Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjermani, shmanget sulmi terrorist

| E enjte, 08.09.2011, 07:57 PM |


Policia në Berlin ka arrestuar dy persona të dyshuar se po planifikonin një sulm me bombë.

 

Një nga të arrestuarit është një 24-vjecar gjerman me prejardhje libaneze, ndërsa tjetri nga Gaza, 28 vjec.

 

Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se ata kishin siguruar substanca kimike që mund të përdoren për të prodhuar eksploziv.

 

Policia po kontrollon një qendër kulturore islamike në një zonë të kryeqytetit, si dhe banesat e dy të rinjve të arrestuar.

 

Gjermani, frikë për sulme terroriste

 

Pak para 10 vjetorit të sulmeve terroriste në Nju-Jork dhe Uashington Ministri i Brendshëm federal, Hans-Peter Friedrich ka paralajmëruar nga rreziku i terroristëve islamikë në Gjermani.

 

Në gazetën "Bild", Friedrich tha se ka rreth 1.000 persona, që mund të quhen terroristë të mundshëm islamikë. Prej këtyre rreth 130 konsiderohen si veçanërisht të rrezikshëm. Për këtë arsye ata mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm nga ana e autoriteteve.

 

Ministri i Brendshëm Federal tha se rreziku më i madh vjen nga dora të veçanta dhe ata është e vështirë të zbulohen. Muslimanëve në Gjermani, ai u bëri thirrje që të bashkëpunojnë me autoritetet e sigurisë.

 

TCH