Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Muharrem Sfarqa: Takime të frytshme me bashkëveprimtarët nëpër komuna

| E marte, 06.09.2011, 03:56 PM |


Nga  veprimtaria e degës së  LDK-së, të Gjermanisë në Kosovë

 

 TAKIME TË FRYTSHME ME BASHKËVEPRIMTARËT NËPËR KOMUNA

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Veprimtarët e degës së LDK/së, të Gjermanisë po e  vazhdojnë aktivitetin e tyre përmes takimesh e vizitash nëpër degët e LDK-së,  në Kosovë.

Ata  patën një takim të frytshëm me bashkëveprimtarët e tyre në Istog.

 Ata I priti Kyetari i komunës së Istogut  njëherësh dhe  nenkryetar  i LDK – së, z. Haki Rugova I cili I njihu me zhvillimet e gjithmbarshme politike dhe rrjedhat tjera në komunë që, kryesisht kanë të bëjnë me përmbushjen e programit electoral dhe premtimeve të dhëna para qytetarëve istogas.

Kryetari Rugova, bashkëveprimtarët e tij nga dega e LDK të Gjermanisë, të cilëve ju printe  z. Qazim Bajgoraliu, kryetar I Degës, i njohu edhe me zhvillimet në parti si dhe ecurinë e reformimit të saj.

Duke i faleminderuar për angazhimet e tyre në vazhdimësi në njërën nga degët më të forta partiake në mërgatë, siç është dega e LDK-së, atje, z. Rugova u shpreh  se, LDK gradualisht po e rikthen primatin e para disa vitesh , me prurje të reja, me rikthim të bazës themeltare të saj si dhe me aktivizimin e shumë kuadrove që për vite të tëra ishin pasivizuar nga angazhimet politike.

Një informacion të gjerë për gjendjen e mërgatës shqiptare në Gjermani si dhe përpjekjet e parreshtura të degës së LDK-së për ta prezentuar si duhet Kosovën në njërën nga vendet më të fuqishme europiane, në emër të degës së LDK të Gjermanisë e paraqiti  z. Qazim Bajgoraliu, i cili u përqëndrua në kërkesat e kësaj mërgate dhe të bashkëveprimtarëve të shumtë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani e, që, i shtrojnë para institucioneve kosovare, të cilat mund të bëjnë dhe më shumë për t’ ju dalë krahë atyre që janë zë i fuqishëm i Kosovës sot, në Bashkimin Europian.

 Veprimtarët e Degës së LDK të Gjermanisë, më pas vizituan dhe vendosën lule të freskëta tek varri i Fadil Feratit si dhe qëndruan në familjen e tij, ku evokuan kujtime nga vizitat e shpeshta që kishte ish nënkryetari i LDK-së , në Gjermani po edhe nga kontaktet me ta që i mbante dhe nuk harronte t’i priste saherë ktheheshin në vendlindje, në cilësinë e kryetarit të komunës, traditë kjo që po ruhet denjësisht edhe nga z. Haki Rugova.

 Gjatë qëndrimit në Istog, përfaqësuesit e Degës së LDK të Gjermanisë, bashkëbiseduan edhe me z. Ismaj Bytyqin, njëri ndër veprimtarët e shquar të mërgatës i cili, me Gani Azemin dhe Ramadan Gashin për vite të tëra i prinë vizionit rugovian për liri, pavarësi e demokraci në shtetet e Beneluksit.

 Delegacioni i kësaj dege qëndroi edhe në Kastriot ku, vizitoi varrin e ish basgkëthemeluesit të LDK-së në Gjermani, Abedin Gashit për figurën e të cilit shprehën  konsiderata të larta para familjarëve të tij dhe degës së këtushme të LDK-së.