E premte, 29.03.2024, 12:57 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari

E premte, 09.09.2011, 06:27 PM

Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës është vrare sot nga një shpërthim eksplozivi në bulevardin kryesor të qytetit të Vlores. 

33-vjecari,i martuar, baba i dy femijeve 4 dhe 1 vjec, mesohet se ishte nisur per te shkuar ne pune me mjetin e tij kur ndodhi shperthimi brenda ne makine ne ecje e siper. Ne momentin e shperthimit prane tij nuk ka patur mjete te tjera. Shperthimi i forte ka shokuar kalimtaret qe kane pare ne mes te bulevardit nje automjet qe vazhdonte te ecte per inerci pasi shpertheu. Disa prejtyre vrapuan per te nxjerre nga makina drejtuesin e mjetit. I ndjeri ishte ende gjalle kur kalimtaret perpiqeshin te hapnin dyert e shkaterruara.

Per shkak te demtimit te kembeve qe kishin ngecur ne pjeset e demtuara te mjetit, trupi nuk u be e mundur te largohej menjehere nga mjeti, i cili pak sekonda me pas u perfshi nga flaket. 

Eshte dashur nderhyrja e zjarrefikesve qe te shuajne flaket qe shperthyen ne automjetin e shkaterruar nga eksplozivi. Pasi zjarrfikesit evituan ndonje shperthim tjeter te mjetit, policet dhe kalimtaret terhoqen trupin e gjytarit te ri nga mjeti. Pa pritur ende mberritjen e ambulances dhe mjekeve, policet transportuan per ne spital te riun, i cili mesohet se humbi jeten me pas per shkak te plageve te medha dhe djegieve te trupit. 

Ky eshte rasti dyte brenda nje harku te shkurter kohor qe ne qytetin e Vlores organizohen atentate me eksploziv qe shkaktojne terror. Pak muaj me pare ishte Renato Abazi personi qe u ekzekutua me nje shperthim eksplozivi ne qender te qytetit. 

Ngjarja e rende shkaktoi alarm dhe ne Vlore shkuan specialiste te krimeve te renda dhe drejtuesit e larte te policise se shtetit. Ne vendin e ngjarjes jane bere ekspertizat per te mesuar me shume detaje qe do te cojne ne gjetjen e autoreve te ketij krimi barbar. Nderkohe po hetohet edhe mundesia e konflikteve te meparshme duke nisur me listimin e ceshtjeve qe gjyqtari kishte ne shqyrtim.

Gjyqtarët: Sulm ndaj sistemit
 
Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise u shpreh se sulmi me menyren, kohen dhe vendin e ekzekutimit te tij ka mbjelle nje klime terrori te pashembullt dhe ka per synim jo vetem terrorizimin dhe frikesimin e sistemit gjyqësor por, mbi te gjitha goditjen, terrorizimin dhe frikesimin i te gjithe sistemit te drejtesise, agjencive te zbatimit te ligjit dhe cenimin e sundimit te ligjit ne vend. 
  
Unioni ka denuar aktin terrorist dhe i ka bere thirje organeve kompetente shteterore te rrisin performance e tyre ne drejtim te mbrojtjes, sigurise se jetes dhe familjeve te gjyqtareve si dhe kushteve te punes se gjyqtareve. 

Edhe Shoqata e Prokurorëve reagoi pas lajmit per vrasjen e gjyqtarit, duke e konsideruar aktin e vrasjes, si teper te rende.

Gjykata e Lartë reagoi për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës se akti i rëndë kriminal ka tronditur thellë pushtetin 
gjyqësor.

"Vrasja e gjyqtarit i drejtohet pushtetit gjyqësor në tërësi. Krimi i drejtohet të gjithë agjensive të zbatimit 
të ligjit", thuhet në reagim.

Denohet ekzekutimi terrorist

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënoi ashpër aktin kriminal që ndodhi sot në Vlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Në një reagim publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit e konsideron këtë sulm mafioz që i mori jetën e gjyqtarit, si një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. 

"Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit", thuhet në reagimin e Presidentit, i cili i kërkoi autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve. 

Spahiu: Atentat kundër gjyqësorit

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë  Kreshnik Spahiu dënoi ashpër ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Në një prononcim për mediat, Spahiu u shpreh se ekzekutime të tilla terroriste nuk duhet të ndodhin në asnjë vend, ku funksionon rendi dhe ligji.

"Ky akt është në vazhdën e disa ngjarjeve, atentateve kundër gjyqësorit përgjatë viteve të fundit, duke përbërë një rast të paprecedentë që nga koha e Ismail Qemalit", tha Spahiu.

Numri dy i KLD-së kërkoi që kjo ngjarje të trajtohet me prioritet dhe të vendosen para drejtësisë autorët e veprës kriminale, pasi sipas tij, ky është një akt kundër strukturave të drejtësisë.

"Shqipëria synon të jetë në rrugën drejt BE-së dhe jo në Sicilinë e 50 viteve më parë, ku drejtësia gjunjëzohet përballë veprave mafioze dhe krimit të organizuar", tha Spahiu.

Berisha: Akt i shëmtuar kriminal

Edhe Kryeministri Sali Berisha dënoi aktin e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në Vlorë, duke e konsideruar këtë si një ngjarje të shëmtuar kriminale.

Duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij, si dhe të qeverisë, ndaj familjes Konomi dhe të trupës gjyqësore të vendit, Kryeministri Berisha kërkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti mizor.

Topalli: Sulm kundër shtetit 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se ngjarja e sotme në Vlorë është sulm kundër shtetit.

Duke kërkuar që organet e drejtësisë të zbulojnë autorët e këtij atentati, Topalli theksoi 

Ekzekutimi i gjyqtarit Konomi eshte sulm ndaj sistemit gjyqësor dhe mbjell klimë terrori të pashembullt.

Unioni i Gjyqtareve Shqiptare

I ndjeri ishte ende gjalle kur kalimtaret perpiqeshin te hapnin dyert e shkaterruara.

Duke kërkuar që organet e drejtësisë të zbulojnë autorët e këtij atentati, Topalli theksoi se sulmi ndaj atij që i shërben shtetit është sulm ndaj mbarë shoqërisë. 

Kryetarja e legjislativit i shprehu ngushëllimet familjes së gjyqtarit Konomi.

PS: Ngjarje e papranueshme

Edhe Partia Socialiste, nëpërmjet një deklarate për shtyp, dënon vrasjen e gjykatësit Skerdilajd Konomi. Partia Socialiste, - thuhet në njoftim,- shpreh ngushëllimet e saj te sinqerta familjes se gjykatësit, duke e konsideruar sulmin ndaj tij si një sulm mafioz. 

"Ngjarje si kjo ku dora e krimit nuk ngurron te sulmoje e vrase  përfaqësuesit me te larte te ketij shteti jane te papranueshme dhe përbejnë një sinjal alarmi për mbare qytetaret e ketij vendi, thuhet në deklaratën e partisë socialiste. Drejtësia duhet te veproje me force per te nxjerre sa me shpejte autoret e ketij krimi te shëmtuar përpara pergjegjesive dhe per t'iu rezervuar atyre denimin e merituar per kete vrasje mafioze", përfundon deklarata e Partisë Socialiste.   

(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora