E diele, 03.07.2022, 09:37 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Aurel Dasareti: Skllevërit e Etjes për Pushtet pa Shtet

E enjte, 08.09.2011, 07:55 PM


Skllevërit e ETJES për Pushtet pa Shtet

 

Nga Aurel Dasareti, Arizona

 

Kur rrethet e ngushta planifikojnë se çka do të bëjnë dhe nuk i japin llogari askujt, zë të ecë guximshëm korrupsioni. Vetëm njerëzit e lirë mund t`i mbrojnë qëndrimet e veta dhe nderin e fortë për një përfundim të përbashkët, përkrahin interesat e kombit para interesave personale. Ne tash jemi për të pranuar standardet e luftës me armiqtë natyralë të lirisë dhe, nëse është e domosdoshme, do të shpenzojmë tërë forcën e kombit që t`i kufizojmë dhe shfuqizojmë pretendimet dhe forcën e armikut.

 

Pas 20 viteve të sistemit “pluralist” është e lehtë të arrihet në përfundim se gati gjithë të vetëshpallurit “politikanë” shqipfolës të FYROM-it, >Bashkëpunuesit me armikun< janë të çmendur, vetëm se marrëzia e tyre është një sistem jete, pasi ushqen iluzionin e plotfuqisë, iluzionin e kapërcimit të ekzistencës njerëzore. Për të fituar këtë pushtet absolut patjetër të bashkëpunojnë me armikun prandaj edhe humbin çdo kontakt të shëndosh me popullin të cilin gjoja se e përfaqësojnë. Duke i përjashtuar ata, bëhen për vete të përjashtuar. Marrëzia është e pashmangshme, pasi, ata “politikanë” partia e të cilëve për momentin dështon në orvatjen për të fituar pushtetin që ua mundëson të rrinë afër aleteve të Kryeministrit sllavo-folës, mbeten të vetëm, xheloz, të pafuqishëm.

 

Qeveritë e krimbave të FYROM-it kanë urdhëruar torturimin e të burgosurve politik shqiptarë edhe pas fillimit të “demokratizimit” të këtij shteti të përkohshëm. Metodat e torturës që përdorin këta shovinistë tejkalojnë në stërhollim dhe mizori ato të UDB-ës. Kushdo që ka qenë apo është kryeministër në at krijesë artificiale, urdhëron personalisht llojin e torturës, që duhet të zbatohet ndaj një të burgosuri fatkeq shqiptar. Por sadizmi i tij është gjithnjë mendor. Kryeministri i asistuar nga satelitët e tij shqipfolës donë t`i bënë shqiptarët të besojnë se janë të sigurt, që t`i arreston më pas, me një apo dy ditë largësi. Natyrisht në këtë mënyrë, arresti e godet më ashpër viktimën që e kishte ndjerë veten të sigurt, dhe Kryeministri mund të shijon kënaqësinë sadiste për të ditur fatin e vërtetë të një njeriu në po at çast, kur i siguron mirëdashjen e tij. A gjendet vallë ndonjë ndjenjë më e lartë epërsie dhe kontrolli mbi të tjerët?

 

Sjelljet e okupatorit, nxjerrin në pah qartas një element të karakterit të tyre të fëlliqur: dëshirën për t`u treguar shqiptarëve të robëruar se kolonizatorët kanë mbi ta pushtet dhe kontroll të plotë: mjafton një fjali e kryeministrit aktual që ata të vriten, të torturohen, të shpëtonin përsëri, të shpërblehen. Okupatorët kanë një pushtet hyjnor mbi jetën dhe vdekjen e shqiptarëve në atë tokë stërgjyshore tonën, pushtet që ka vetëm natyra, t`i bëjë të rriten e të shkatërrohen, t`i bëjë të vuajnë e t`i shërojë. Jeta dhe vdekja e shqiptarëve varen nga tekat e tyre.

 

Të shtrëngohet dikush të durojë vuajtje apo poshtërime pa pasur mundësinë as të mbrohet, është një prej shfaqjeve të kontrollit të plotë, por nuk është sigurisht e vetmja. Kush ushtron kontrollin e plotë e shndërron këtë të fundit në një objekt të tij, në një pronë të tij, për të cilën bëhet zot.

 

Ndonjëherë kontrolli mund të jetë deri dhe i dobishëm nëse për shembull në të gjitha trojet tona instalohet qeverisja e forcave patriotike si fazë kalimtare në dekolonizimin, lirinë e plotë dhe demokracinë e mirëfilltë. Kjo vetëm në rast se Kombi gjendet para shkatërrimit biologjik. Dhe, në një rast të tillë mund të flisnim për një formë kontrolli mirëbërës të përkohshëm, si në të gjitha rastet kur një person sundon tjetrin për të mirën e tij, duke inkurajuar vërtetë zhvillimin e tij nën pikëpamje të ndryshme, por duke mos e mbajtur atë nën vargonj.

 

Të mbash nën kontroll plotësisht një qenie tjetër të gjallë do të thotë ta gjymtosh, t`i zësh frymën, ta zhgënjesh atë. Një kontroll i tillë paraqet një gamë të tërë formash dhe nivelesh.

 

Bashkëpunuesit me armikun: kanë një karakter të skajshëm të kontrollit dashakeq, që është i njëvlershëm me një dëshirë për pushtet të pakufishëm. Janë ata tradhtarë të Kombit, që për hir të një vargu rrethanash kanë arritur në një pozitë të pushtetit të pakufishëm mbi shqiptarët, bëhen përherë e më tepër skllav të etjes së tyre për pushtet.

 

Grykësit ia hapin gropën vetes me dhëmbët e tyre.

 

Bashkëpunuesit me armikun, me gënjeshtra, intriga dhe tradhti atdheu, duke shkelur mbi vullnetin e juaj e morën përsipër fuqinë për të udhëhequr fatin e Kombit. Uzurpatorët me forcën e bajonetave të armikut na e mbytën lirinë, vendosën terrorizmin.

 

Bashkimi kombëtar është një aspiratë natyrore dhe njerëzore, që nuk vdes kurrë. Zgjidhjet dhe formulat politike, që nuk e përfillin këtë gjë janë të përkohshme dhe jo afatgjata. Kombi shqiptar ekziston. Këtë nuk mund dot ta mohojë askush, as të huajt, as vetë shqiptarët. Përvoja më ka mësuar se vetëm ato ndërgjegje që janë të zgjuara lejojnë t`i thërrasësh dhe t`i mprehësh.

 

Dinjiteti i njeriut qëndron në aftësinë për të patur qëllime në sundimin e të paarritshmes, ashtu si tragjedia e tij qëndron në faktin se ka kundër rrjedhën e ngjarjeve dhe të veprimeve të botës.

 

Pasioni më i zjarrtë për udhëtimet, s`është veçse ajo kënaqësia e rrezikshme e të menduarit plot guxim, për të ndryshuar botën e për të gjetur një përgjigje për të gjitha gjërat, njerëzit dhe ngjarjet. Në këto kohëra dramatike për Kombin përballemi me një etje që nuk shuhet me programe dhe libra, por kërkon dhe kushton gjithnjë e më tepër, e cila kërkon të vesh në shërbim të saj zemrën dhe gjakun.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora