E marte, 16.04.2024, 10:04 PM (GMT+1)

Editorial

Alma Papamihali: Pranvera erdhi ne Kosove

E diele, 17.02.2008, 01:57 PM


Nga Alma Papamihali - www.zemrashqiptare.net

Përsëri sheh lot në sytë e shqiptarëve.
Por kësaj rradhe nuk janë lot dhimbjeje, as lot malli.
Këta lloje lotësh i kemi pritur prej shekujsh t´i  mbushin sytë tane.
Janë lot gëzimi, që i kanë rrënjët në zemrën e secilit që ndihet shqiptar. 
Kosovë e Pavarur! Kosove e lire!
Bini o daulle, kumboni o male shqiptare!
A degjoni o shqiptare? Se fundi memedheu eshte yni, teresisht yni!
A degjoni o nena shqiptare?
Hiqeni roben e zeze, edhe nese biri t´u vra ne lufte per lirine e Kosoves. Fshije lotin e dhimbjes, edhe nese foshnja te ngriu ne duart qe te dridheshin. Erdhi dita te gezoni, erdhi dita te vishni roben e kuqe te flamujte, ku shqiponja dykrenare per te paren here ngre koken lart, nxjerr gjoksin perpara dhe krenohet ashtu sic i ka hije nje shqiponje, ashtu sic i ka hije te krenohet shqiptarit.
Nder shekuj krenaria eshte virtyti qe ka karakteritzuar shqiptarin.
Nder shekuj, burreria s´u mposht nga askush.
Prehuni te qete ju heronj te trevave shqiptare, se fjalen dhe deshiren tuaj nuk munden as shekujt t´a zbehin. Prehuni te qete Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi e Bac Isa. Gjaku i Skenderbeut ka pikuar vetem ne trojet shqiptare, ndaj dhe flamurin dy krenar nuk mund t´a zhvendoste dot askush nga toka e vet ku jane rrenjet shekullore.
Azemi, puthi i lehtesuar Shoten ne balle...
Adem Jashari buzeqeshi per te paren here...
Rugova, zgidh shallin nga qafa. Me ne fund, mori fryme i qete.
Erdhi liria!
Flladi pranveror ka nisur te fryje me heret se cdo vit. Kosova kete vit, na solli pranveren ne Shkurt, duke i celur lulet me heret se cdo vit.Edhe lulet, duan te lulezojne vetem ne token e lire shqiptare.Pranvera erdhi, bashke me Pavarsine ne Kosove.


 

MOMENTI I ZEMRAVE SHQIPTARE

Erdhi momenti i rikthimit,
Zemrës, pjesa ti bashkohet,
Plotësohet ëndrra Shqiptare,
I madh dhe i vogël, gëzohet.

Erdhi dita e Flamurit,
Dyshkabës, shikimi ti ndrijë,
Mjaft vuajti ndër shekuj kokëulur,
Ajo kohë, kurrë më s´do vijë.

I erdhi diellit, shkëlqimi,
Kosovë, ja solle ti sot,
Gëzoni o zemra shqiptare,
Për yllin, që shndriti në botë.

Erdhi dhe fjala e Rugovës
Nga parajsa hyjnore zbriti,
Gëzoni ju zemra shqiptare
Tirana, Prishtina sot ndriti.

Nuk është ëndërr, jemi zgjuar
As përrallë, por e vërtetë
Pavarsia e shumëpritur,
Merr sot frymë, nis sot jetë...

Oshëtijne malet, buçet kënga,
Në kët´ Shkurt, të shumëpritur
Bekuar qoftë, kjo ditë hyjnore,
Për liri ishim t´uritur...

Nuk është ëndërr, jemi zgjuar
Dhe pse kurrë, s´kemi fjetur,
Për liri e drejtësi,
Brez pas brezi, qemë të etur...

Këndo Tiranë, këndo Prishtinë,
s´ka më ndarje, në këtë jetë,
kthyet dimrin, në pranverë,
shqiptarizmin, bëtë me fletë...

Nga Alma Papamihali



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora