E enjte, 28.03.2024, 09:49 AM (GMT)

Kulturë

Flet 5 herë rekordmenti i librit Gines, piktori, punuesi dhe riparuesi i mozaikëve, Sajmir Strati

E diele, 11.09.2011, 06:50 PM


Shtëpinë e kam shitur që të realizoja pesë Gines

 

Elvis Preslin në kompakt disk ja kam dhuruar Xhon Belushit

 

Nga Albert ZHOLI

 

Jeta e tij është shumë e çuditshme. Dhe çuditë rrjedhin pasi ai është ndër të rrallët në botë që ka 5 Gines. Strati është diplomuar në pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në 1989-n dhe po këtë vit fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Arteve të Aplikuara. Ka punuar si restaurues i mozaikëve në sitet antike të Butrintit, Apolonisë dhe Bylisit. Në vitin 1996 hapi ekspozitën e parë personale. Tre vjet më pas çeli një ekspozitë. Sot, ndër figurat më udhëheqëse të figurave të mozaikut botëror janë Emma Biggs nga Britania e Madhe, Marcelo de Melo nga Brazili, Sonie King nga SHBA dhe Sajmir Strati nga Shqipëria. Të gjithë veprat e tij  gjigande janë realizuar dhe financuar nga vetë artisti, i cili pohon se vetëm 10 % e të gjithë vlerës monetare të shpenzuar janë ndihmë nga artdashësit dhe mbështetësit. Për të realizuar ëndrrat e tij ai ka shitur dhe shtëpinë. Të gjitha këto sakrifica ai i ka bërë në emër të krenarisë dhe dinjitetit të Shqipërisë dhe të vetevetes.  

 

Të realizosh pesë Gines është dicka e rrallë. Ku i keni gjetur financimet për të realizaur këto vepra të rralla?

 

Të gjithë veprat e mija janë realizuar dhe financuar nga vetë unë (në pjesën dërrmuese) dhe vetëm 10 % e të gjithë vlerës monetare të shpenzuar janë ndihmë nga artdashësit dhe mbështetësit e mi.

 

Po shteti?

 

Shteti?! Se di se ku ka qenë. Ndoshta s’më kanë parë (qesh). Kam trokitur gjithmonë në vesh të shurdhët. Se di pse është kjo heshtje për artin.

 

Ku nisi jeta juaj e bukur drejt artit?

 

Në Vlorë. Në qytetin e lindjes. Në qytetin e kaltër, në atë qytet ku kanë dalë me qindra piktorë dhe skulptorë të talentuar. Kam qene vetëm pesë vjeç kur kam realizuar pikturwn e parë.

 

Kush ka qenë mësuesi juaj i parë?

 

Po! Ka qenë dhe mbetet i madhi, Piktori i Popullit, Skënder Kamberi. Ai më inkurajoi. Edhe sot ai më inkurajon dhe më flet me passion për pikturën, rrugën time në mozaik. Ai din të të orientojë.

 

Por piktura si wndwr apo si

 

Rekordi i pestë Gines  “The largest screë Mosaic” (2010)

 

Bëhet fjalë për kartmonedhën më të madhe në botë e përbërë nga vidat. Ky ishte edhe qëllimi primar i Sajmir Stratit, në këtë Gines ku sipas tij, synimi kryesor ishte ta bënte Shqipërinë me 5 yje. Shifra e kësaj kartmonedhë (dollar) është njëshi dhe materiali janë 400 mijë vida të ngjyrave dhe të lartësive të ndryshme. Kjo është një vepër unike pasi është hera e parë që ndërtohet një kartmonedhë e tillë. Sipas artistit Strati, holli i Teatrit Kombëtar ishte më vendi i përshtatshëm për të realizuar këtë rekord të ri në Ginesin Botëror pasi këtë rekord ai ua dedikoi të gjithë artistëve shqiptarë. Për këtë vepër ai punoi 14 orë në ditë. Kur ai konkuroi për këtë vepër  kishte vetëm një javë kohë për të aplikuar.

 

Gines numër katër (2009)

 

Një mozaik me furçe pikturuese për Michael Jackson

 

Një Gines që ngjalli habi. Një mozaik me furçe pikturuese për Michael Jackson, të cilin e realizoi në tetor të vitit 2009. Me këtë vepër Saimir Strati, i bën homazh Michael Jackson, duke krijuar një mozaik gjigand të vetë mbretit të Popit, duke përdorur vetëm furça boje. Instalimi është paraqitur në anën e një kamioni I cili gjendet dhe sot rrugëve të Shqipërisë. Për këtë vepër Starti ka punuar 16 orë në ditë, për 28 ditë. Ai ka përdorur 230.000 furçe me ngjyra të ndryshme për të krijuar një kryevepër që i dha atij të katërtin rekord në Ëorld Guinness Rekord, për mozaikun më të madh në botë të furçave me bojë. Kryevepra ka madhësinë 12,94 metra me  7,1 m.

 

Gines numër tre (2008)

 

Një homazh për jetën përreth Mesdheut

 

Ndoshta askujt si kishte shkuar ndërend më parë. Por Strati di të shkoj aty ku di të shkojë vetëm mendja e tij e shfrenuar. Dhe për rekordin e tretë realizon një mozaik me tapa vere. Pra një vit më vonë se rekordi I dytë ai sjell një tjetër risi në Gines,  këtë herë duke përdorur tapa si material për artin e tij. Ai përdoret 229.764 tapa të formave dhe madhësive  të ndryshme për të krijuar "Romeo me një kurorë e rrushit duke luajtur në kitarë, ndërsa vallëzonte me detin dhe diellin", një homazh për jetën përreth Mesdheut, duke përdorur të njëjtën teknikë që është përdorur  për të krijuar mozaikët rreth 2.000 vjet më pare. Për këtë vepër Saimir Strati punoi 14 orë në ditë, për 28 ditë.

 

Gines numër dy (2007)

 

Shpirt i Pafre

 

Mozaiku me një send krejt të veçantë, me kruese dhëmbësh. Pikërisht në vitin 2007, Strati vazhdoi me mozaikun më  të madh në botë me  kruese dhëmbësh, Shpirti I Pafre. Këtë vepër ai e realizoi me 1.5 milion kruese dhëmbësh. Për Shpirt i Pafre, artisti përdori lloje të ndryshme të drurit, dhe gjatësi të ndryshme kruese dhëmbësh, për t'i dhënë thellësinë e tij artistike veprës së re. Saimir Strati ka punuar në këtë mozaik për13 orë në ditë, për 40 ditë, dhe kur ai  mbaroi. Madhësia e kësaj vepre është dy herë katër metra.

 

Ginesi numër një (2006)

 

Mozaiku i Leonardo Da Vinçi

 

Hapi i parë. Iniciativa e parë. Kishte kohë që e mendonte. Donte patjetër të hynte në Gines. Në vitin 2006, Saimir Strati shokoi botën e artit me mozaikun e tij gjigand të Leonardo Da Vinci, bërë tërësisht nga thonjtë. Ajo është 6 1 / 2 x 13 metra. Mozaiku ka 500 000 thonjë për të cilën atij ju desh 24 ditë punë e sfocuar duke punuar 16 orë në ditë (për këtë mozaik gozhdë). Vepra ëndërr u realizua. Saimir Strati fitoi për herë të parë Ëorld Guinness Rekord. Një medalje kjo edhe për Shqipërinë.

 

 

Çfarë veprash mozaike keni realizuar veç këtyre në Gines?

 

Kam realizuar Elvis Preslin në kompakt disk. Këtë vepër që e kam pasur dhe e kam shumë për zeëmr ja kam dhuruar Xhon Belushit. Pra ajo vepër sot ndodhet në SHBA.

 

Cilat janë parimet në të cilën udhëhiqeni në punën tuaj?

 

Jam i dashuruar me thënien e Leonardo da Vincit që thotë “Paraja të le në baltë, dinjiteti jo”.  Ajo është aktuale në çdo kohë. Në çdo punë timen atë thënie e kam si udhëdritë.

 

Në cilat sende e bazoni punën tuaj në mozaikë për Gines?

 

Kryesisht në materiale shumë të forta, sigurisht të pajeta si tapat, gurët, copa metalike, gozhdët, CD, por deri edhe në ato më delikatet si lëvozhga e vezës. Të gjitha këto me mundim por dhe me ideim mundohem ti kthej në vepra estetikisht artistike. Në gjithë krijimtarinë time mbetet shumë e rëndësishme krijimi tek shikuesi i emocioneve të dyfishta, ku shikuesi të ndihet mirë estetikisht me veprën dhe të befasohet me teknikën ose e kundërta. Eshtë një kënaqësi e madhe (shpirtërisht ndihesh mirë), të transformosh nëpërmjet teknikës një material inert (të ftohtë) në një vepër të mirëfilltë arti, kjo duhet të ketë qenë ëndrra e alkimistëve.

 

Ju i jeni përkushtuar më shumë mozaikëve dhe pse e keni nisr rrugën e bukur të artit me pikturë. Përse me mozsaikun?

 

Mozaikët janë magji. Ato mijra vjetë më parë i përkisnin elitës. Një nga arsyet që unë ndihem mirë kur punoj mozaik është ideja për t‘i rikthyer kësaj tradite aq të përhapur në Iliri lavdinë e harruar. Unë e kam deklaruar me veprat e mia (unike në botë), se një kulturë nuk vdes, nqs ajo mbahet gjallë me punë, studime restaurime. Pas kaq vitesh me këtë punë të veçantë dihem shumë mirë që jam pasardhës i ilirëve në teknikën e mozaikëve.

 

Në restaurime ku e keni aplikuar këtë profesion?

 

Në restaurimin e mozaikëve të Apolonisë. Është një punë që më ka bërë me krahë. Ato mozaikë janë të mahnitshëm. Kushdo çuditet se si janë ndërtuar ata aq bukur sa ti rezistojnë mijravjeçarëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora