Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Besar Shkëmbi: Për veten time

| E diele, 11.09.2011, 05:33 PM |


Besar Shkëmbi

 

PËR VETEN TIME

 

Ka kohë që vera ka ikur

Vjeshta gjithë kah krihët i ka shtri

mbi gjethët kalbura jashtë po bie shi

mua vitët po me iken

shpresat më janë fikur

largë atdheut e njerëzve t´mi.

 

Shëqeri në gjak shpirtin po ma han

edhe nga reuma shumë dhimbje po kam

tani si çmendur sillem nëpër dhomë

përvec inernetit s´kam cka të punoj

tërë natën rri zgjuar as në shtrat nuk shkoj

aty flë gruaja s´dua ta pengoj

veç si shoqe t´jetës

dhe nene t´femijeve gjë tjeër se kam

si mashkull me kushtet s´i plotësoj

më shumë në spitale se n´shtëpi jetoj.

 

Më vije të caj kur t´kaluarën kujtoj

kur kujtoj rininë e tash si qen jetoj.

 

„Kur kositën livadhët“,“Lulën e kujtimit“

dhe „Sikur t´isha djalë“ i pata lexur

në Zojen e Olimbine u pata dshuruar

dhe cdo hap me Shpendin pata shkuar

tërë natën në ëndërrë i ëndërroja

një kohë te gjatë shumë i emitoja

deri sa fillova vet të dashuroja

puthjen e parë gjëreë sa e shijova

jeta ishte e embel vlente ta jetoja

 

Por tani çdo vlerë ajo e ka humbur

dhe nuk dua më këtë jete ta jetojë

në Parajs a në Ferr

botën tjetër dua ta provojë.

 

Kështu thot zoti në librat që i zbriti

trupi në dhe lartë lartë do t´shkojë shpirti.

 

Ndoshta edhe unë këtë fat do ta kam

trupi në tokë shpirti lartët´ më shkoje

Pranë të madhit Zot edhe unë te jam

Muhamedin,Krishtin dhe Budën dua t´i takoj

bashkë me profetë të tjerë edhe unë të rroj.

 

Ndoshta shpirti im këtë e meritojë

bashkë me fukaranë e jetimat jetojë

 

Vuante vargu im kur ia fala jetimit

e pikonte gjak kur ia fala trimit

jetoj me te parin u plagos me te dytin.