Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Boll mo! se na mbytët!

| E diele, 11.09.2011, 08:00 PM |


Boll mo! se na mbytët!

 

Nga Fahri Xharra

 

Mjaft mo, se na ngulfatet!  Nuk jemi shqiptarët e kohës së Esad Pashë Toptanit,   ku “dum`babatë” luanin lehtë me ne . Ata na diktonin se si te mbathemi, se si te vishemi se si te flasim. Ata na i caktonin rrugët e jetës. Hoxhët e sotit duhen t`a dijnë ndryshimin me shqiptarët e permendur më lartë dhe neve të sotit, se ne dijmë shkrim-lexim, se ne sot flasim shumë gjuhë të huaja, se  edhe ne të tjerët dijmë të shkruajmë dhe lexojmë edhe arabisht, perveç tjerash, nëse kjo është e rëndësishme.

Mos i keqinterpretoni gjërat, mos na ngulfatni . Na leni rehat në rrugën tonë që na e ka caktuar vetë perëndia . Rruga e jonë, ajo e trajektores së DIELLIT, është e vetmja rrugë që ne sot  e dijmë dhe mundemi,  dhe do t`a ndjekim.

Mos na i pudrosni gjeneratat e reja, me pluhurin e rrugës pa dalje. Kot e keni. Ne jemi ata që nuk do të lejojmë kthimin prapa, nuk do t`i lejojmë askujt që të na pengon në rritjen e miqësisë  me Europën. Europa jemi ne.

 

Ne shqiptarët myslimanë kemi praktikuar ato pak rite të mbetura nga okupimi shumëshekullor turko- mysliman dhe jemi ballafaquar me problemet e vërteta të jetës,  qoftë për një mbijetesë apo një jetë më të mirë. Vlerësimi i të huajve ishte se jemi “myslimanë të lehtë”. Por,  çfarë u mendua kur na quajtën “myslimanë të lehtë”?  Europa na don vetëm kështu. E edhe ne e duam Europën ashtu si është.

 

Qëllimi i shkrimit tim është që ata që duan t`a mësojnë të vërtetën mbi vellot, shamijat, perqet, ferexhenë dhe “havalën “dhe në përgjithësi mëshefjen e femrës nga “sytë e botës”. Qëllimi shumë i pastër pa kurrfarë tentimi të ç`vlerësimit të feve. Ato (fetë) le të vazhdojnë me qenë. Ato le të punojnë për  ata  që duan,  por pa kurrfarë imponimi ligjor për të tjerët.

Jam konsultuar me një literaturë të shëndoshë nga burimet arabe dhe çdo fjali që

e përmendi në teksin e më poshtëm e ka burimin e shkruar, prej  nga është  shkëputur.

Do i përmendi termet arabe për mbulesë të femres të cilat po keqpërdoren  nga ata që po iu shkon për shtati : hijâb  (higjab) ; jilbâb (gjilbab) ; khimâr.( himar)

 

Çka thotë libri i shenjtë për vellon? Asgjë.  Bile asgjë. Kurrkund nuk përmendet koka e femrës. Fjala “flokët” (sha`ar) aty nuk gjindet fare. Zoti nuk thotë asgjë as për mbulimin e as për zbulimin e flokëve. Nuk ishte qëllimi i ardhjes së Kur`anit që t`i mësoj njerzit se si të vishen. Fjala vello,  me qëllimin se si i ipet sot, nuk është pjesë e fjalorit dhe porosive kuranore. Velloja është një “krijesë” e shariatit.

Kurani dhe Hijab-i

Nga historia dhe origjina, bartja e Hijabit është institucionalizuar  nga” Sharia”, ligji fetar i Islamit. Hijabi është i ndëlidhur vetëm me dy vargje të Kuranit, dhe iu është imponuar muslimanëve. Fjala është për vargjet     24:30,  31,  33:59.

 

1. Surja : Nuur (Drita), vargjet 30-31.

Korani i paraqetë principet e ligjit të thjeshtësisë ( modestisë) në kapitullin24 (Nuur) Drita- thjeshtësia iu përshkruhet si muslimanëve  ashtu edhe muslimaneve: “ Thuaju besimtarëve që të largojnë shikimin që të ruajnë dëlirësinë,   dhe t`i hedhin vello mbi gjoksin e gjinjtë e tyre... Allahu është i sigurtë , njohtës shumë i mirë se çka  ata bëjnë...30, 31.

Sipas vargjeve të mësipërme, muslimani duhet të veshet si i ka hije njeriut në mënyrë të thjeshtë.  Pra nuk parashifet asnjë ndalesë e as denim për femrat e shpluara. ( e përkthyer dhe e spjeguar nga Muhammad Asad” Mesazhet e Kur`anit” (Dar el- Andalus 1984). Himari, dhe përdorimi i tij  shërben për të mbuluar gjoksin lakuriq të femrës së kohës “ dhe që” gjoksi nuk është , që pa tjetër duhet të shihet.

2- Surja 59 ( Al Ahzab) vargjet 58-59

 

“Bartje e hijabit në  urdhërin e dytë të Koranit”.  Sipas tij në atë kohë si femrat ashtu edhe meshkujt binin pre e provokimeve dhe shkeljeve morale. Nëse femra muslimane duhej të mveshte një  pelerinë të madhe,  kur dilte nga shtëpija,  arsyeja ishte që të mos ngacmon me pamjen e saj dhe të sulmohet.

Bartja e vellos, hijabit nuk është  urdhër koranik. ( Ibrahim B. Sayed “ Women  in Islam : Hijab(Islamic Reaserch Fondation International, 1998)

 

Kurse, Zonja Nazira Zin al-Din në Al Sufur Wa`l-hijab ( Beirut,  Quzma Publication) shkruan “ Moraliteti  im dhe vetëdija ime pa njolla është më e vlerëshme se sa bartja e mbulesës. Asgjë e mirë nuk duhet të pritet nga pamja( dukja) e jashtme,  të gjitha të mirat dhe virtytet qëndrojnë ne mbrendinë time.”

Bartja e mbuleses së femrës eshtë bër sot në disa vende  një deshirë politike, një teatralizim i deshirës për të qenë e lirë. Krejt se çka mendojmë për femrën të mbështjellet apo jo,  në Kor`an nuk gjendet asnjë përshkrim i tillë.

 

Hijabi dhe injoranca është mbështjellësi  që e mbulon zemrën, dhe e pengon kërkimin e së vërtetës për të pasur qasje në bashkim me Zotin dhe që e pengon njohjen e mësheftësisë së mbrendshme.. Atributet dhe sjelljet tona negative si egocetrizmi,  lakmia, materializmi, egoizmi, deshira, kerkesat tona dhe çfrytëzimi i  kufizuar i vetvetës si një mbulojë e trashë do të pengon dritën e shenjtë të Zotit të ndriqon zemrat tona. Me këtë rast ne e injorojmë të vërtetën, unin  tonë të vërtetë dhe mbesim në kufirin me pamjen e së të vërtetës. Sipas Kor`anit, ”velloja dhe terri është në sytë e të padijshmit, të largojmë mosdijen e të ballafaqohemi më të vërtetën.”

 

Hijabi – mbulesë  e mbrendshme shprtërore .

Emri “Hijab( Higjab) në Kur`an vetëm 7 herë  përmendet, pesë  prej tyre si “Hijab” dhe dy herë si “Hijaban”. Shifni 7:46,  17:45 ,   19: 17,  33:53,  38:32,  41: 5,  42 :51. Asnjëherë fjala “Hijab” nuk është përdorur, si po na thuhet sot nga të pangopshmit në lidhje “me kodin e veshjes së femrës muslimane  . Velloja apo hijabi    Kuran nuk ka të bëj aspak me ligjet e veshjes  së femrës, bile as asaj arabe.

Sot,  krejt kjo  është për të vendosur diktaturat në shtetet e caktuara të botës, për të krijuar një kundërsulm nga të moderuarit e për të pasur  alibi për shtrirje të tyre. S`ka aspak të bëj me Islamin e vërtetë.

Dr. Tarik Suwaidan thot: “ Në shumë vende arabe tradita e moqme ka rifilluar të praktikohet. Nëse  e hedhim një vështrim të thellë për atë që ishte praktikuar në shekullin e 7-të, ne do të shofim  shumë qartë “ në shtëpitë e kohes nuk kishte mure dhe duhej të veheshin perde për t`u ndarë burrat nga gratë, dhe se ato gra muslimane nuk duheshin të bashkëbisedonin me burrat dhe të  qëndronin të ndara pas një perdeje..”

Pavarësisht nga pohimet e eruditëve( dijetarëve) konservatorë, nuk ka asnjë bazë në” Librin e Shenjtë “për mbështjelljen e femrave si gjë të obligueshme, por përpjekja e tyre është një sulm i tërthotë në imponimin torturues ndaj suverenitetit të grave, dhe se të gjitha autoritetet e pavarura  e vërtetojnë se nuk ka asnjë bazë për këto urdhëresa kufizuese. Përveq kësaj, ideja se Perëndia apo al-Llâh i preferon gratë e mbuluara ose që trupi i grave është awra, vjen ngase gratë duhen të jenë të mbrojtura ndaj sulmit të burrave dhe shoqërisë imorale, kurse hijabi është i rremë  dhe vetëm për të penguar qasjen e gruas në pavarësinë arsimore,  sociale dhe politike.

 

Kurse në tokat mbarëshqiptare, qellimet shihen prej kosmosit dhe janë të qarta: lufta për pushtet, dhe përkushtimi për të dërguar në vend porosinë e porositësve.Shkolla është një vend i formimit e i edukimit të qytetarëve të rinj për t`i përgatitur të jetojnë në një shoqëri laike me respekt të lirisë fetare. Në shkollat tona në Kosovë ka katolikë,  myslimanë, protestan, ortodoks, të padeklaruar,  ata janë aty të jetojnë si njerëz të lirë në të gjitha pikëpamjet fetare. Në Kosovë,  bartja e shamisë u imponohet vajzave të reja,  qoftë nga familja,  qoftë nga bashkëfetarët. Ajo shpreh një përulje jo ndaj Perëndisë,  por ndaj presionit të rrethit. Bartja e shamisë në Kosovë shpreh manifestimin e një integrizmi fetar e që është i rrezikshëm për ne,  pasi këtu jemi edhe jomyslimanët të një kombi,  gjuhe dhe historie.

 

Stigmatizimi i femrës myslimane në Kosovë është një fenomen i ri i shfaqur pas luftës së fundit dhe debati lidhur me shaminë islamike i ka dhënë shoqërisë një dimension të ri.

Boll mo ! E kemi kuptuar lojën.