E premte, 29.03.2024, 03:28 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Muharrem Sfarqa: LDK E Ferizajit rikthen shkëlqimin e dikurshëm

E shtune, 10.09.2011, 10:33 AM


Një delegacion i deges së LDK-së të Gjermanisë në Ferizaj

 

LDK E FERIZAJT PO E RIKTHEN SHKËLQIMIN E DIKURSHËM

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Delegacioni i LDK-së të Gjermanisë të cilit i priu Qazim Bajgoraliu, kryetar i degës, në një vizitë njohjeje e pune u prit në degën e LDK-së në Ferizaj. Kryetari Adem Salihaj i njohu me zhvillimet e reja politike në komunë dhe më gjerë si dhe për në aktivitetin e kësaj partie në këtë komunë të Kosovës.

Kryetari Salihaj i garantoi veprimtarët e LDK të mërgatës shqiptare në Gjermani se strukturimi dhe profilizimi i mëtejmë i LDK-së në këtë degë po ecën mbarë dhe është në rrugën e konsolidimit dhe të kthimit të shkëlqimit të dikurshëm e, që është interes jo vetëm partiak por, edhe qytetar sepse shkon në të mirë të Ferizajit e, më këtë edhe të vetë Kosovës.

Fryma rugovjane, për liri e pavarësi, u shpreh z. Salihaj, sado që duket se realizua, ajo kërkon angazhim të përhershëm në funksionalizimin dhe përsosjen e demokracisë si vlerë, si një proces i pandalshëm dhe jo i lehtë i cili do të e shpie Kosovën përpara vetëm me ndihmën e shteteve euro-përëndimore dhe në miqësi të përherëshme me SHBA-të, ashtu siq na porosiste shpesh presidenti ynë Dr. Ibrahim Rugova.

Për zgjerimin dhe rritën e partisë, foli nënkryetari i kësaj dege Faik Grainca, ndërkaq për rolin konstruktiv të këshilltarëve komunal nga radhët e LDK-së , këtë përbërje mysafirësh i njohu Ismajl Nazifi, sekretar i deges dhe shef i Grupit të këtyre këshilltarëve, të cilët jo vetëm janë aktiv por edhe unik në mbrojtjen e interesit qytetar ferizajas.

Rreth aktiviteteve që po zhvillon mërgata e jonë , e organizuar në LDK-ë, një prezantim e dha kryetari, Qazim Bajgoraliu i cili tha se Dega e LDK-së e Gjermanisë, vazhdon të jetë një përkrahëse e fuqishme e të gjitha proceseve që po zhvillohen në parti nën udhëheqjen e suksesëshme të kryetarit të saj, Dr. Isa Mustafës i cili me menagjimin e drejtë të partisë ( përkundër të qenit në opozitë) tani më është ngritur në simbol unifikues dhe artikulues i frymës moderniste në politikën Kosovare, ku duhet të sundojnë argumentet në vend të zhurmës politike, me të cilen shpesh po përballen qytetarët tanë si dhe të zbatohet ligji e të garantohet rendi dhe siguria për të gjithë qytetarët.

Për vështërsitë, problemet dhe detyrat programore të degës së LDK-së në Gjermani folën edhe aktivistët e tjerë si; Muharrem Sfarqa, Qazim Thaqi e Muharrem Gashi, i cili edhe falënderoi mikëpritësit për pritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit , që është qëllim dhe interes i përbashkët.

Veprimtarët nga Gjermania të shoqëruar nga udhëheqësit e kësaj dege, më pas vizituan edhe kompleksin e varrezave të dëshmorëve si dhe varret e Sefë Koshares dhe të Mic Sokolit, të cilët ishin sinonim i luftës për liri e pavarësi, ndërkaq akti i Mic Sokolit jo vetëm se u shëndrrua në legjendë por edhe gjeti vend në emblemen e kësaj komune, që u punua nga artsti i madh ferizajas, Ismajl Rama i cili ndërroi jetë para pak ditësh.

Pamje nga takimi ne Ferizaj



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora