E merkure, 24.04.2024, 12:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Halili: Vepër me vlerë të veçantë për historinë dhe trashëgiminë

E shtune, 10.09.2011, 02:59 PM


Vepër me vlerë të veçantë për historinë dhe trashëgiminë

 

Hilmi Saraçi: “Shpalime nga historia dhe trashëgimia”, botoi “Rilindja”-Prishtinë

 

Nga Blerim Halili

 

Mjeshtria dhe stili specifik

 

 Hilmi Saraçi në letrat shqipe  është dëshmuar kaherë me veprimtarinë e tij të shumëllojshme , në veçanti në ate publicistike , historiografike dhe letrare. Ai si gazetar dhe krijues,  në këtë fushë  deri më tani ka të botuara 12  vepra  të zhanrëve të ndryshme.  Vepra “Shpalime nga historia dhe trashëgimia”  është një vepër me vlerë të veçantë për historinë dhe trshëgiminë , interesante dhe tërheqëse për lexuesin. Në fillim shihet qartë  se autori i ka hyrë hartimit të këtij libri me njohuri dhe përkushtim, duke  përdor literaturën e veçantë dhe shumë  dëshmi të tjera argumentuese për disa tema të historisë dhe të trashëgimisë  tonë  dhe kështu ka  shpalosur   disa ngjarje për të cilat nuk është shkruar sa duhet  në literaturën tonë historike dhe publicistike deri me sot. Këto tema (ngjarje) të prekura në librin e tij  mjeshtërisht , me një stil specifik autori  i ka paraqitur dhe ka arritur t’i ndriçojë dhe t’i parashtrojë para lexuesit me një angazhim dhe punë të veçantë profesionale.

 

Prezentimi i figurave të shquara kombëtare

 

Autori i librit, Hilmi Saraçi nuk ka hyrë si zakonisht në përshkrimin e luftrave të popullit tonë kundër armikut me periudha  kohore në mënyrë të zgjeruar, por ai ka zgjedhur, në pjesën e parë të librit- nga historija disa figura të shquara kombëtare dhe  përpjekja për respektimin e tyre në historinë tonë kombëtare si luftëtarë të mëdhenj kundër armikut,  angazhimin  dhe përkushtimin  për gjetjen dhe zbulimin e eshtrave të tyre që armiku pa shënjë dhe pa dokë i kishte mbuluar. Për këto iniciativa këmbëngulëse autori  është përpjekur t’i parashtrojë kronologjikisht, në mënyrë artistike,  duke mënduar kështu se kjo formë e paraqitjes se ngjarjeve do ta tërheq  (njohtojë)  lexuesin  më mirë për të kaluarën e hidhur të popullit tonë nën robërinë shekullore sipas kësaj ecurie (forme) të hartimit të këtyre temave (ngjarjeve).

 Pushkatimi i 21 shqiptqrëve të pafajshëm në Druar të Vushtrrisë nga forcat partizane- komuniste serbe ne vitin 1944 , vështirësitë dhe ndjekjet që ishin bërë në këtë kohë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, luftëtarëve të resistencës kombëtare- më së miri tregojnë se edhe në këtë periudhë të “çlirimit nacianal” nga okupatori fashist populli shqiptarë përjetoi ngjarje rrënqethëse nga  pushtuesi komunist serbo çetnik. Autori me kujdes të veçantë përshkruan ngjarjet në vijim kur  nga aradhat partizane eliminohen personalitete  udhëheqëse të njohura shqiptare  vetëm se kishin reaguar ashpër kundër padrejtësive dhe masakrave që bëheshin nga këto forca partizane komuniste serbosllave  ndaj popullit shqiptar,..

Në vitin 1947 gjatë luftës me armikun  në Zogaj të Vushtrrisë dhe në Vllahi të Mitrovicës  ishin vrarë shumë luftëtarë të rezisytencës kombëtare të cilët armiku i kishte varrosur në mshehtësin më të madhe në një varrezë masive në oborrin e Ekonomisë së Pyjeve  në Vushtrri, për tu zbuluar eshtrat e tyre pas 64 viteve. Për këtë ngjarje tragjike Saraçi ka paraqitur me kujdes dhe realisht të gjitha  këto ngjarje të hidhura.

 

Pushkatimi i Qamil Hoxhës , Zeqir Gubetinit dhe shqiptarëve të tjerë nga aradhat partizane komuniste

 

Në këtë fushë të zhvillimit të ngjarjeve më se miri ilustron pushkatimi i Qamil Hoxhës ,komisar i brigadës partizane ( i cili kishte mbajtur një fjalim ku kishte mbrojtur shqiptarët e pastaj kishtë dashur ta vrasë  komandantin serb që kishte urdhëruar vrasjen dhe masakrat ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë kësaj periudhe ) dhe të Zeqir Gubetinit të cilin me institimin e disa serbëve vëndas të tij nga Nadakovci  i Vushtrrisë e kishin pushkatuar. Këto masa repressive dhe tragjike për shqiptarët që ishin në radhët e brigadave partizane serbosllave kishin vazhduar deri në fund të luftës , veçanërisht ndaj atyre që  nuk ishin pajtuar dhe kishin kundërshtuar padrejtësitë  dhe vrasjet që bëheshin ndaj shqiptarëve. Kjo shihet më se miri  edhe në   Vërshac të Sremit, ku  për shkak se kishin organizuar këthimin në Kosovë, ishin pushkatuar 10-11 shqiptarë  të cilët kishin dëgjuar se  në Kosovë kishte filluar ndjekja dhe vrasjet ndaj shqiptarëve . Autori me mbrehtësi dhe pedantëri i ka përshkruar të gjitha këto ngjarje, prej fillimit deri në mbarim të librit…

 

Përpjekja për zbardhjen shkencore të trashëgimisë

 

 Në pjesën e dytë të librit Saraçi kapet rreth trashëgimisë kulturore , historike , etnografike, arkeologjike e të tjera të kësaj lamije në teritorin e Vushtrrisë , për të hyrë në mënyrë të kujdesshme për  disa fusha të studimit rreth lashtësisë, se qytetit të Vushtrrisë, me monomrntet historike, kulturore , fetare , arkeologjike e të tjera . Saraçi në mënyrë shkëncore dhe argumentuese është përpjekur të paraqes lashtësinë e qytetit të Vushtrrisë me të gjitha elementet dhe veçoritë që e karakterizojnë fushën e trashigimisë  . Në këtë drejtim ai etimologjinë e qytetit të Vushtrrisë e nxjerr me faktologji të begatshme shkëncore, duke polimizuar me studius të tjerë që për Vushtrrinë, trashigimin e saj kanë shkruar dhe kanë paraqitur teza të gabuara. Saraçi me të dhëna argumentuese dhe me ndërhyrje shkencore të gjitha këto teza të gabuare nga studiusit serb i ka hedhur poshtë. Ai pastaj kritikon pakujdesin ndaj trashigimisë, dëmtimet dhe shkatrrimet që janë bërë ndaj tyre duke porositur instucionët përgjegjëse, faktorin njeri për një angazhim më të madh për ruajtjen e trashigimisë në përgjuthësi…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora