E marte, 23.04.2024, 12:23 PM (GMT+1)

Editorial

Indrit Vokshi: Perpjekja islamike kunder Shtetit

E merkure, 07.09.2011, 06:56 PM


Perpjekja islamike kunder Shtetit.

 

Nga Indrit Vokshi

 

Se fundmi eshte shprehur ne formen me te perqendruar,qellimi i islamikeve te rinj; sfide kunder institucioneve, nenshtrim te tyre. Kerkesat e tyre,nder te tjera, kane te bejne me futjen e mesimit te fese ne shkollat publike. Ne sherbim te ketij qellimi jane organizuar protesta e ligjerime te idheta,sa qe njeriut i krijohej pershtypja se muslimaneve te Kosoves u jane mbyllur xhamite e bashke me to u jane burgosur edhe mundesite per predikimin e fese se tyre. Por jo, sepse xhamite rrine hapur, dhe po perjetojne momentet e tyre me veprimtare.Por protestat e ligjerimet behen per zgjerimin e xhamise; per shtrirjen e tapeteve te saj deri ne institucionet e arsimit publik. Perse muslimanet e Kosoves protestojne, cirren,ofendojne, ne nje kohe kur xhamite gelojne nga besimtaret?Gumzhijne,zhurmojne, dhe te japin pershtypjen e nje shtabi te ndonje ushtrie verbale xhihadiste,qe pergojon figurat kombetare me fe te krishtere, duke i udhezuar besimtaret ne lidhje me qendrimin qe duhet te mbajne ndaj ketyre figurave.Islamizmit politik nuk i mjafton vetem xhamite per te predikuar, por si ambiente predikimi kerkon te perdore edhe institucionet e Shtetit. Jo sepse xhamite nuk ofrojne hapsira te mjaftueshme, por ne ideollogjine e islamizmit politik nuk mund te perfytyrohet nje Shtet i pangjyrosur me ngjyra fetare islamike. Ne hetuesine puiblike islamikeve duhet tu shtrohen disa pyetje. Si fillimi duhet te pyeten, se nese mesimi i fese nuk behet pjese e programit arsimor ne shkollat publike, a do tu mungojne nxenesve besimtare ligjerimet fetare ? Pa dyshim qe nuk do tu mungojne,sepse cdo person qe eshte i etur per dije fetare, mund ta shuaj kete etje ne burimet e xhamive te Kosoves. Islamiket kane mbrojtur idene se futja e mesimit te fese ne shkolla do te luftoje dukurite negative, por nuk i kane rene mire lapsit dhe e kane lene veten zbuluar. Pjesa e zbuluar e tyre shfaqet cullak sapo mendon,se mesimi i fese, nuk eshte propozuar si lende e detyrueshme por si lende me zgjedhje; vetem ata qe kane deshire mund ta ndjekin. Por ata persona qe kane deshire te ndjekin mesime fetare, mund ti ndjekin edhe ne xhami, dhe ata persona te tjere qe nuk ndjekin mesime fetare dhe cilesohen si "te dale duarsh" nuk do te rregjistrohen fare ne lenden fetare,sepse ata thjeshte nuk shfaqin interes per fene.Perndryshe do ti kishin frekuentuar xhamite dhe nuk do ishin te "dale duarsh" por "fetare te edukuar'. Prej ketej nxjerrim te verteten se perpjekja per futjen e mesimit te fese ne shkollat publike nuk buron prej deshires se mire per permiresime sociale dhe lufte kunder dukurive negative,por eshte tentative per te hedhur nje hap drejt forcimit te pozitave te fese ne shoqerine e Kosoves.Vetem kaq.

 

Kerkesen e tyre per votimin e draftit ligjor qe shtin fene ne institucione ata e shoqerojne me argumentin se shume shtete te Europes, praktikojne mesimin e fese ne shkollat publike. Por ne shfaqjen e nje paaftesie per tu pasur lakmi ata i rrezojne vete argumentet e tyre.Bejne vetevrasje, cdo dite kur deklarojne se shoqerite europiane jane, te nenshtruara prej droges,prostitucionit, e dukurive te tjera negative. Sepse cdokush ka te drejte te pyese veten, se si eshte e mundur qe shoqerite europiane qenkan ne gjendje kaq te mjerueshme, kur ne shkollat e tyre praktikohet lenda e mesimit te fese ? Pergjigjja e kesaj pyetje na e nxjerr fene si mjet te paefektshem ne luftimin e dukurive negative.Dhe si deshmi per kete kemi shoqerite europiane. Pra islamiket e dine edhe kete fakt , por perseri kembengilin ne futjen e fese ne shkolla, si per te na e perforcuar mendimin se synimi i tyre eshte vetem dhe vetem forcimi i pozitave te fese, dhe jo lufta kunder dukurive negative. Per te shkuar me larg, nese islamiket rrespektojne ate cka vjen prej Europes, do te thote se duhet te mbeshtesin edhe ligjet pro-gei, qe mund te propozohen nga parlamentaret,meqe jane kaq besnike te praktikave europiane.

 

Nje trajtim te thjeshte e te shkurter e meriton edhe kerkesa e tyre per lejimin ne ambientet e shkollave te vajzave te mbuluara me shami. Kerkesa e tyre dhe kundershtimi i veprimeve te institucioneve te arsimit, nuk jane as me pak e as me shume se qendrime tinzare. Ata mbrohen duke thene se heqja e shamise nga ana e vajzes dhe zhvillimi i mesimit pa shami, cenon parimet e fese islame dhe e zhyt vajzen ne mekat. Por ata qe i njohin parimet e fese islame e dine se per femren muslimane perben gjithashtu mekat, qendrimi ne te njejten dhome me meshkuj jo te familjes; ne kete rast me nxenesit e klases. Pra nga ketu del, se islamiket mekatin e qendrimit te vajzes ne nje dhome me meshkujt e tjere e pranojne, ndersa mekatin e zhvillimit te mesimit e pa mbuluar me shami e refuzojne. Ose duhet te kerkohet qe vajzat ta zhvillojne mesimin ne klasa te ndara nga djemte,ose duhet te pranohet qe vajzat te marrin pjese ne procesin mesimor te pa mbuluara me shami. Pra ose nuk duhet te lejohet asnje mekat ose duhet te pranohen te gjitha mekatet. Nuk mund te kete perzgjedhje mekatesh.Keto qendrime te isamikeve nuk burojne nga padija e tyre fetare, por nga qellimi politik per ti dhene shkollave ngjyra islamike, duke futur ne to vajza te mbuluara me shami.Ska shpjegim tjeter pse ata e pranojne makatin e qendrimit te vajzes ne nje klase me djemte, dhe nuk pranojne mekatin e shkuarjes pa shami ne shkolle.

 

Per tu kthyer tek mesim i lendes fetare ne shkolla, duhet thene se kundershtaret e futjes se tij, me shume se me zerin e laicitetit e kundershtojne, futjen e mesimit te fese ne shkolla, me zerin e filozofise se tyre mbi Shtetin. Ata e perfytyrojne Shtetin si organizem qe nuk mund te sherbeje si antene transmetuese e teksteve fetare; te pa ngjyer me bojrat e fese.

Ne fjale te fundit duhet thene se nuk jemi para nje situate te shkeljes se te drejtave te askujte, por para nje situate te perplasjes se filozofive mbi Shtetin, ku njera pale e shikon Shtetin si tub frymemarrje per fene, ndersa pala tjeter e shikon ate si indiferend ndaj fese.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora