E premte, 19.04.2024, 08:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Këneta e vdekjes e Makensen Bungos

E enjte, 08.09.2011, 07:21 PM


50-vjet me "Gurin e Sizifit" mbi kurriz

 

Këneta e vdekjes e Makensen Bungos

 

(esse)

 

Nga Përparim Hysi

 

Sapo ishte përmbysur diktatura dhe  po dukej si një diell  i bukur,demokracia.Qe,me sa më kujtohet,një nga ditët e marsit të vitit 1991 dhe kolegu im,Makensen Bungo,më ndalon në intimitet.Njiheshim me të qysh nga viti 1960 si mësues që jepnim gjuhë-letërsi në fshatra të ndryshëm të Fierit,se,për arsye biografie,edhe unë dhe,ca më shumë ai,nuk mund t'i afroheshim qytetit.Qemë kolegë dhe nuk qemë as shokë dhe as miq.

Por,sado që kurrë nuk kishim bluar intimitete me njëri-tjetrin,ja që në një nga ato ditë,Makenseni,më ndaloi,paksa veçmas,dhe më besoi një të"fshehtë":më dha disa fashikuj të tërë,shkruar me stërmundim me dorën e tij,në ndonjë makinë të marrë "hua" të ndonjë të mirëbesuari dhe më tha:-Të lutem,dua që ti,i pari,të bësh konsulencën apo redaktimin e këtij romani tim që e kam mbajtur mbi kurriz si "Gurin e Sizifit" mbi 50-vjet.Befasia ime qe e dyfishtë:së pari,se,ende,frika si"autocensurë",nuk u kish dalë të gjithëve dhe,veç kësaj,kolegu,gati 20-vjet më i madh se unë në moshë,po më jepte një tagër që nuk e meritoja.Unë,ende,nuk ia kisha bërë"baf" me ndonjë libër dhe aq më tepër të bëja redaktorin me një roman.M'u duk ,për një çast,sikur atë "gur" ai e hoqi nga kurrizi  i tij dhe ma hodhi mua mbi kurriz.I mora fashikujt që qenë goxha dhe frymën e mbajta në shtëpi,në fshat.

Atje,sa hyra në shtëpi,hoqa"gurin" nga kurrizi dhe fillova të lexoj.Që në faqet e para,po befasohesha.Qe një "rrënqethje" që të zinte vetvetiu:si punë e etheve apo ca më shumë:si një sëmundje gjitëse.E ka dikush afër teje dhe,sakaq, me që ke qenë afër tij,të zuri dhe ty.-S'është e mundur,- thosha me vete.Më duket se kolegu im ka egzagjeruar,por,mjerisht,qeshë unë,"redaktori",që,me që nuk e kisha provuar,atë"golgotë"  me përmasa hiperbolike,që vija në dyshim ato"vuajtje" që ia kalonin dhe "Ferrit" të Dantes.

Disa ditë i kalova me këta fashikuj dhe kur ia ktheva mikut tim me vërejtjet e një fillestari,domosdo,me që vet nuk kisha rënë nga fiku,qëndrova në disa "pasazhe" që m'u dukën absurde:tej kufijëve racionalë.I mori fashikujt dhe,kur pa  vërejtjen time,më tha:-Asgjë nuk kam shtuar.Janë gozhdë si ato që kryqëzuan Krishtin të ngulur në trupin tim dhe të gjithë atyre që vuajtën  me mua.

 

*    *   *

Makensen Bungo,autori i romanit"Këneta e vdekjes",qe ende student në Normalen e Elbasanit,kur në vitin 1948 i vunë prangat se akuzohej si anëtar i një organizate nacionaliste dhe,ç'qe më e madhja,ky student honor paska ngritur zërin dhe paska thënë:-Mbeti Kosova me Jugosllavinë,atëherë mbetëm me gjysëm mushkërie.I vunë hekurat dhe arsyeja më madhore qe gjetkë:Makensen Bungo rridhte nga një familje e pasur elbasanase dhe komunizmi bash këto familje i vrau,i burgosi, i internoi dhe më sakt:i masakroi.Bëri 5 vjet burg dhe këto vuajtje që hoq në burg apo dhe ca më shumë: në tharjen e kënetës së Maliqit,ai i tregon në romanin e tij:"Këneta e vdekjes".

Unë,"redaktori",me kolegun tim nuk u pashë më.Ai iku nga Fieri dhe shkoi në Elbasan.Fitoi"licencën" për t'u kthyer në qytetin e tij,se duhet thënë,se,sado elbasanas den baba den,ai e kaloi jetën e tij,fshatrave në jug të Shqipërisë,si:Berat,Tepelenë dhe duke e mbyllur në Levan të Fierit ku punoi gati 25-vjet deri sa doli në pension.Pra,pak a shumë,për të mund të thuash:fieraku nga Elbasani.Pra,nuk e pashë më edhe për një arsye tjetër:në vitin 1997,Makensen Bugo,familjarisht,ishte vendosur  në Amerikë.

Kur në vitin 2000 dhe unë familjarisht zura Amerikën,filova të kërkoj andej-këndej për miq e të njohur.Më së fundi,rashë dhe në "gjurmat" e mikut tim.Fillimisht,më dërgoi një libër"Poemë për Kosovën",për të cilën,sa e lexova,bëra dhe një rençencë tek "Fjala e lirë".Makensen Bungo,elbasansi nga "Fieri",e meriton të kete dhe ndjashtimin:"Kosovari",se për Kosovën u burgos dhe Kosova  është si një mushkëri e tretë që ia  ngop frymëmarrjen në këto vite të pleqërisë.Ai,për fat të mirë,ndoshta është shkrimtari më i "ri",në moshë të vjetër,që shkruan dhe vetëm shkruan.Në se po zgjatem,paksa, dhe po flas ,kalimthi,për të,i them lexuesit të më falë,por e ndjej si një detyrim moral:Makensen Bungo kish provuar të shkruante dhe të botonte që në prag të çlirimit se e pati dhuntinë.Mund të provonte të shkruante,edhe pas daljes nga burgu,duke e kthyer "pllakën",por jo:nuk shkroi asnjë rresht.Ai nuk mund të tradhtonte idealet për të  zënë qoft,dhe kur po i afrohej pensioni,një vënd në qytet,por nuk u dha.Si mësues (kam qenë koleg me të për gati 25-vjet) ,ishte një nga mësuesët më të mirë që kishte Fieri,por qëndroi atje,në Levan,dhe shkrimet-që ia besonte vetëm vetes,- i mbajti  "fshehur",gjithmonë shpresonte se do vinte një ditë që ai dhe shokët e tij të idealit-dhe jo vetëm ata- e prisnin.Dhe,kur erdhi "ajo ditë",ai filloi e shkroi:së pari,kujtimet e burgut;mandej me Kosovën;mandej për nacionalistin e madh Abaz Kupin;për një teatër absurd që është lozur me familjen e tij  nga komunsitët të cilën e ka pasqyruar në romanin e tij "Rrugëtim me psherëtima" dhe shkruan e shkruan:në prozë e poezi.Dhe,sado që i ka mbushur 85-vjeç,ai ende ka vlagun e një të riu dhe,kur flas me të në telefon (ai në New Jork dhe unë në Florida) më thotë:do fitoj kohën e humbur.Unë e inkurajoj dhe më vjen mirë për këtë"rinim" të vonë të tij.

 

*         *      *

Kushdo që lexon "Këneta e vdekjes" zë dhe llahtariset.Vloçishti është një ferr i vërtetë dhe jo supozim.Është një torturë apo një varrosje për së gjalli.

Të punosh në kondita barbare,në llurbë e baltë,gjysëm lakuriq i futur në ujë,në zhegun e gushtit apo në acarin zëmërak të dimrit,të zë dhe ty që lexon,cërma.Kur shikon një xhelat me sytë e kuq ,prej gjaku,të kapter Zenelit,llahtarisesh.Goditjet me shkop në kokë apo në çdo pjesë të trupit(as kafshët nuk goditen kështu?!) ,janë vetëm ca "thërrmija" në morinë e torturave që  vuanin këtë të "vdekur" të pakallur.Në këtë kamp shfarosës,mungon vetëm djegja  që e dallon,sado pak,nga kampet e Hitlerit.Se,sa për të tjerat,jo vetëm i përjetuan në ato "kampe",po i patën me tepricë.

Le t'u përmënd vetëm disa syresh:,lënia pa bukë;zhytja me kokë në llurbë;futja në varr për së gjalli(duke u lënë vetëm kokën jashtë) ,torturë që e sheh në vëndet e Amerikës Latine në vitet e shkuara;kryqëzim si Krishti së gjalli( a ju kujtohen seç bënë romakët kur  shtypën kryengritjen e Spartakut?);ngrënia e cigareve sikur të hanin një copë bukë;mbështyma kolekitvisht nga shokët;rrahja"reciproke" me shkop,shoku kundër shokut,për ta bërë edhe më të flliqur,edhe më të pistë,edhe më të ndotur atë skenë,me të vërtetë,tragjike.

Kur lexon,të duket se dhe vet je duke dururar "mbështymat" e detyruara,je duke "ngrënë" si dy peqinasit cigaret e papira deri në fund;sheh që të marrin gavetën  me atë lëngun që ta shpifë,dhe ta hedhin tek këmbët;je duke ngrënë shkopinj me urdhërin e xhelatit  Zenel dhe jo vetëm të tij.Të zë data kur sheh Atë Josifin( të vetmin klerik orthodoks të arrestuar),që i detyruar nga bisha Zenel,të kridhte disa herë në llurbë vetëm e vetëm se ka  mjekërr.Detyrohet,i përdritshmi Atë që jo vetëm të heqë mjekrrën,por dhe rroben e tij fetare,Kur mbet vetëm me këmishë,sheh se dikush i zgjat një pallto.-Merre,ta kam falur.Është një nga"kolegët",Kur e shoh këtë skenë,më vijnë në mënd fjalët e nobelistit francez Anatol Franc që thotë diku:-Aty ku është vuajtja dhe hidhërimi,aty është fitorja dhe guximi".Dhe vërtet kështu është.Ka vuajtje të frikshme në roman,po ka një solidaritet të prekshëm që nuk është potencial,por real.Këtë e gjen në krejt romanin.Në figurën  e SHaban Plakës,në figurën e Daut Burrës,të Liko Korçës dhe,për të mos vazhduar,me plot  personazhe të tjerë.

Po a mund të vazdhohet e të numërosh dot torturat që mëndjet djallëzore të "kupolës" komuniste dhe jerarkëve të saj,zbatonin poshtë,sidomos,me këta fatkeq që ,krejt pa faj,provuan mbi kuriz vite e vite të tëra.Le të ndalesh,për një çast,vetëm me atë skenën kur në "kamp" sjellin tregëtarët korçarë.Këtyre jo vetëm u morën pasurinë që kishin vënë me djersë,por dhe u shkatërruan familjet dhe,disa prej tyre,u morën dhe jetën.Taqka që përfundon me "vetvarje" është  një dëshmi tragjike i këtij segrecioni jo për rracë apo ngjyrë,po vetëm për"ideologji:kouminzimi ta heq pallton që ke mbi kurriz,ta merr dhe,pa të pyetur,o e bën të vetën o ia jep kujt si dhuratë.Taqka pati një mbarim tragjik duke u "vetvarur",por dikatura qe vampire:-Pa merr ato darët e marangozit dhe m'i  shkul ata dhëmbët e florinjtë,-urdhëron komndanti.Pa më thuaj,lexues:-A ka skenë më makabre?!!!

 

*     *    *

Autori është dhe personazh  i këtij ferri komunist.Ai është aty,në roman,me emrin e Sopot Vrushos.Dhe aq modest është në rrëfimin e tij,sa ti,si lexues,zo se e dallon atë nga të tjerët.Këtu qëndron,mendoj unë,dhe vlera e tij:nuk rreh gjoksinn dhe të bërtas:-Jam unë dhe vetëm unë që bëra "njërën" atje,në Vloçisht.Jo,përkundrazi,ia egziston si të gjithë bashkëvuajtësit e tjerë.S'ka aty,në roman,asnjë "hero qëndror" të tipit realizëm socialist.Sopot Vrushë është dhe Ahmet Kurti,është dhe Seiti,është dhe peqinasi i gjatë dhe i shkurtër,është dhe Atë Josifi,është...,O Zot,po amund t'i përmëndësh të tërë.Sado,me penalata të shkrutër,nuk mund të rri pa "lakuar" dhe ca perosnazhe,pak të veçantë:një që,i torturuar pa mëshirë,humbi memoriem dhe sado i shkolluar që qe,bërtiste në gjuhën gjermane:"Ales shajzen" që në shqip do të thoshte:mut.Pra,kudo u bë mut! I marri,- thotë diku Hygoi,- thotë trroç atë që nuk e thotë dot një mëndje e kthiellët.Ky,i "marrë" jep shpirt me thirrjen proverbiale:-Rroftë vdekja që është më e ëmbël se hallva!

Dhe përsëri"mut".Kalimthi,autori,jep takimin me bashkëvujatësin,Dhimitër Pasko alias Mitrush Kuteli.Kur kapter Zeneli e pyet këtë të fundit seç çfarë je?-Unë jam shkrimtar! -Çfarë,çfarë?-Shkrimtar që shkruaj libra.-Libra ti,-shpotit injoranti Zenel,- libra shkruan vetëm Lenini!!!!

Dhe prapë me Kutelin.E pyesin se si je dhe në përgjithësi si jemi ne,të burgosurit,dhe,ky,prozatori më i bukur dhe më i ëmbël nga gjithë shkrimtarët të vdekur e të gjallë,jo pa një notë humori,shpjegohet:

-Ore,në Poradec,kemi patur ne një Çili që qe i varfër tej mase.E pyesnim:-Po si je,mo Çili?Dhe  Çili përjgjigjej:-Po si të jem, mo?Jam si muti!Një shpjegim sa me humor të hidhur dhe aq domethënës.Po ne,shton Kuteli,nuk do jemi si Çili,do vijë dhe dita jonë,Dhe dita erdhi po,i madhi Kutel,kishte 30 vjet që kish ndërruar jetë.Sidoqoftë,pa mbyllur këtë "esse",do i kthehem prapë Kutelit.

Në roman,si në hije,po realisht del dhe një shkrimtar tjetër.Edhe ky i burgosur,një nga dramaturgët më të mirë të paraçlirimit,elbasanasi Et'hem Haxhiademi.Sado i plakur,thotë:-Ju të rinjtë duhet të rroni dhe të tregoni për vuajtjet që keni hequr.Siç thoshte dhe siç shkroi Frati i madh,Atë  Pllumbi"Rrno për me tregue".Dhe një nga këta që"rrnoj për me tregue" është dhe Makensen Bungo që jo vetëm ka treguar bukur,por me një realitet pa zbukurime sikur ka bërë një tablo apo një kompozicion në pikturë,me disa skena,ku jo vetëm prekesh,por dhe përlotesh.Le të ndalemi vetën në një çast:"tharësit" e kënetës festojnë si me kor vetëm lajmin se do linin kampin shfarosës dhe do ktheheshin në burg.T'i gëzohesh burgut?A ka më paradoksale se kaq?!!! Jo.Askund nuk kam hassur në asnjë leximet e mia qoft dhe nga përkthimet që të festosh se do shkosh në burg.Është njësoj si në atë proverbin turk:-Pas kasavetit,ka selamet.Aq i pështirë dhe i frikshëm paska qenë"gulagu" hoxhist.E kam lexuar Solzhenicinin dhe e di mirë dhe" gulagun " e tij dhe të mijëra e mijëra fatkeqëve si ai.Por them që nuk e teproi fare se Magadani-kryeqyteti i gulagut siberian,- ku e ku ka qenë më i "butë" se Magadanët e Enverit që i kish ngritur:në Vloçisht,në Spaç,në Burrel,në Vlashuk,në Baden,në Tepelenë,në Borsh,Torrovicë,në Talë dhe për të mos vazhduar me të tjera.Torturat që hoqën këta të mjerë (që janë dhe këta me mijëra) , ku e ku janë ku e ku më të egra se ato  të Siberisë e Co....Besoj se në "tortura",regjimi hoxhist mund të konkuronte vetëm me"vëllezërit etij siamezë" të Kamboxheis së Pol Potit apo tëkoreano-veriroëve të Kim Ir Senit dhe trashgimtarëve të tij.

 

*      *     *

Ky roman ka vlera të mëdha dëshmuese për të demaskuar atë regjim satrap që shkatërroi qindra e qindra familje dhe,veç tjerash, tentoi të prishi genin e pastër shqiptar.Është për të ardhur keq,që,megjithëse, ka ardhur demokracia(ka 20-vjet),asnjë prej këtyre"dëshmive historike" dhe me vlera të pakompensueshme,nuk është bërë pjesë e programit të letërsisë në shkolla.Përkundrazi,në shkolla,ende,janë po ata shrkimtarë që kënduan për Envveri e për partinë dhe pranohet,fare,paradoksilisht:se kemi qenë të gjithë" b a s h k ë v u a  j t ë s !!!!   Po,bërtas,jo nën zë unë.Në një nga poezitë e mia them:

- Mos më bëj  karshillëk!

Se ty,kur të pillte kau,mua më ngrodhte lopa

Mua"lufta e kllasës",më vrau

Ti bridhje nga Evropa.

 

......................................

Pra,mos më bëj karshillëk

E ke pak që të them: j a z ë k!!!!

 

Them unë,por ç'thonë ata që drejtojnë prej 20-vjetësh. Kam shkruar një poezi me titullin"Pse,President?!"( e kam përfshirë në librin tim:Njerëz që dua" qo dolin në dritë në vitin 2010) , ku replikoja me presidentin e asaj kohe,Alfred Moisiu,se nuk pranoit t'i japë"Nderi I Kombit" të pavdekshmit,Mitrush Kutelit.Qe veç mëndësi e një ushtaraku që nuk doli dot nga "lëkura e mëndësive" të vjetra.Se,duket,nuk e ka lexuar "Kënetën e vdekjes" as"RRno me tregue";se nuk e dinte që Kuteli,vetëm pse nuk dorëzoi"shifrën sekrete të bankës" e meritonte atë Nder dhe ,veç Vloçishtit ku qe si Çili historik,ai është prozatori më i madh i të gjithë kohërave dhe një përkthenjës po kaq brilant.Nderi I kombit u dha nga presidenti i tanishëm,Zoti Bamir Topi.Në se u ndala në këtë "ngjarje" e bëj jo pa qëllim.Burgjet tona kanë qenë më gjakatarët.Por të çudit porosia e të urtit dhe të madhit:-Haxhiademi.Tregoni po mos mbani urrejtje me vete.Dhe autori flet në emër të gjithë bashkëvujatësve:-Ne urrjemë të gjithë ata që na torturuan,por nuk duam që ndëshkimi ynë të bjerë mbi fëmijtë e tyre.Është një kërkesë shumë humane.Paradoksi qe xhelatët e djeshëm as që u dënuan.Edhe "emineca gri" Ramiz Alia apo ca më shumë,zonja Hohxa gëzojnë,shkruajnë libra,japin intervista dhe,siç lexova,së fundi,nga pedagogu ,shkrimtari e poeti Agron Tufa,disa nga ata,shkulësit e dhëmbëve të florinjtë",punokan në misitritë tona të qeverisë demokratike dhe po hapin gjyqe,se nuk po u njihte grada shkencore.Kësaj nuk ke seç i thua,veç t'i kthehesh figurës tragjike,të Malombrës,tek "Qyteti i fundir" të Petro Markos,që ulërinte:-Povera noi!!! Por pse kështu?- pyes unë. A s'ka ardhur koha e një "katarsisi" të vërtetë?Dhe po vet përgjigjem:-Jo vetëm ka ardhur,por ka kaluar.Sidoqoftë,kurrë nuk është vonë që brezi i ri të njihet me këto të vërteta të hidhura për të kutpuar sekush kanë qenë"vuajtësit",kush kanë qenë persekutorët.Të hiqet egjëra prej grurit.Egjëra të vë në gjumë.Një popull që fle është si një pellg me ujë të ndënjur.Në ujën e ndënjur askush nuk pi ujë.

 

*     *    *

Në mbyllje të kësaj "esseje" pak të gjatë,mund të them se  jam i bindur që persekutorët hoxhistë janë më të egër në gjithë historinë.Këtë e tegon,kalimthi,dhe Ahmet Kurti që ka provuar burgun e Brezhdanit në Berat në kohën e Zogut.Po veç kësaj,dua të bie për karshi një figurë legjendare,e të njohur në tërë botën:Zezakun,Nelson Mandela.Ky bëri atë burg që njihet si nga famkeqët në bortë,por,kur e krahasoi gardian Zenel me atë të Mandelës ka një ndryshim siç ka dita prej natës.Mandela kur u bë president në Afrikën e Jugut,para gjitthë të ardhurëve nga bota,thirri dhe tri emrat e gardianëve të tij:-Çohuni në këmbë,- u tha ai,se dua ta marrin vesh që të gjithë:-Ju qetë  "njerëzor" me mua.Nuk ka rrëfim më të prekshëm se kaq.Pa vërë,për fare pak,përballë tyre,këtë kapter Zenelin e Vloçishtit dhe e kupton vet se me çfarë xhelatësh kishe të bëje.Është e domsdoshme,them unë,që fragmente të shkruara nga shkrimtarë të persekutuar,në prozë e poezi,duhet të jenë në porgarmin e letërsisë nëpër shkolla.Një nga këto,është dhe ky roman e  të "riut" 85-vjeçar,Makensen Bungo.

 

4 shtator 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora