E enjte, 28.03.2024, 12:52 PM (GMT)

Mendime

Remzi Salihu: Aktin e kryer të pushkatimit makabër nuk e pranoj

E marte, 06.09.2011, 03:58 PM


AKTIN E KRYER TË PUSHKATIMIT MAKABËR NUK E PRANOJ

 

 Gjithnjë duke iu përgjigjur letrës së Bujar Plloshtani “Drejt mendimit ndryshe”

 

Nga Remzi Salihu

 

Qielli i mugët i këtij realiteti të zakonshëm politik e kulturor, që hidhet përdridhet me zymtësi nëpër re e reshje të rrëzuar rëndë në retrospektivë të rendit të retushuar  përmbi ne, në ne; bashkë me anomalitë, dështimet, neglizhencat, si dhe me humbjet e shumta të njëanshme shoqërore nëpër kuptimet tona gjykuese, kërkon yje vezullues bindëse, depërtuese, të kapshme për të gjithë, me imagjinatë të thellë e të mençur, që do t’i shkëlqente, ndriçonte, çonte, tejkalonte, gjërat për rreth nesh me perspektivë dhe përgjegjësi të dobishme, pak më ndryshe se zakonisht. Por ky realitet i tillë, si që është nga mosnjohja e rrethanave, padyshim, mund t’i ketë edhe anët e saja të bukura në gjirin e vet reflektues, që nga dashja apo mosdashja jonë ne nuk e vërejmë, nuk e shikojmë, nuk e shijomë. Atëherë lirinë e kemi humbur. Liria përherë për individin është e kufizuar. Kurrgjë s’ka absolute. Për ta kapur këtë realitet ekzistues, ndoshta është një mundësi tjetër e të gjeturisë personale të përshtatjes njerëzore. Të cilën ne ndoshta nuk e dimë, nuk e vërejmë, nuk e kemi.

E di se disa njerëz të veçantë e kanë vështirë të përshtaten në interes, pasi kanë në kornizat e egos së tyre të tetuazhuar  me kujdes qëndrimin burrëror, dallues të bindjes së kultivuar me vite të tëra. Njerëzit e mëdhenj asnjëherë nuk janë të kënaqur me të arriturat e zakonshme shoqërore e kulturore. Ata gjithnjë kërkojnë maksimumin e të mirave ekzistuese të lirisë. Ah, sot njeriu në këtë botë nuk di çka të zgjedh më mirë; me ujqërit të angullijë apo me delet të blegëroj!

Për t’u gjetur i pranishëm në një shoqëri në tranzicion është një sakrificë e madhe individuale grupore e shoqërore. Ndryshimet sistemore kanë ndasi të mëdha. Natyra e njeriut është e tillë që të keqen e mban mend më shumë se sa të mirën. Këtu vjen në shprehje morali i kultivuar në mënyrë të posaçme te secili person në vete, përballë të vërtetës ekzistuese. Por jo, i nderuar Bujar, edhe pse mendimi ndryshe nuk mund të përvetësohet e pëlqehet përherë, por ka një të vërtetë bindëse argumentuese e konkretizuese në jetë për të shkuar përpara në shoqëri. Është dija, drejtësia, ligji dhe toleranca. Këto janë norma vlerash që shoqëria duhet t’i mbarështoj për funksionim më të mirë të jetës dhe kulturës në një shtet. Prandaj them se këto kushte të parashtruara duhet të stimulohen, pranohen tek vetvetja, si diçka e arrirë, që ka qëllime të mira për t’i ndryshuar gjërat drejtë në shoqëri.  

Saldimi i reve të dhunës atakuese në qiellin hakmarrës ballkanik të mposhtjes me çdo kusht të kundërshtarit në fushën e betejës së hapur të mendimeve fërkuese, sipas teje, me mjetet luftuese që përdor në arenë fjalësh, ia tejkalon edhe guximit më të madh flijues të dyluftimit të Pushkint. Ti mor vëllaçko bën çmos me aleancën tënde për ta nxjerrë mendimin tim ndryshe në aktin e kryer të pushkatimit. Por si do të jetonim pa fjalë e kundërshti mendimesh më tej? Këtë atak të përshpejtuar të dënimit nuk do ta kishte bërë as Stalini në kohën e njëmendësisë politike, ndoshta je i frymëzuar ose i ndikuar nga realiteti i mëhallës së përditshmërisë sonë ballkanike të hidhur për ta nënshtruar tjetrin me të gjitha mjetet sofistikuara të statuskvos të dogmatistëve të preferuar klanor. Por ne nuk dalim pehlivan nëpër livadhet e katundeve, përkundrazi, jemi në sheshin e debatit të qytetëruar të mendimit të lirë për të dhënë kontributin, opinionin, njohuritë tona për rrjedhat dhe lëvizjet kulturore e shoqërore në rrethin ku jetojmë e veprojmë.

Shikoni standardet e arritura të botës perëndimore, mandej gjykoni për nivelin kulturor dhe politik të vendeve ballkanike. Unë jam një njeri që kërkoj kriter të nivelizuar dhe si i tillë që jam me njohuritë modeste dhe bashkë me veçoritë e mia dalluese njerëzore nga të tjerët, për një shoqëri ekzistuese humane të lirë e të pa varur pluraliste, dhe gjithnjë pretendoj të jap kontributin tim në të mirë të të gjithëve. Unë nuk kam pushtet për ta ndryshuar gjendjen sociale, kulturore të një shoqërie. Kjo është punë e tjetërkujt që ka çmimin e vet të përzgjedhjes shoqërore. Këto janë mendimet e mia të lira të pavarura. Gishtin duhet ta drejtuar tjetër kund. Ne jemi individë që kemi pikëpamjet dhe opinionet tona dalluese se si do të ishte më mirë për një shoqëri demokratike të mirëfilltë. Në këtë rast sa për ilustrim po e rikujtoj ngjarjen e një ministri Zviceran, liberal në pikëpamje, kur kishte shkuar ta vizitoj Indinë me djalin e tij. Në një rrugë të gjatë të Njudelhit, pos arkitekturës karakteristike të atij vendi, që zgjonte interes për këta dy turist të ardhur nga Evropa, nëpër shesh ishin radhitur, si dekor i dhimbshëm njerëzor me qindra lypsar, që kërkonin ndihmë nga kalimtarët e rastit. Djali i Ministrit, që kishte të varur një torbë në shpatullat e tij, me para të imta, shkonte pas hapave të babait të vet dhe në parakalim me lypsarët lëshonte nga një Rupi, për të kënaqur sadopak gjendjen e mjerueshme të atyre varfanjakëve, që nuk ishin të rastit. Në fund rrugë, për të dalë në kthinën tjetër të rrugës tjetër të atij qyteti, përsëri, shfaqen edhe më shumë lypsarë tjerë që zgjatnin duart për t’u dhënë diçka. Djali i Ministrit tanimë e kishte zbrazur torbën e vet të parave të imta dhe i drejtohet, si i shqetësuar, babait të vet:

-A ke Rupi të imta nëpër xhepa baba?

-Jo, nuk kam, të gjitha që i kisha t’i dhashë ty.

-Po tani çka të bëjmë me këta lypsarë tjerë të radhës baba?

Atëherë Ministri i Zvicrës nga kjo situatë e krijuar etike, njerëzore i drejtohet djalit të vet:

-Shiko bir, gjendjen sociale të këtyre të mjerëve, nuk mund t’ua drejtomë ne të dy, se kjo mënyrë e ndihmës sonë nuk sjell kur far ndryshimi dhe morali shpresëdhënës në jetën dhe shoqërinë indiane të mjerueshme! Por, unë, do të them diçka që ta  mbash në mend për jetë e mot:

- Kupto tani bir, se edhe Zvicra ka të varfër, por gjendja e tyre sociale është rregulluar me ligj! Shteti ka të caktuara fonde dhe asociacione të ndryshme për të gjitha kategori e njerëzish në shoqëri. Sistemi ynë a nuk është përgjegjës për çdo individ që frymon në vendin tonë!?...

Me këto fjalë Ministri zviceran e çliroi djalin e vet nga ajo situatë tronditëse ndjenjës së dhimbshme për ato skamnor në Njudelhi. Ky shembull le t’ju bjer në vesh edhe politikanëve tanë, se nuk jemi larg Njudelhit edhe ne si shoqëri me gjendje më të vështirë sociale në Ballkan. Jam mirë unë, kur të tjerët nuk janë mirë, është e mira ime e përkohshme. Prandaj këtu i nderuari Bujar na vjen në shprehje përgjegjësia morale e secilit individ për funksionimin e mundshëm në vendin e vet, si dhe detyrat që i  jepen dhe i  merren në shoqëri. Kur do të dihet kjo përgjegjësi profesionale e secilit, atëherë punët do të shkojnë mbarë e mirë. Tani i nderuar nuk dua t’u shqetësoj më tej, do t’u lë të qetë ashtu siç kërkon, Ti, në shkrimin tënd me arrogancë të ngutshme të radhës, por unë do ta bëj detyrën time të të shikuarit ndryshe të gjërave, me përgjegjësinë time më të madhe njerëzore që kam, për të shkuar me drejtësi më tej kohës sonë.

Në detin e madh të njerëzimit kërkoj alternativë më të mirë për të gjithë. Mos kërkoni qime në të bardhën e vesë. Përmbahuni në fenomenet që na ndodhin nga dita ta në ditë dhe si të gjejmë rrugëdaljen prej tyre. Por kur, Ti, thua se “kritika është varrosur me duart tona” atëherë vallë çfarë mjetesh artilerike të ushtruar kritikuese të vë në shërbim për t’i mbrojtur parimet dhe ndryshimet dalluese njerëzore. Ne jetojmë në Evropë dhe çdo gjë që ndodh në këtë kontinent na takon edhe neve për analizë. Me që  pretendojmë të jemi pjesëmarrës në të. Ne mund të vëmë paralele mendimesh për çdo fenomen të ndodhur.  Breiviku është një motiv interesant për të vënë krahasime, paralele midis intolerancës dhe mos durimit njerëzorë me pasoja shkatërruese për njerëzimin.

More zotëri, kur flet për emancipimin e femrës shqiptare në këtë milenium të cullakuar nga paragjykimet, duke apostrofuar në këtë rast për mirëkuptim edhe miken tonë, a mos vallë këto janë përralla që ia tregon nënës gjyshe, që unë nuk i ditkam të respektoj miqtë nga armiqtë, kur unë preferoj tërë kohën një debat publik ndryshe, pa lënduar as kë moralisht. Ti më drejtohesh mua sikur unë të dalkam nga thellësia tunelit fanatik i intolerancës gjinore, por, Ti i nderuar, fort mirë e dinë se çfarë qëndrimi dhe raporti kam për atë gjini të shkëlqyer që i sjellë bukuri natyrës, jetës, shoqërisë, e cila si e tillë me vlera të posaçme njerëzore ka veçanti, mundësi të mira të kundërt nga ne meshkujt. Unë kur flas për parime dhe vlera nuk bëj dallime gjinore. Vlerësimin mundohem ta bëj realisht, ashtu siç e kuptoj unë, pa ndikime. Mirëpo animet e kurdisura, të një anshme, nuk i preferoj në vokabularin e fjalorit tim parimor. E drejta e secilit është të gjykoj ose vlerësoj mendimet e tjetrit ndryshe, bile-bile edhe të jap e opinionin e vet,  ashtu siç e ndjenë dhe kupton vet. Kjo për mua është demokraci e standardizuar.

Intelektualizmi dhe sensi i të kapurit të veçorive dalluese vihet në shërbim atëherë kur gjërat kuptohen mirë brenda reshteve deshifrues kuptimor të tekstit dhe mendimit të përdorur. Kur thua se “ jemi  dy pole të kundërta”, këtu keni të drejtë, atëherë vlen të kuptohet edhe mendimi im se njerëzit nuk mund të jenë fotokopje e skanuar, shablloniste...



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora