E enjte, 25.04.2024, 05:17 PM (GMT+1)

Mendime

Kosova dhe Dhelpra e Ballkanit

E shtune, 16.02.2008, 01:45 AM


Artikull i botuar  në gazetën prestigjioze bukureshtare të  shtypur dhe elektronike  Evenimentul Zilei, e lexuar nga 500 mijë vetë.
  
Florian Bichir (Bukuresht)
   
Zgjidhja e çështjes së Kosovës përmes shpalljes së pavarësisë së saj provokon ankthe të mëdha në Bukuresht, madje dhe në nivel autoritetesh.  Kjo kjo vjen si pasojë e faktit se si sipas një sqenari, do të pasojë pavarësia e Vojvodinës, si pasojë e së cilës do të vehet në shqyrtim Visi i Sekujve, Kovazna dhe Hargjita, apo Har/kovi, siç po e përmendin, gjë që, sipas lehjeve të kota, e shpërbëka Rumaninë.
  I hidhëruar nga propaganda mediatike që e ka si burim Beogradin, poeti i madh Baki Ymeri, siç e pagëzonte Marin Sorescu, më ka dërguar disa rrjeshta: „Derisa Basarabia ka qenë koloni e Rusisë, Kosova ka qenë koloni e Serbisë. Krahasimi ndërmjet Kosovës dhe Transnistrisë apo zonave tjera të ndodhura nën tutelën e Kremlinit është një krahasim i gabuar që vjen nga kuzhinat e shërbimeve të fshehta të ultranacionalizmit serb. Kosova është motra binjake e Besarabisë”.
  Duke qenë i dashur me përgjërim në  këto troje, edhepse me prejardhje rumune, Baki Ymeri si përfaqësues i komunitetit shqiptar, është totalisht i revoltuar nga sqenarët e lansuar: ”Të kërkosh bashkimin e Transilvanisë rumune me Hungarinë, është njësoj sikur të kërkosh bashkimin e Kosovës shqiptare me Serbinë, apo të Moldavisë rumune me Rusinë. Derisa hungarezët e Transilvanisë jetojnë në dy-tre rrethe në zemër të Rumanisë, pa patur kurrfarë lidhjesh gjeografike me Hungarinë, ata kanë të drejtë për të drejta kombëtare, por jo edhe për pavarësi apo bashkim kombëtar. Kujt i konvenojnë kërkesat e këtilla absurde, antirumune dhe antishqiptare”?
           Është e qartë se në vitet 1998-1999, në shtypin rumun botoheshin artikuj për krimet e luftës kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës, apo kushtrimet e shqiptarëve përmes të cilave kërkohej  intervenimi i NATO-s për shmangjen e regjimit të Milloshevit. Prej asokohe, ndërkaq, shkallë/shkallë, nisën të dalin versione të llojllojshme:  gjoja se shqiptarët qenkan myslimanë, gjoja se krijohet një shtet mysliman në zemër të Ballkanit, etj. Pa marrë parasysh faktin se shumica mbajnë emra myslimanësh, të rrallë janë ata që krenohen me përkatësinë myslimane, ngase sipas historisë, shqiptarët e dinë se janë pasardhës të ilirëve që e përqafuan krishtërimin nga Shën Pali.
           Diçka tjetër duhet dhënë për të menduar, jo vetëm autoriteteve, por edhe të ashtuquajturve analistë: pozita e Rusisë! Kremlini përpiqet në mënyrë të dëshpruar të gjejë një aleat në Ballkan, në personin e Serbisë. Si çdo fuqi e madhe që respektohet, Rusia shkon mbi dy kokë, siç thuhet: përkrahje të drejtëpërdrejtë, përmes të gjitha rrethanave: ushtarake, politike dhe diplomatike regjimeve separatiste të Transnistrisë, Osetisë së Jugut, Abhazisë, megjithëse në rastin e Jugosllavisë dhe Serbisë ka përkrahur paprekshmërinë e territorit të një vendi të njohur në përmasa internacionale. Sidoqoftë, ajo do të fitojë në çdo situatë…
           Dhe është duke lëshuar rrënjë kësaj here propaganda serbe, e prekur sentimentalisht me ndihmën e miteve: me serbët nuk jemi qortuar kurrë, jemi ortodoksë dhe e kemi të njëjtin armik: Hungarinë. Se rumunët e Serbisë janë të persekutuar sistematikisht dhe se nuk kanë kurrfarë të drejtash fetare në gjuhën rumune, nuk thuhet. Se me rastin e sulmit të Jugosllavisë, më 1941, serbët e kanë bombarduar Aradin dhe Timishoarën, kalohet në heshtje. Po qe se Rusisë rumunët i thonë Arushë, Serbia është e pagëzuar (nga Shqiptari i Bukureshtit më 1989 – shën. i përkth.), si Dhelpra. E Ballkanit. Dhelpra. Domethënë ajo kafshë që vjedh fshehtas dhe fotografohet si e pafajshme. (Kosova si Vulpen in Balcani, Evenimentul, Bukuresht, 17 shkurt 2008)

Origjinali në www.evenimentulzilei.ro



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora