E premte, 29.03.2024, 11:23 AM (GMT)

Mendime

Shaban Peraj: Dy ditë për çdokënd

E enjte, 08.09.2011, 07:00 PM


Dy ditë për çdokënd

 

Nga Shaban Peraj

 

Këtyre ditëve të nxehta u dëgjuan shumë fjalë për shpërbërje të Kuvendit aktual të Ulqinit, nga ku opozita e sotme arriti të sigurojë shumicën parlamentare lokale për të vazhduar me një përbërje të re: Forca, krahu  i larguar nga radhët e UDSH-së, Perspektiva dhe PSD-ja.  Kjo ngjarje ka bërë që gjërat të jenë më relaksuese po të mendohet koha kur erdhën në pushtet këta të tanishmit, mënyrën si erdhën, duke ngritur zërin për premtime boshe, për punë që do të bëjnë, si në investime, në ngritje të standartit të qytetarëve, gjë që për qytetarët u bë e papërballushme. Ngritja në fuqi e shpejtë e tyre dhe dobësimi i vrullshëm e pa efekte për të mirën e qytetarëve solli atë që është dashur të ndodhte edhe më heret. Situatat e papranueshme bllokuan proceset politike dhe shoqërore, si mungesë e traditës politike brënda vetë kolicionit të panatyrshëm i cili dorën në zemër nuk ka ndryshuar asgjë që nga dita e parë e ardhjes në krye të pushtetit lokal të Ulqinit. Të njëtit harruan ose e bënë me qëllim, se ai që ka marrë për detyrë shërbimin ndaj qytetarëve duhet të jetë i gatshëm e i vendosur që për hir të çështjes të kalojë edhe lumenj gjaku për të arritur qëllimin, duke e vlerësuar çdo individë për të qenë i respektueshëm në një shoqëri demokratike. Tani kur u janë prishur planet e u janë shpërbërë forcat, duhet të jenë jashtëzakonisht të matur në deklaratat e tyre e të pranojnë qysh në fillim se kjo rrugë është me të përpjeta e tatëpjeta, me bindje se këto gjëra për hir të qytetarëve duhet kapërcyer. Nuk ia vlenë që këta të kapen për pretekste të paqena sepse mendimet kthehen në vorbull, kurse ata që i shërbejnë bien viktimë e tyre. Të njëjtit kanë mbetur konseguent në atë thënien : “populli në këmbë, partia në ballë”, ku para se t’u thyhej timoni patën fjalë miradie për ata që u larguan nga radhët e UDSH-së, e pastaj disa nga ta lëshuan breshëri verbale, jo se është e vërtet ajo që thonë, por se duhet të mbrojnë vetën për rrugën e gabuar që ndoqën për katër vjet në pushtet.

 Punët nuk janë aq thjeshtë, po rrëzohen persona me mbështetje perëndimore e politikanë të metodave revolucionare  të marrjes së pushtetit, pasi vetëm ata e dinë se si e morën atë para katër vjetësh, ndaj i druhen faktit se a mund ta marrin përsëri! Iniciativat e proklamuara prej tyre se gjoja do t’i realizojnë kanë mbetur shterpë për shkak të konfuzionit  të krijuar në masë, që jo vetëm nuk kanë arritur ndonjë rezultat të dobishëm, por po lënë pas urrejtje e neveri. Grimca e punëve të bëra prej tyre ka vlerën e një çasti, dhe ne është kështu e kanë vlerën zero dhe janë një mundim në kurriz të qytetarëve. Ndaj, pretekstet e dhëna prej tyre se si ndodhi ajo që ndodhi, nuk çojnë në qëllimin e përcaktuar, për më keq, bëhen pengesë në demokratizimin e shoqërisë.e konsiderohen të mallkuara, të mangëta. Monopolizimi i idesë dhe vështrimi i së vërtetës vetëm në anën e vet, janë shprehje pretekstualiteti dhe mungesë e synimeve afagjate. Ata që mendojnë ta qeverisin “gjithësinë” sipas gjeometrisë së tyre të prishur s’janë gjë tjetër veçse skllevër të egos që i ka kapluar në marrjen me politikë. Nga dëshira për post e pozitë se dhe ndjenja e popullaritetit i bënë të njëjtit të mos kënaqen në mënyrë legale, prej nga si duket nuk mund ta shpëtojnë veten prej komplekseve, ndaj bëhen shumë të rrezikshëm për shoqërinë ku jetojnë! Por ç’e do se është mjaft e vështirë që çdo individë të mund të bëhet në shërbim kaq i dobishëm e i suksesshëm. 

Fakti që presim të shohim opozitën e tanishme të bëhet pozitë e pushtetit lokal të Ulqinit është për qytetarët një shpresë më shumë, është një motiv për ta që të bënë diçka më shumë se këta të deritashmit, të krijojnë mundësi të reja për debatime konstruktive, për miratime të ligjeve e planeve afatgjate në të mirë të qytetarëve, si një test të kulturës demokrtike të vet atyre, si një shenjë inkurajues  në besimin për ditë më të mira. Këta duhet të ndjekin një rrugë tjetër nga paraardhësit, të përdorin fuqinë e mjedisit ku jetojnë e veprojnë, të mos heshtin kur duhet të flasin, të flasin pak e të punojnë shumë për të çuar në vend premtimet e dhëna, ndaj duhet të besojmë se për çdo njeri ka dy ditë: e para, dita e vet, e dyta, dita e brezave që do vijnë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora