E enjte, 25.04.2024, 09:38 AM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: Një tjetër çmenduri e kryeministrit

E shtune, 10.09.2011, 03:03 PM


Një tjetër çmenduri e kryeministrit.

 

Nga Vladimir Shyti

 

Papajtushmërisë me popullin kryeministri i shton edhe moshën e pensionit, duke u shprehur se do t’a ngrinte deri në moshën shtatëdhjet vjet. Dhe si argument sjell rritjen e moshës së vdekshmërisë në Shqipëri, gjë që nuk pranohet nga pjesa dërmuese e populatës. ”Shqipëria e tij”, që dikur ushqente besimin e vet, që pastaj mori rrokullimën dhe ndali hapat drejt Evropës, tashmë i serviret arkivoli. Sali Berisha me zemrën copë e dashuri të gjymtuar së fundi kërkon dhe vdekjen e shpejtë të shqiptarëve, duke i lënë në punë derisa të vdesin, të paktën ata që kanë një punë. Të tjerët duhet të bashkohen me bagëtinë e të ushqehen kullotave, të paktën ata që kanë kullota.

 

  A e di zoti kryeministër se brezi dytë e ka kaluar vjetërsinë në punë, dhe tani paguan sigurime se ashtu është ndërtuar ligji, të paktën ata që janë në punë. Apo shteti s’ka forcën e duhur të mbledh sigurimet dhe këtë paaftësi të tyre t’ia ngjesh popullit duke i ngritur moshën e pensionit. Turp për një shtet,që e mban veten shtet të soliduar e të fuqishëm.

 

  Ky veprim është vazhdimi muzikave të çakorduara që dalin vazhdimisht nga ai parlament i sakatosur, duke sjellë tek njerzit përplasje kaotike, trishtimin e njeriut të zhgënjyer në gjëndje depërsioni, shtersëzime të ndryshme vitesh e ndjesish,që do të sjellin si pasojë arrogancën.

 

  Zotri! Mos shiko ëndrra natën edhe ia sevis popullit në ditën me diell,ëndërrat e natës të zhgënjejnë,dhe Ti e di mirë këtë gjë…Mjerimi dhe e drejta e këtij populli do të ndjek deri në varr,ndaj mos u bëj më qesharak,mendoj mirë e mirë ato vendime që merr në dritë të hënës.Dhe mos harro gjykimin e fundit,tek e fundit je vet familjar.Me këtë vendim qesharak,që jam i sigurt që parlamenti nuk do e aprovojë,kryeministri nxjerr jashtë vetes lëkurën e fundit të gjarpërit tradicional,si mbetje të fundit nga sistematizimi,të shtjellimit sipas mënyrës së vet.

 

  Shqipëria është e lodhur aq shumë saqë tani tkurret gjithë ankth brenda vetes,po i dobësohen forcat për të ruajtur mënyrën e zakonshme të jetës.Mjafton edhe një vogëlimë për ta irrituar dhe për t,i bërë copë  të gjithë arritjet e deritanishme.Populli jetoj dhe jeton midis dy kohërave më të vështira që ka kaluar vendi ynë,ndaj janë të vuajtur dyfish.Pra,ju lutem zotërinj!Mos luani më me ndjenjat e këtij vendi të rraskapitur në vite!Lëreni shpirtin e tyre të zbresë me atë madhështinë që i kanë dhënë vetes çdo kush në mirëmbajtjen e këtij vendi,në lumturinë e fundme!



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora