Kulturë
Cikël poetik nga Xhevat Muqaku
E marte, 06.09.2011, 04:19 PM
Xhevat Muqaku
Tri fluturat
Të bardha të larta
Gjigante të arta,
Harmoni e atmosferës,
Fluturat jan’ vajzat e erës.
Në Horizont,
Burimi më i ri,
Gjenaratorët e gjerë
Rrezatojnë miqësi.
Natyra buzëqesh
Me energjinë e ardhmërisë
Së zonjave të rënda
Si zanat e madhështisë.
(Nekofc, 29.09.2010)
Në lartësi
Flutur në dritare,
Në ballkon me diell,
Në gjumin e porositur
Nëna e re më përcjell.
Valë e mjegullës
Më porositi në lartësi:
„Notoji tri të bukurat
E ditës në vazhdimësi!”
Në Shkumbin
Lapsi tregon majen e tij,
Dëbora dhe dora shkruajnë,
Halla i flet Shkumbinit:
T’i thurrim vargje mërgimit.
Qielli dhe Dielli shqiptar
Pëshpëritën në ndarje
Për dasmën e fëmijëve,
Bashkohemi në gëzime.
Herët, në Agimin e artë,
Në bregdet t’shqiponjave,
Me prindërit e motrat,
Dhe vëllaun zemërzjarrtë.
Rrugë e kombit foli,
Trup i shëndoshë blini,
Rizgjati rrënjët dhe degët,
Andej e këndej kufirit.
Pionere e arsimit,
41 vjet me ditarë
Rrezatoi mund e djersë.
Mësuesja ime e parë.
Mollët e arta
Dajë, ëndërrat shqip,
Nuk e largojnë dot,
Nostalgjinë për fëmininë,
Kronin në oborr, edhe sot.
Bonbonet, Currjelin,
Mungesën e kamerës,
Gjarpërin, çizmen,
Dhe zabelin e therrës.
Arin dhe ajrin e Blinajës,
Zikzaket, vjeshtën,
Aromën e pemëve të egra
Mollat, eliksirët e jetës.
Më mungojnë në veri,
Mollat e kuqe e të bardha,
Mua në mërgim e ty në maje?
Vitamine me aromë Blinaje.
Syri yt i bukur dehej
Me balsam natyre,
Kopsht im i shëndoshë,
Magjistar me mollën e artë.
Meditim
Zemër, qytet në rritje,
Natën, dita interpreton,
Mënia maskës,
Fotografi i kërkon.
Të hollat, mungesë kronike,
Vallja, vargmalet nderon,
100-shi, gjurmë artistike,
Jeta pjesërisht lulëzon.
Lajmet rrezatojnë,
Ardhmërinë në lëvizje,
Ëndrrën e refuzuar,
Gjunjët e pickuar.
Krenar me studentet e mija,
Vlera: forcë, art i shkruar,
Njeriut, shpirti dhe modës,
S'i
Dituria çfaq mrekullinë,
Rinia, yll i vërtetë,
Liria harton Pavarësinë,
Dirigjent, një familje, dhjetë.
Disponim diellor
Fenomen natyre
Unazë mijëvjeçare
Fascinim në tërheqje,
Ndërprerje e pjesëshme
Atëherë kur errësira
Lind në rreth,
Një Mbret,
Diellin, qiellin kaplon
Në ajr, në lum
Dhe në tokë zbret.
Vigu
E imagjinova rrjedhën,
Dushkajën e mëngjeseve,
Arterjet prej mrizeve,
Kroin e lirisë e të etheve
Në reliefin e Vendlindjes,
Inspirova thellë, lirshëm,
Gotën, ujin si loti, të ftohtë,
E përjetova afshin ngrohtë.
Dheun e kuq e të bardhë.
Lisat, penjët dhe mullinjtë,
Magjinë e Amfiteatrit
Në Grykën e Gashit.
Muzgu, agimin e arrin,
Me dorën dhe orën në murë,
Në provën gjenerale, Suflerët
Dredhin zërin hipur mbi gurë.
Natyrë artistja,
Në rrugën zikzake.
S'njeh kufij njeri,
Freskon shpendin kuq e zi.
Rrjedhshem valëzon,
Prrocka dhe Bylbyli,
Veshi, mëson Notat,
I përpunon fyelli.
Në Mullirin e Zogut,
Flokët zbardhonin,
Me miellin, në shpinë,
Vigun e Shutit kalonin.
Në ëndrrën time,
Lumenjët sfidojnë,
Vigjet e vjetra,
Deti na bashkon.
Marrë nga libri me poezi " Nuset e erës "