E enjte, 25.04.2024, 01:30 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Polemikë me do sqepverdhë e me do kanarina politike!!

E shtune, 16.02.2008, 01:17 AM


VËSHTIRË ËSHTË TË BISEDOSH ME PERSONIN E PANJOHUR E JOSERIOZ

/Si dhe me ata bjerrakohës që me orë në dorë qeshen 26-27 minuta duke shkarravitur/

Nga Kadri Mani

Zotni Ilir Dardani, e lexova letrën tënde “Dy fjal per zotni Kadri Osman Manin”- dhe nuk më pëlqeu fare: nuk ta di as moshën as profesionin, prandaj e kam zor të diskutoj me ty?- andaj nuk ma lejon etika të ta kthej me të njëjtën rraxhë “Shum i dashtun baca i mrapshte”- e mund të jesh farë qaramani shkodran?- përse ti, zotni, i quan “të dashur” të mbrapshtit a të marrët e Prishtinës e të Shkodrës a të Shkupit!?!

Por, po të them le të jetë kjo gënjeshtra jote e fundit, qe gënjen faqe botës se çfarë më paskësh thënë Selim Hasanaj, nëse nuk i ke lexuar ato të deritashmet, ja se çka më shkruan ati tip, ai biçim njeriu në shkrim-shkarravinën e tij të dërguar me e-mail:

MEGJITHSE PREMTOVA SE NUK DO MERREM ME TY

PO THAM EDHE PAK CKA NUK TA THASH MA HERËT

 

Ma së pari po të njoftojë se unë pa hargjue asnji LEK kamë vendosë ta  mësoj, ta shkruaj dhe ta flas gjuhen shqipe të trojeve Pellazgo-Ilire dhe per ata TI ish klyshi i Envero-Stalinizmit ( nese mund të të thrras ISH sepse shpesh po del se je hala )mue mi gjanë gabimet e shkrimit dhe perqesh shkrimet e mia. Unë nuk due ta pranojë gjuhen ibride të ashtuquejtun GJUHA E UNJISUAR. Per ate që  unë e permenda vëllaun tand Begzadin tu ka pergjigj moderatori i ZEMRESSHQIPTARE zotni Gëzim Marku se nga ishte referenca ime per të të shkrue ashtu. Ndersa se a kamë unë 9 shok per ta shit PAQAVUREN tande me shkrimet e vëllaut tand Kaplan Resulit , po të pergjigjem se unë nuk kamë shok( shokë ke dhe je i mësuem me ta TI) , unë kamë MIQ  dhe ata janë të shumtë  dhe të sinqert(ë), të ndershem e puntorë por asnjani nga ta nuk ishte i permalluem ti lexojë budallaqet e Kadri Osmanit që sa asht Osmani sa bahet Mani- në Dukagjin MAN i thon Dudit e ti vertetë moti je ba DUD dhe e bezerite familjen e dynjanë  me sulme e budallaqe, pra unë nuk deshta as nuk mujta tua imponojë miqve të mi t(‘)i blejnë dhe t(‘)i lexojnë budallaqet TUA dhe shkrimet anti shqiptare të Kaplan Resulit, t(‘)i lexojnë shamjet dhe kerrcnimet e Shefqet Cakiqit kunder Shefqet Dibranit e Shefqet Jasharit-Strofcit, shkrimet e Shefqet Cakiqit me të cilat shante dhe kerrcnonte LDK-në dhe Shejtin Dr. Ibrahim Rugova etj, etj. Andaj shoku Kadri nese janë akoma aty në sirtaret e podrumit të shtëpisë sime, kur të vijë në Kosovë kamë me t(‘)i prue e ti KRENOHU ME TO para hotel GRANDIT po sikur Shaip Shipidulla me jasina në kohen e vetë. Ti më shkruen per nji ILAHIJ dhe e spjegon permbajtjen e saj, unë nuk i marr vesh turqizmat as  mut(s)limanizmat. Unë jamë shqiptarë dhe kuptojë vetem GJUHEN E SHEJT  të cilen e flet edhe vet(ë) Krijuesi që shqip e quejn ZOT. Ti që i dinë turqizmat sa po shkon në Zagreb per ta ba poqavër edhe Milan Shyflain, ashtu sikur ke ba poqaver shumë të tjerë, pse nuk po shkon në Qabe dhe ke shansë ta ndrrosh per të saten herë mbiemni. Do bahesh Haxhi Kadri Osmani  Dud Mani. Pra zotni SHOK provoe pak fjalorin thumbues, ironik e nencmues sepse ti këtë nuk po  e mendon kur po shan e ofendon njerzit per pa  piken e fajit. Ti sulmon vetem per teket tua të cilat e vertetojnë thanjen e Begzadit se ti je i smut psiqik dhe kishte me qenë mirë po të shtrihesh në repartin psikiatrik per nji terapi.
Sa per radhitjen time në radhet e LDD-se dhe fjalve tua të mësueme në fjalorin TITIST  klyshit të Petar Stambolliqit, pra Veton Surojit se posa të sosen agregatet unë do ik edhe nga aty, vertetë duhet të turpnohesh nese të ka mbet vetem edhe sado pak ftyrë dhe karakter. Kadri Osmani shpifjet e Veton Surojit i perdor per ofendime dhe sulme kunder dikujt që as nuk e njef. Ti nuk më njef mue fare. Por ti nuk e njef as Akademik Nexhat Dacin të cilin pa pas të bajë me replikat tona ti e futë në valle dhe e akuzon per HAJN  dhe ate me shpifjet e nji TITISTI si Veton Suroji. TURP dhe mjer djemt që duhet të merren me ty, mjer familja që të ka. Shoku Dud Mani po ta perkujtojë se kur iku në Amshim po sikur Engjull, I Shejti President i Dardanisë Dr. Ibrahim Ukë Rugova ishte Akademik Nexhat Daci që organizojë dhe mbajti ceremoninë e ZISÊ kombëtare, ceremoninë  mortore dhe e tanë bota u mahnitë me at madhshti të nji VARRIMI  me siguri të papam deri atë ditë. Ndersa ishin hoxhallaret e Llapit në krye me Fatmir Sejdiun dhe qenefi i turkotorbeshve të Prizrenit Eqrem Kryeziu që e paten kundershtue Dacin PSE PES DITË ZI NË KOSOVË, dhe pas këtyne fjalve, Miku i madhë i Dr. Rugovës kur pau se cka mendojnë ata që kanë ba emen perkrah Rugovës per inati SHQIPTARQE e ngriti në 15 ditë Zinë kombëtare per Dr. Rugoven. Ti ke nji argument që ta ka mësue Veton marksist leninisti kunder Dacit dhe aspak nuk e din historinë e atij AGREGATI , por mue po më vjen mirë që e kuptova ( pra mos e dvet se kallxon vet) se në torisht të kujna po lehka Kadri Mani. Në torishten e atyne që shkatrruen LDK-në, mueren pushtetin me puc në stilin e marksistve latinoamerikan dhe i hoqen simbole e shenja shtetnore të Dardanisë që ishin  të gatshme të Ibrahim Rugovës dhe tani edhe u futen në krevat per seks me Hashim Thaqin. Pra banë koalicion me ata që në qender të Prishtinës djegshin dhe si qakaj zgervalleshin para flakve të flamujve të djegun të Dardanisë, me ata që nuk zbatuen as urdhnin e Kryekomandantit të vetë Gjeneral Agim Ceku per të marr pjesë në ceremoninë mortore të Dr. Ibrahim Rugovës. Dhe sot Kadri Mani jo vetem se nuk turpnohet se në cilen torisht po rraska dhe po u pertypka por po merr guximin edhe të sulmojë dikend me ofendime sikur ban në rastin tim pse unë jamë krah Dacit , jamë per hirë të vleres dhe veprave e kurrsesi nuk mashtrohem të shkojë pas antivlerave dhe grupeve mafioze të interesit të koalicionit Hoxhallar të Llapit- Turko torbesh të Prizrenit që shkojë dhe u martue me anmiqet e vetë po si ato nuse shkinat e rrethit të Shkodres që shkruen gazeta Shekulli se u martuen per tua rrit natalitetin shkive të Sjenices , Rashkes dhe Pazarit. Aman perderisa qenke në at torishtë mos permend ma as Dr. Ibrahim Rugoven. Kamë me i ngrisë librat që ti ke shkrue per te.Pra per fund shoku Kadri të kisha lutë lem rehat se unë asnjiherë në jetë nuk të kamë ba gja, as nuk të kamë gja borq pos fjalve në këto dy letrat e fundit të cilat ti mi nxore me zor dhe pa pardon t(‘)i thash, sepse baba im plak past ndjesë thojke, MOS MEM FOLË GOJA MË FLET BYTHA. Ti mi nxore fjalet nga bytha dhe i bajsh me shendet. Letren e par(ë) me 2004 ta pata dergue si mik por ti me at(ë) rradaken taneshushkt e paske pas marr per keq dhe tash pas sa viteve donë të shfryesh inatin, e ke gabim. Shfryeje inatin në shoket tu të veprimtarisë së hershme ilegale të cilet nji nga nji ta kanë kthye shpinen dhe as nuk të njohin ma, merru me shokun tand Xhafer Shatrin i cili as që të ka pritë dhe folë në Zvicërr, merru edhe me veten tande se sikur të kishe pas mend ti do ishe në Zvicërr dhe do e gëzoje pensionin dhe do kishe mundësi t(‘)u ndihmoje vetes dhe familjes e jo të kacavjerresh keshe po dij të shkruej, dua të studjojë, dua të magjistrojë e tash edhe të doktorosh bile edhe me temë nji figurë cfarë asht Milan Shuflay. Mos e permend a(ë) studjues, humanist dhe shkenctarë pash zotin se ti vetem sa e banë poqaver at(ë) dhe ja humb vleren. Po ku ke ti kaqik dhe kokë të studjosh vepren e Shuflayt!!! Ti po sillesh po si Kaplan Resuli, po i jap vetit tituj , dhe po shpallë shkrimet tua paqaver si me vlera të mëdhaja shkencore. Bile edhe mbiemni e ndrron po si ai. Nuk keni faj ju jo. Ju jeni brymos moti me ideologji të gabueme dhe tash në këtë kohë perplaseni si anija pa timonier në mes të fortunës në oqean. Meso notin tani futu në deti. Per Nazmi Berishen nuk due të shkruej asgja ma shumë se at(ë) që ta thash në letren e parë. Ti ke bindjet tua per te dhe i beson. E drejtë e jotja, por unë kamë të mijat ama dallimi asht se ti e ke takue ate nji ose disa herë, dhe keni ndejt nga disa orë, ai asht mjeshter per ta luajt rrolin e viktimes dhe të shkretit dhe ti e ke marr ashtu. Ndersa unë e njof dhe natë e ditë ndejta me te  11 vite deri at(ë) ditë kur iku në Amshim Dr. Ibrahim Rugova. Dhe nga këto premisa unë kamë opinionin tim. Pra e njof 1.000.000  herë ma mirë se ti.
Të lutem lem rahat po ta thamë per të mbramen herë.
Selim Hasanaj
Sarpsborg Norvegji”- pra, “TI ish klyshi i Envero-Stalinizmit”- ndërkaq, unë tok me bashkëshorten time të devotshme, zonjën Shukrije Bunjaku-Mani, që në vitet ’95 nga Tirana i shkruanim Ilir Hoxhës: MEBABAIN APO ME POPULLIN? A ka gushtarë a rrenacak më të hapur në botë!?! Dhe “burri” me mustaqe!?! Tutje “Shoku Dud Mani”- pse kjo lojë e ndytë falësh të kota!?! Dhe “po i jap vetit tituj”- shpifje e vrazhdë që do ta ndjek deri në vdekje- dhe në Gjykatë. Ngaqë unë jam ai që i denoncoj falsifikatorët.

Ku do t’i çosh fjalët tua mbrojtëse prej avokati të ngashtë për “klientin” tënd rrugaç: “Ti mi nxore fjalet nga bytha dhe i bajsh me shendet”- as pa pasur fije turpi nga fëmijët e vet që e quajnë- “baba”!?!

“Dhe sot Kadri Mani jo vetem se nuk turpnohet se në cilen torisht po rraska dhe po u pertypka”- ndërsa unë jetoj në shtëpinë time të vjetër me 40 euro mujore!?!

Kurse kuzhinierët nuk hyjnë në këtë mes, përpos nëse ti, Ilir Dardani, e ke kuzhinën tënde të ngjashme ma to!?! Të tilla (thonjëpaprera), janë edhe evropianet, prandaj ato mund të shkojnë atje, kurse ne mbetemi këtu.

Pastërtia ngelet problem i përjetshëm: te miku im shkodran, te zotni Gjokë Vata, nuk duhet zbathur këpucët: do të na fyenit po t’i zbathini këpucët- iu thotë mysafirëve bashkëshortja devotshme e Gjolës, zonja Bardha. Kurse te ne në Prishtinë, gruaja ime me sëpatë i ka ndjekur policët, që kanë tentuar të hyjnë brenda me këpucë! Por kjo le të ngelet punë e të zotit të shtëpisë, secili sipas dëshirës; kurse kuzhinierët që na “përfaqësojnë” faqe botës, as kam pikë kujdesi as mëshire. 

Prandaj unë kam tagër të kritikoj dhe fjalia jote hidhet poshtë si e pabazë:

“ E pranoj se un me Selimin e kena tepru, por ti duhet me kene i funit me na kritiku!”- dhe ti s’ke të drejtën “t’i zgjeshësh” kritikët, përderisa e paskëshit “tepruar”!!

Dhe ku do t’i çosh falët tua tash: “Selim Hasanaj, edhe pse un kam pas nji apo disa debate me te, nuk asht shqiptar i keq, por ana e kundert e shqiptarit t’keq.”- qe sa “e njeh” ti Selim mustaqen!?! Mos i merr dokrrat për kokra!- thotë miku ima shkodran, Gjokë Vata, Qytetar Nderi i Shodrës.

As urimin nuk ta pranoj, për shkak se ma ke vënë emrin tim afër emrit të kundërshtarit tim; unë jam tjetërkush.

Sa i përket “letrës së Begzadit”- i takon Kryeredaktorit që me anë të detektivit policor ta lokalizojë nga ka ardhur ajo shpifje dhe ai falsifikuat!?!

Ilir Dardani! Vrapo te mjeshtri i kompjuterit dhe edukoje kompjuterin që të marrë vesh- shqip. Identiteti kombëtar yni fillon me 36 shkronjat tona të shenjta e të lara në gjak përgjatë historisë, apojo?

Dhe mos u krahasoni me veteranët unë-ti, se ju vret zoti e moti!!

Shëndet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora