E enjte, 25.04.2024, 09:41 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX)

E marte, 06.09.2011, 05:02 PM


KUSH  JANË  “ATA… VËLLEZËRIT  E  GJAKUT”..?!

 

Pjesa e Nandtë

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Për me ju tregue saktë kush janë «vëllezërit e gjakut» duhet me kenë pak i dijtun.

            Unë jo vetem jam i pashkollë, por edhe i pashetitun për me ju pergjegjë pyetjes suej në lidhje me këte temë, që Shqiptarët e kanë ndigjue disa herë nga “presidentët” e vet të mendshëm, po që edhe nuk kanë muejtë, ose u ka ardhë randë me i pyetë kush janë ata “vëllezërit e gjakut tënd, zotëri president?”... I pari që mbaj mend unë ishte Ramiz Alia. Një mik i imi, Haki Serhati nga Shkodra, nga Burrat e mirë Musliman që kam njohë, më pat thanë se: “Asht e vërtetë që Ramizi i ka vllaznit e vet turq të vendosun me kohë në Bosnje!” Nuk di  pse, ma vonë, po atë shprehje e perdori edhe presidenti Berisha! Qytetari i Shkodrës, z.Mark Bregu, i pat tregue se “çka do me thanë vëlla gjaku” presidentit, e me atë rasë edhe unë mësova se presidenti Berisha nuk ishte president i Shqiptarëve, mbasi “vëllezërit e gjakut” edhe ky i kishte turq. Duket se presidentët tanë, para se me marrë në dorzim nga pararendësi kasaforten e presidentit, bajnë DNA e gjakut, mbasi nuk ka mundësi ndrysh, përderisa edhe presidenti ynë i fundit Bamir Topi, edhe ky ka deklarue se “turqit janë vëllezërit tanë të gjakut”...Kësaj i thonë “me lindë me fat dhe bereqet!”...Kushedi cili “fakir fukara” turk ka fat atje e pasunohet mbas sa vjetësh nga “vëllasa” që i ka dalë “president” në Shqipni mbas pesë shekujsh!

            Sesi janë kenë punët aty mbrendë ndër “kafazlije”, até nuk e di. Unë dij vetem se kur Shqipnia u pushtue nga turqit, kanë ikë mjaft nga Atdheu, madje edhe me lot ndër sy kanë marrë rrugët për mos me ndejë nën thundren gjakatare të pushtuesit të  pashpirt.

            I dijshmi s’ ka aspak nevojë për shpjegimet e mija! As unë nuk due me i mbushë mendjen askujt në botë se “kush ishte pushtuesi ynë 500 vjeçar turk, që sot presidentët tanë i kanë ‘vëllezër gjaku”! Për këte arsye, tue dashtë me kenë i saktë, i jam referue një Burri shumë ma të dijshem se presidentët tanë, që i ka njohë edhe “stergjyshët” e ardhun nga Anadolli të “vëllezërve të gjakut”, që nuk mund t’i mohojnë mbasardhësit e sotem, që po shtohen si hithat jo vetem në Kosovë, po bash tek Ajo Kështjellë ku ka jetue Ai që na ka lanë testamentin e vet se kush ishte pushtuesi i Tokës Arbënore, i Atdheut të vet, Bir’ i dêjë i të cilit ishte edhe Kleriku Katolik Shqiptar Don Marin Barleti. Nuk po i hjeku asnjë titull as presje, as Atij, as tekstit ku shpjegohet “pushtuesi”...

            Libri i Don Barletit e ka titullin: “Rrethimi i Shkodres”, perkthye nga i njohuni Prof. Henrrik Lacaj, botue në Tiranë në vitin 1962, ndoshta për të fundit herë, mbasi tashti libri “nuk do të perputhet ma me historinë e ré që do të rishikohet nga ‘akademikët’ tanë anadollakë...”. Parathanjen nuk ia kam ba unë, as ndonjë shkodranë, apo siç na queni ju “katolikë Shkodre”, po Prof Aleks Buda, pra kryetari i Akademisë s’uej të shkencave. Vuna këtë emen me ia lezetue pak “shokut” Rexhep Qosja e “monstrave të tij”, presidentë e qeveritarë ndër Trojet Shqiptare, që vazhdojnë edhe me turqit e rijë me na tregue se janë “dijetarë, prof.” e “akademikë”, por që ora e tyne ka mbetë në vitin 1555.

            “Tashti pra Otomani , tue marrë parasysh se Shkodra ishte qyteti ma i përmendun dhe kryeqendra e krahinës së Shqipnisë, ishte roja, syni, forca dhe mbrojtja e të gjithë mbretnisë, dera e detit Jon dhe e Adriatikut, mbrojtja e Italisë dhe e të gjithë krishtenëve, ka ushqye një shpresë shumë të madhe për ta shti në dorë, sepse në këte mënyrë do t’ i vinte shumë lehtë të hynte në Dalmaci, n’Iliri dhe në Daunie...” (fq. 31)

            “Krutanët kishin qenë të detyruem me iu dorëzue turkut jo nga frika, por vetem nga nevoja...(ndodhë shpesh që ushtrinë e lodh ma shumë zija se sa lufta, uria asht ma e pashpirtë se sa hekuri)” (fq. 41).

            “Tashti a mund të besohet se një shpirt kaq mizor e i ndytë të shporret në pleqni prej të gjitha të zezave që prej natyre lindin në gjak qysh në moshen ma të njomë? Edhe askujt nuk i shkon mendja të thotë se ai me drejtësi asht ba zot i çdo gjaje, kur të merret parasysh se mbrenda një kohe aq të shkurtë ka krijue një perandori kaq të madhe... Ai çdo gja përvetësoi në mënyrë të padrejtë e të palejueshme e me perbuzje flliqi çdo gja hyjnore e njerzore, gjithmonë veproi me dredhi, me të pabesë e me epsh të keq. Çfarë poshtersish s’ka ba ai njeri: çdo flligshti; ai ka shnderue, ai ka thye kunorë. Ai ka dhunue Kishë, ka heqë të gjithë meshtarët...asht orvatë të shuej çdo gja religjoze, të madhnueshme e të ndershme, a ligjët a kanunet e jetës, a zakone a besë e nder apo disiplinë të drejtë.”(fq.47)

            “E ti o pasha i Rumelisë...e Pasha i Azisë...Ngopuni  sa të mundeni me gjak të krishtenëve, sepse kështu na mëson kanuni ynë;...në mënyrë që mos të mbesë gjallë asnjë shkodranë...” (fq. 63). “Të gjitha lagjet e qytetit, rrugë e rrugica ishin lye me gjakun e të krishtenëve. Shtëpitë shembeshin; Kishat  rrafshoheshin përdhé.” (fq. 87)

            “...Ç’marrëdhanje mund të kemi na me barbarët? Na jemi gjak tjetër, kemi të tjera zakone, të tjera kanune e ligjë, tagre të tjera e institucione të tjera, na kemi tjeter Fé; pastaj as martesa me ta nuk asht legjitime...Ata nuk e kanë të ndalueme të thyejnë kunoren e martesës edhe me një njeri të far’ e fisit, të ndjekin andjet e poshtra të mishit e të gjakut, me një fjalë të bajnë poshtersi e paturpësi....Prandej këta nuk kanë asnjë ndryshim nga bishët e egra, madje mund të thuhet se janë edhe ma të këqij, sepse bishat veprojnë mbas instiktit, ashtu si ua ka dhanë natyra, e këta, përkundrazi, me një lakmi e etje të furishme, lëshohen si të terbuem ndër të gjitha mbrapshtitë. Prandej, o qytetarët e mi të dashtun, në kjoftë se s’ doni të kujdeseni për veten tuej, të keni parasysh të pakten fëmijët tuej dhe mbasardhësit tuej, sepse këta, tue jetue pranë tyne, do t’i kapë sëmundja, epidemia...Do të duroni ju që fëmijët tuej të rriten e të edukohen në gjithë këtë llum vesesh?...A s’ ju kujtohet, o prindë, se ç’ poshtersi bane këta barbar?...E çfarë poshtersije! Tmerr! Ata rrembyen nga krahët e nanave  të krishtena foshnjet dhe fëmijët e rritun edhe ua hoqen sytë prindëve. Ata dhunuen gratë në sytë e burrave të tyne; u shnderuen vajzat, torturuen mashkujt ashtu si u pelqen atyne; i banë skllavë dhe i mbajten si bagëti. E kush do t’ ua ndalojë atyne që të veprojnë prap në këte mënyrë?...E kush do t’ua presë hovin?

Ata do t’ jenë vetë fajtorë e vetë gjyqtarë!” (fq. 102)

Në se Shqiptarët kanë mbetë keq për “vëllezër gjaku” të tillë... Kujt ti pelqejnë për “vlla” turqit, po ua uroj sot me gjithë shpirtë: “E gëzoftë... mbas nandë muejsh vëllaun e vogel të gjakut anadollak!!”...



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora