E shtune, 20.04.2024, 07:30 AM (GMT+1)

Mendime

Drilon Komonaci: Çfarë identiteti po duan shqiptarët

E hene, 05.09.2011, 05:59 PM


ÇFARË IDENTITETI PO DUAN SHQIPTARËT

 

Nga Drilon Komonaci

 

Kleri është përgjëgjësi kryesor

 

As nuk u hyjmë më shumë në hatër evro-perëndiomorëve pse jemi të krishterë, as nuk bëhemi më të pa dëshiruar pse jemi (pjesa tjetër) myslimanë.

Mos futni urrejtje ndër shqiptarë. Ngacmimet fetare janë më të rrezikshme se luftërat politke, se ato me Serbinë. Mos e ndalni rrugën që ka filluar. Pasojat i kanë të dukshme dhe të gatshme në mes veti shqiptarët, dhe nuk ka nevojë të kenë punë me të tjerët.

Klerikët janë përgjegjës për çdo eventualitet. Ata janë prijësit, komandantët dhe (disa prej tyre) katalizatorët kryesor. Ata po e shtien rininë shqiptare në zjarr, që të vetvritet. Ata donë të rifillojnë luftërat e kryqëzatave në Evropë, si në Mesjetë, në shek. XXI.

 

Identitet kombëtar apo fetar

 

Shqiptarë! Çka po dëshirojmë? Të kthehemi serish nën sundimin e Serbisë apo diçka të ngjshme? Çfarë identiteti dëshirojmë dhe kush janë ata ideologët e kësaj afere? Jo ata të huajt, po këta tonët? Çfarë tregojnë këto shenja (mjekëra – një shtupë, pantollanat e shkurtëra, kapelë si orientalistët; mbulesë te femrat me kokë, me duar e këmbë...), me u pasë frikë njerëzia. Si figura të shtihuara. Si njerëz që paraqesin rrezikun për kohën. Nuk donë të prekje përdore as me farë e fisin e anëtarët e familjes. Kështu “thotë feja”. Kah e sollën këtë fe të “bekuar”? këta do të na ruajnë moralin!? Zot ruana! Vërtët, “lëmë e dreqit” është bërë kjo shqiptari....!

Nuk ka kurrfarë arsye që të shahen figurat kombëtare, pavarësisht të cilit besim janë. Më shumë kujdes në këtë drejtim. Çohet karamani dhe i ofendon e gjë s’lë pa thënë për këtë e atë figurë kulturore, humanitare apo luftarake me besim të krishterë. Nuk vonon dhe çohet karamani prej komunitetit tjetër fetar, dhe nuk lë gjë më të keqe pa thënë për ata shqiptarët e besimit islamik: “...është dashur t’i lëmë e t’i vrasin S. Milosheviqi si qentë...” “...ata qenë janë”, etj. pamaturit e klerikëve tanë në këtë kohë nuk çajnë kokën për pasojat. Sikur janë më të traumatikzuar e më të sëmurë se çdo njëri tjetër në meset tona. Dhe tash (islamikët) kërkojnë që të futet lënda nga religjioni nëpër shkolla publike. Thuhet, ‘për edukim...’

 

Religjioni në shkolla dhe shamia ide në kohë jo të duhur

 

Ne ende jemi në vështirësi për formimin e shtetit. Për mborjtje edhe më të pragut. Këta thërrasin për vellavrasje. Merre me mend! Një absurd! Një lëkundje ballansimi. Jo kler, që edukon e rehabiliton, por grenzë që pickon. Që shiton. Që ngulit dhëmbë dhe shqetëson. Dhe nuk jam kundër religjionit, edhe unë i takoj një besimi, por janë kohë kur bëhet një debalansë që do të kushtoj ndoshta shtrenjtë. Këtë e prit Serbia dhe aleatët e saj. Ata e përdorin edhe këtë mënyrë lufte ndër shqiptarët. Mënyra më e përshtatshme është, që shqiptarët të rrënohen në mes veti, pa përdorur forcat tjera. Kështu po duket se janë hedhur në maje të gishtërinjve (një pjesë) e pa tru, të përgatitur nga armiqtë. Edhe një pjesë e intelektualëve. Nuk e prit i pari të mbramin, veç me thënë, “qe, unë e bëj kështu si ‘ma do shpirti” këtë vendin tonë. Çohet karamani e thotë publikisht, “veç feja e Turqia na kanë ruajtur deri në këtë kohë të mos asimilohemi”. Karamani tjetër shkon pak më tej, në Romë a Vatikan, ku ta dish, shkruan libër të vëllimshëm, se, të gjithë emrat e regjistruar në arkivat e Propaganda Fide de ... janë katolikë, por që janë konvertua me dhunë në islamik. Hajde, hajde shkenca e jonë. Dhe ky i njëjti me rreth të vetin shpërndan parulla, se, ‘mjaft ju myslimanët jeni sjellë si keni dashur, tash koha juaj ka kaluar...” do të thotë, karamani shqiptar do t’i fus shqiptarët me një tenxhere, duke i pas vënë një kapak njëherë e përgjithmonë. Pastaj, ‘hidhërimet’ e pasdarkeve rriten dhe zihen rrugët e “kryeqytetit evropian” me namazëtarë, duke kërkuar me dhunë të drejta fetare për objekte të reja. Protesta si në Avganistan, në Pakistan, në Irakistan...këta klerikë janë si e gjejnë vendin. A pati të drejte pra, që Enver Hoxha në Shqipëri, ua mori të drejtën feve dhe i shoi. I rrënoi të gjitha faltoret. I ndoqi dhe i eliminoi tjithë klerin (të krishterë e mysliman) dhe të gjithëve na ka ardhur keq. Po, ne tash kemi demokraci! Derisa të fundosemi si tërësi.

“Liri e njeriut është, të mendosh çka do vetë, të flasësh si di vetë, të shkruash gjithashtu si do e di vetë, pa e cenua pa e cenuar të drejtën e tjetrit”. Dhe këtë liri në emër të demokracisë nuk duhet keqpërdorur askush.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora