  tha  dhe  u  mbyll  në dhomën e tij.

Gruaja iu lut    bisedonin   por  ai  nuk  pranoi pasi, sipas tij donte të flinte.

- Lere të qetë, - tha i vjehri, - është i dehur.

Luani u shtri në shtrat dhe filloi të qante. Lotët rridhnin, por zëri nuk dëgjohej. Nuk donte ta dëgjonin. Mbuloi kokën me jorgan.  Çfarë t’u thoshte? Që kishte nënshkruar atë deklaratë të turpshme? Pasi kaloi vala e parë   e  zuri  gjumi,  një  gjumë  i  rëndë  i  mbushur  me ëndrra të llahtarshme.

Pas një jave erdhi emërimi. E kishin caktuar drejtor në njerën nga shkollat  e  mesme    qytetit.  Por atij   tashmë   nuk   i   hynte    sy  asgjë.  Ëndërrimet  e dikurshme kishin perënduar një herë e mirë.

 

Gjatë   gjithë   kohës      Luani  tregonte,  Fatosi qëndronte në heshtje. Rasti i tij i kujtoi  edhe    tjera  të ndodhura në atë kohë. Ishin një nga metodat kryesore që përdorte sigurimi i shtetit për të rekrutuar agjentët e tij.

- Po pastaj? – e pyeti.

- Pastaj? – vazhdoi  Luani. -   Mendoja  ta  kaloja këtë pengesë me dredhira të ndryshme. Mendoja të rrija i veçuar. Po të më pyesnin do t’u  thoja se me mua nuk bisedonte njeri, pasi druheshin nga detyra që kisha.

Pasi nxorri një psherëtimë vazhdoi:

 

- Në  shkollë  vinte  vazhdimisht  Filipi  Ai  ishte caktuar   operativ   i   sigurimit   për  shkollën.  Lidhjet  i mbante me Sekretarin e  Rinisë  por,  kur  kalonte  pranë meje, më pyeste gjoja me mospërfillje:

- E, ç’na thua, a kemi ndonjë gjë të re?

Unë bëja sikur nuk  kuptoja ku e hidhte  fjalën dhe  thosha:

- Çfarë do të kemi veç punës së përditëshme.

Një ditë arrestuan tre djem të rinj, Dritanin, Shezaiun dhe Nikollën.  Ishin maturant. I akuzuan për krijimin e një grupi antipushtet që bënte agjitacion dhe propagandë. Arrestimi i tyre bëri  bujë të madhe në të gjithë qytetin.

Kishin    kaluar   disa   muaj   qysh   atëherë.   Të arrestuarit mbaheshin në Degën e  Punëve  të Brendëshme. Nuk ishin dënuar ende. Një ditë, rastësisht, takova Kryetarin e Degës. Ai më përqafoi me një buzëqeshje, që m’u duk e shtirur.

- Nesër, nga dreka, dil  nga  zyra  ime.  Dua  të bisedojmë diçka të rëndësishme, - më tha.

Qetësia   ime   ishte   prishur  përsëri.  E  dija  që shkuarja  ime atje, me siguri, do të kishte pasoja të tjera. Ai vend ishte foleja e  prapaskenave.  Çfarë  kishte  përgatitur  që donte të më fuste edhe mua në atë valle?

Megjithatë nuk kisha nga t’ia mbaja. U detyrova të shkojë. Më futën drejt e në zyrën e tij. Ai nuk e zgjati shumë me përshëndetjen, por u fut drejt e në temë.

-         Kemi një denoncim të disa mësuesve  për   ata  nxënësit  e  arrestuar. Lexojeni

dhe është e mira ta firmosni edhe juve.

Më zgjati një letër të shtypur. E lexova. Më erdhi të pështirë. Ata mësues që deri në atë çast, i kisha konsideruar si njerës të mirë dhe të ndershëm,  kishin rënë aq poshtë sa të nënshkruanin një gjë të tillë kaq të ulët, aspak dinjitoze për nivelin që kishin? U vura veshin firmave, se mos ishte vallë ndonjë nga lojrat e  sigurimit. Por jo, ishin tamam firmat e tyre. I kisha  parë  disa  herë në rregjistrat e shkollës. Ishin po ato.

- Hë, çfarë mendohe? – pyeti me padurim kryetari.

- Po unë nuk di asgjë nga ato që kanë deklaruar ata, - iu përgjigja.

-  I marrë  qenke! Se mos ata kanë dëgjuar me të vërtetë? Hajde tani, shkruaj poshtë firmave të tyre:  - Vërtetoj deklaratën e kolegëve të mi  - dhe nënshkruaje.

Më zgjati penën. Mua më dridheshin duart. Nuk guxoja.

- Ju kam premtuar, së shpejti ju pret kryeqyteti, lavdia. Mos e shkelmoni!

Në sytë e tij dallova edhe një  shenjë  kërcënimi.

Ai nuk foli, por unë e kuptova. Prapa atyre premtimeve të bukura fshihej kërcënimi. U theva. Mora penën, shkrova ato që më diktoi  dhe nënshkrova. Ishte firma e dytë e turpit tim.

Pas dy muajsh mora vesh  një  lajm    kobshëm. Dritani kishte ndërruar jetë. Në  çfarë  rrethana?  Asgjë nuk dihej. Qarkullonte vetëm një lajm, i përhapur me siguri nga sigurimi i shteti,. Dritani na paskësh vdekur gjoja nga një hemoragji cerebrale.

U trondita së tepërmi. Ndjeva vetëdijen të më padiste. Kisha qenë edhe unë një nga shkaktarët e asaj vdekjeje. Ajo firma ime e mallkuar e kishte shpënë atë djalë të ri në qiell. Po, po në qiell, sepse në tokë nuk kishte më vend për njerës si ai.

Tronditja shpejt u kthye në revoltë. Brenda meje ziente një vullkan që, deri atëherë, kishte qenë i fshehur. Mendova t’ia përplas në fytyrë shokut të fëminisë time. Ishte më e pakta gjë që mund të bëja.

U drejtova për në degën e Punëve të Brendëshme ku kërkova kryetarin. Meqënëse më kishin parë edhe herë të tjera të takohesha me të, më përcollën në  zyrën  e tij. Nuk prita të fliste ai. Fola unë:

- Përse i morët jetën?

Më shikoi i habitur se ku e kisha gjetur kurajon të flisja ashtu para tij. Nuk i kishte ndodhur kurrë një rast i tillë. U përgjigj me një zë të akullt:

- Harruat deklaratën tuaj?

- Atë deklaratë ma nxorrët ju  me  kërcënimet tuaja. Ju e dinit që nuk kishte asnjë të vërtetë në të.

Një e qeshur histerike mbuloi dhomën. Unë ngriva. Si ishte e mundur të qeshte para një ngjarje të tillë? Fillova të vjell prej goje shprehje të tilla që në asnjë çast tjetër nuk do të guxoja. E kisha humbur arsyen. Kujtoja se kisha para meje një shokë të shkollës. Harrova se ai ishte kryetari i degës, njeriu më i fuqishëm i qytetit. Kur e pa se kalova çdo kufi, thërriti dy policë, të cilët    kapën  për  krahu  dhe    flakën përjashta.

Të nesërmen i drejtova një letër Seksionit të Arsimit në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit, ku i komunikoja dorëheqjen time nga detyra e drejtorit dhe nga  arsimi.  Nuk  isha  i  denjë    punoja    atë sektor.

Fillova   punë   si   punëtor       ndërmarrjen    e ndërtimit.  Nuk  kaloi    shumë  se  një  muaj  dhe  më arrestuan. Më dënuan për agjitacion dhe propagandë.

 

- Përse përfundova në këtë  gjendje?     vazhdoi Luani.  -   Edhe  ti  e  përfundove

shkollën me rezultate të shkëlqyera, por nuk re në grackën që rashë unë. Kërkoja lavdinë. Por për të arritur këtë duhej të paguaje një çmim. Ky ishte kushti i ish sigurimit të shtetit. Ai e kishte si parim gjurmimin e atyre që kërkonin të arrinin majat. Në mënyrë të veçantë të atyre që kishin ndonjë kleçkë në biografi. Një nga këta isha dhe unë. Një gjë të tillë e pagova shumë shtrenjtë. Po ty a të ka ndodhur kjo?

Fatosi u mendua para se të përgjigjej. Asnjëherë në jetën e tij nuk e kishin thirrur për ta bërë bashkëpuntor. Ai i ishte nënshtruar fatit. E dinte gjendjen e tij dhe nuk kishte kërkuar kurrë të ngrihej më lart se një murator i thjeshtë.

- Jo! – iu përgjigj mikut të tij, - asnjëherë!

- E shikon, të thashë? Sigurimi ndiqte gjithmonë ata që kërkonin të ngjisnin shkallët e karrierës.

Heshti. E kishte përfunduar historinë e tij. Edhe Fatosi nuk fliste. Historia e bashkëbiseduesit e kishte tronditur sepse sinqeriteti me të cilin e kishte treguar ai  e kishte befasuar. Ishte hera e parë që dëgjonte një reflektim të tillë të ndërgjegjes. Në atë kohë ishte e modës që njerëzit të hiqeshin të gjithë heronj, të viheshin në garë se kush mund të tregonte më shumë heroizmat që paskish kryer në kohën e diktaturës.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora