E merkure, 24.04.2024, 05:24 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

„Flying for Kosovo“ – Me avion sportiv në kërkim të njohjes së Kosovës

E shtune, 10.09.2011, 11:31 AM


 

James Berisha, piloti kosovar ka dy vjet që fluturon në të gjithë botën me aeroplanin e tij katërvendësh, Cesna duke lobuar në ajër për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pas zbritjes në Sudan, ai ndodhet tani në Eritrea

 

Muajt e fundit kosovari i njohur Xhejms Berisha që promovon me avion pavarësinë e Kosovës nëpër botë ka fluturuar mbi Afrikë. James Berisha, që e ka bërë të tijën sentencën e presidentit amerikan John F. Kennedy: "Mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por se çfarë mund të bësh ti për vendin tënd", ka fluturuar mbi Gambian, Malauin, etj. madje në kushte aventureske. Në Uganda atij nuk iu lejua të zbriste, ndërkohë që në Sudan ai i mbijetoi shumë mirë një zbritjeje urgjente.

Odise afrikane: James Berisha në burgun e Eritreas

"Po fluturoja në 3.000 metra lartësi, kur dëgjova një shpërthim. Njëri nga cilindrat u shkatërrua. Por falë zotit gjeta një si pistë me zhavorr në mes të shkretëtirës dhe aty zbrita", kujton Berisha.

Harta e KosovësHarta e Kosovës

Pastaj me sa duket fati e braktisi. Në Eritrea, shteti afrikan në verilindje të kontinentit, James Berisha po qëndron aktualisht në burg. Ende nuk dihet se çfarë akuze ngrenë autoritetet e Eritreas kundër tij. Tashmë po ndërmjetëson qeveria e Kosovës. Përmes kontakteve ndërkombëtare ajo synon të ndikojë në lirimin e tij. Ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj i ka shkruar së fundmi një letër ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Wersterwelle-  me shpresën që ky i fundit të thotë një fjalë të mirë për lobiistin e qiellit, James Berisha.

39 vjeçari  ka gati dy vjet që fluturon gati me kokë të tij në të gjithë botën me të vetmin qëllim: të bindë qeveritë e vendeve të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine që të njohin Kosovën si shtet të pavarur.


Diplomacia e qiejve:  Berisha do t'i kujtojë botës se Kosova ekziston si shtet

Ajo që është e veçantë në diplomacinë e qiejve të Berishës është: Ai nuk fluturon me biletë "business class" në një avion normal pasagjerësh, por rri ulur vetë, i palodhur, në timonin e avionit të tij të vogël, Cesna një avion njëmotorësh.

"Në shkurt të vitit 2009, një vit pas shpalljes së pavarëisë fillova të fluturoj. Kam qenë në 95 shtete. Qëllimi im i vetëm është të ndërgjegjësojë opinionin për çështjen e Kosovës. T'i them botës: hej, ne jemi një shtet i ri, jemi të pavarur dhe duam të njihemi prej jush, si të thuash të bëhemi pjesë e familjes së këtij planeti. Sepse po qe se ju nuk na njihni, atëherë është njësoj sikur ne nuk ekzistojmë."

Guido Westerwelle, ministri i Jashtëm gjermanGuido Westerwelle, ministri i Jashtëm gjerman

Rruga e Kosovës drejt njohjeve ndërkombëtare nuk po ecën përpara aq shpejt siç pritej. Megjithëse Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi, kundër vullnetit të Beogradit, se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, vala e shpresuar e njohjeve të reja nuk erdhi. 77 shtete e kanë njohur deri më sot Kosovën, kjo do të thotë rreth 40% e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, edhe brenda BE-së ka shtete që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. James Berisha nuk u zbraps. Ngurrimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte madje një shtysë për përpjekjet e tij.

Autor: Jörg Paas/Lindita Arapi

Redaktoi: Mimoza Kelmendi



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora