Përvjetori i vdekjes së Nënës Terezë, botimi i librit të famshëm rus “Doktor Zhivago”, Parada e parë për Ditën e Punës e mbajtur në Nju Jork, fundi i luftës ruso-japoneze, sulmi i terroristëve palestinezë ndaj ekipit olimpik izraelit në Lojërat Verore në Mynih, si dhe shumë ngjarje të tjera që kanë ndodhur sot në histori.
1698 Peter i Madh i Rusisë imponoi një taksë për ata që mbanin mjekrat e gjata.
1774 Kongresi Kontinental i parë u mblodh në Filadelfia.
1793 Filloi sundimi i terrorit gjatë Revolucionit Francez, kur Konventa Kombëtare krijoi masa të rrepta për të shtypur aktivitetet kundër revolucionare.
1836 Sem Houston u zgjodh president i Republikës së Teksasit.
1882 Parada e parë për Ditën e Punës u mbajt në Nju Jork.
1905 Traktati i Portsmouth, duke i dhënë fund luftës ruso-japoneze, është nënshkruar në Nju Hampshir.
1914 Beteja e parë e Marne filloi gjatë Luftës së Parë Botërore.
1939 Shtetet e Bashkuara u shpallën neutrale ndaj Luftës së Dytë Botërore.
1957 U botua romani "Në rrugë" nga Jack Kerouac.
1958 "Doktor Zhivago", i autorit rus Boris Pasternak, u botua në Shtetet e Bashkuara.
1972 Terroristët palestinezë sulmuan ekipin olimpik izraelit në Lojërat Verore në Mynih. 11 atletë izraelitë, pesë terroristë dhe një polic janë vrarë.
1997 Fituesja e Çmimit Nobel të Paqes, Nënë Tereza, vdiq në Kalkuta,Indi, në moshën 87.
2005 Presidenti Gjorgj Bush emëroi Xhon Roberts të jetë shef i drejtësisë.(g.k.)