E merkure, 24.04.2024, 01:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Këto vargje flasin qartë për nivelin e lartë intelektual e poetik të z. Neki Lulaj

E hene, 05.09.2011, 05:58 PM


KËTO VARGJE FLASIN QARTË PËR NIVELIN E LARTË INTELEKTUAL E POETIK TË z. NEKI LULAJ

 

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

 Këto vargje flasin qartë për nivelin e lartë intelektual e poetik. Penat si ju i duhën kombit e Atdheut. Nuk po e themë këtë nga simpatia  që kam ndaj jush, por i shtyrë nga kontributi permanent që keni dhënë ndaj çështjes kombëtare dhe atdheut.

Disa fjalë lidhur me librin e krijuesit, intelektualit, poetit dhe atdhetarit z. Neki Lulaj, "Dardania Ime". Të shkruash për librin e autorit e poetit të Rilindjes sonë kombëtare bashkëkohore të z. Neki Lulaj, do të thotë të jeshë i nderuar dhe i respektuar siq është edhe autori librit. Ditë më parë isha duke u përgatitur të shkoja në punë. Papritmas cingërroi telefoni ? ! Mora receptorin dhe hapa lidhjen, dëgjova një zë burri .., një fjalor të pastër të gjuhës shqipe. Pasi ai u prezentua, ne shkëmbyem ca fjalë përshëndetëse e vëllazërore. Unë kërkova nga Nekiu, të më tregoj shkakun thirrjes, pasi unë pasë pak minutash duhet të shkoja në punë.

Nekiu , nga unë kërkoi adresën time, që t'ma dërgoj librin e botuar ditë më parë titulluar , "Dardania Ime". Dhe pasë 24-orëve libri arriti tek unë. Libri i autorit, poetit dhe intelektualit z. Neki Lulaj, "Dardania ime" , është një libër me preokupime nga e përgjithshmja deri tek e veçanta. Poezia e sotme shqipe për çdo ditë po marshon me hapa gjigant e të sigurt drejtë sukseseve. Kalimin cilësor të poezisë së sotme nga një poezi deklarative me tematikë jo të pasur dhe struktur uniforme po kalon në një poezi më të pasur si nga motivet e llojllojshme ponjashtu edhe nga mënyra e të shprehurit. Këtë e kushtëzoi paraqitja natyrave të fuqishme krijuese moderne, individuale e poetëve; Ismajl Kadare,, Sabri Hamiti, Dritëro Agolli, Din Mehmeti, e së fundi këtyre iu bashkua edhe intelektuali, poeti dhe atdhetari z. Neki Lulaj.   Intelektualët tanë të cilët emigruan në diasporë aktivitetin atdhetar e patriotik ndaj çështjes kombëtare kurrë nuk e ndërprenë, ata me guximin, vendosmërinë, e dashurinë e madhe që kishin ndaj çështjes  kombëtare dhe duke  e ditur rëndësinë e shkrimit, shkruan edhe në kohën kur njeriu - shqiptar, për një fjalë goje dënohej vite te tëra. Amanetin e intelektualëve e Rilindasëve tanë me shumë sakrifica e vendosmëri  e guxim po e realizojnë akoma shumë pena të njohura si në diasporë ponjashtu edhe në trojet tjera etnike e diasporë. Në mesin e intelektualëve tanë të cilët jetojnë e veprojnë në diasporë pa dyshim duhet cekur poetin, intelektualin, e Rilindjes sonë bashkëkohore kombëtare  dhe atdhetarin z. Neki Lulaj, pastaj z. Baki Ymeri, Engjull Koliqi, Nurije Nuhiu, Shaban Cakolli, Arif Molliqi, Xhevat Muqaku, Deshnim Hebibi.., etj . Autori i librit z. Neki Lulaj, duke u ndeshur me jetën e vështirë në gyrbet , me mallin e mërzinë që ndiente ndaj atdheut, vendosi që të gjitha ato t'i shkruan në fletore, sepse duke i shkruar si duket  ai shuante  mallin dhe komunikonte me familjen e atdheunë. Autori, Neki Lulaj, edhe më tepër do të motivohet për të shkruar, kur shihte lirinë që gëzonte populli gjermanë, e ndiente dhembje për popullin shqiptar i cili jetonte në robëri. Poeti Neki Lulaj, është një poet i kalibrit të lartë i kohës sonë bashkëkohore. Ky u ngjan Rilindasëve tanë; ky shkruan ate që e prokupon, ate çka e mundon, shkruan ate që duhet shkruar, për ta informuar opinionin shqiptarë dhe ndërkombëtarë me realitetin ne të cilin kalonte Kosova. Poezitë e z. Neki Lulaj, kanë forcë dhe vrull të madh, fjala e tij i ndezë zemrat e lexuesisit-popullit, nxitë ëndërrat e tyre, është zëri i lirisë që e përshkon dhe që e bënë të hyjë në ndërgjegjën e kombit. Dëshira për lirinë është ndjenja më e fuqishme , që rrjedh që nga fëmijëria e tij kur babai Halili, i spjegonte për historinë e popullit shqipëtar. Kjo dëshirë hyri në kokën e Nekiut, siq kishte hyrë edhe vetë jeta e tij. Motivi kryesor që e preokupon poetin Neki Lulaj, është:

                 Ja të vdesim ja të rrojmë për liri

Ky është një motiv i revoltës shpirtërore dhe i kryengritjes së popullit dhe çlirimin e tij nga pushtuesi. Neki Lulaj, duke i parë padrejtësit që i bëheshin (e po i bëhen edhe sot) popullit shqipëtar në kokën- mendjen e tij mbretëronte vetëm një fjalë .., e ajo është fjala LIRI. Në punën e Neki Lulajt, ndjenja e lirisë ç'faqet e gjithëpushtueshme e thellë, e butë, dhe shpeshë gjymimtare, e sertë dhe drithëruese, dhe përherë e pa shtershme, edhe kur punon për atdheun.

Si ilustrim po citojmë vargjet e tij.

    Hej Lokja ime Dardane

  kush të shëmtoi kështu ?

   Tokë e kulla kush t'i dogji ?

Oxhaqe e burra qëndrese,

shkolla e çerdhe pa fëmijë ?

strofulla zogjësh në vetmi.

Nga këto vargje të shkrura nga dora e zemra e poetit Neki Lulaj, tregojnë qartë se poeti shpirtërishtë e ka përjetuar luftën dhe s'bashku me popullin ka ndarë dhembjen. Poeti e kuptoi herët se situata për çdo ditë vinte duke u keqësuar në Kosovë dhe ky vendosi t'i bëjë një rezistencë pushtuesit serbë. Ky motiv i Nekiut në vargjet e tij tingëllon fuqishëm edhe atëherë kur ai kriojon tabllon e zymtë dhe të frikësuar, kur ne mënyra realiste dhe tronditëse e përjeton shpirtërishtë robërinë nga tërë kjo mund të konkludojmë se ;

                       Pa lirinë njeriu s'rron

Neki Lulaj është patriot i lirisë së atdheut dhe lirisë së njeriut. Kur shqetësimi i poetit-Nekiut, bëhet i madhë e më i mbrehtë, dhembja për humbjen e lirisë  merr përmasa mbinjerëzore, autori revoltohet dhe largohet nga  atdheu-Kosova. Tek poeti Neki Lulaj, guximi fisnik i mendimit dhe fryma patriotike nuk do të shuhen kurrë. Pra me plotë të drejtë themi se intelektuali, krijuesi, poeti Neki Lulaj, është ndër penat më të zgjuara në , Kosovë, trojet etnike shqiptare e në Diasporë, një burim i pashterrshëm energjishë krijuese, një vullkan i pa shuar sentimentesh morale dhe patriotike. Ai thotë ; Kosova është Dardania e zemrës sonë, shkëmb graniti me Shipkovicën tejmatanë Prizrenit, me Drenicën në Zemër dhe me Mitrivicën në veri, atje ku shqipja nis e fluturon. Për poetin Neki Lulaj, nuk ka nevoj të flasim: Këto vargje flasin qartë për nivelin e lartë intelektual e poetik.Penat simpatia  që kam ndaj jush, por i shtyrë nga kontributi permanent që keni dhënë ndaj çështjes kombëtare dhe atdheut. Penat si ju i duhën kombit e Atdheut. Kështu shkruan në komentin  e tij  atdhetari e gazetarit, i burgosuri politik, njohësi i irë të gjendjes aktuale z. Idriz Zeqiraj; Poeti Neki Lulaj,tani e ka konsoliduar personalitetin e tij si krijues dhe publicistë. Poezia ka qenë dhe mbetët si hobi i tij artistik. Në krijimet e poetit Neki Lulaj zotërojnë  temat

 historike, përkatësisht personmazhet që kanë që kanë hyrë në historinë tonë më të re. Autori në vargjet e tij na shkruan edhe për historinë e Kosovës, duke e paraqitur ate të përgjakur dhe herë të bekuar. Dr. Ibrahim Rugova sipas autorit është ikonë e kombit ,strateg i diplomacisë dhe arkitekt i pavarësisë. Nekiu me mjaftë sukses e përmbyllë me vargjet mjaft domëthënse; Citoj ;

          " Eshtrat e patriotëve i bëmë shtiza flamuri, dhe heshta të mbrehta që luftuan me barbarë. Autori nuk e harroi as Luftën E Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës, nuk i harroi  asë kokat më të afta dhe formuesit e bërthamave të para të UÇK-ës, në krye me Komandantin Legjendar,Adem Jasharin, MInistrin e parë të Mbrojtjes së Republikës së

Kosovës,z. kolonel,Ahmet Krasniqin, Kolonel,Tahir Zemën, Sali Qekun, Agim Ramadanin, shkruajti për bjeshkët tona të larta, shkruajti për natyrën dhe pasuritë natyrore, për luftën që bëri UÇK-ës, për dëshmorët e saj; Ahmet Krasniqin, TahIr Zemën, Agim Qelaj,Salih Qekun, Agim Ramadanin, Komandant Drinin, Xhemajl Mustafën, Bardhyl Ajetin...,për të martirizuarit, të rrahurit, por edhe për sakrificat dhe sukseset e tyre. SHkroi edhe për të humburit, të pa gjeturit, shkroi po çka nuk shkroi..., shkroi edhe për kriminelët, bajraktaristët, karrieristët, enveristët, marksistët, butakët, sahanlëpirsit, trathtarët, gënjeshtarët, kuislingët.Shkroi edhe për artistët. Shkroi edhe për krimin, dhunën, korrupcionin, dhunimet, helmimet, vrasjet, . Por nuk  harroi të shkruaj edhe për anët pozitive dhe sukseset të cilat na shpien drejtë  çlirimit e  ndertmit të  shtetit të pavarurë dhe sovran të Kosovës. Në fund ju themi ...,ju lumtë dora, ju priftë e mbara dhe ju punoftë shëndeti o Neki Lulaj, ju dhe  mbarë familjes suaj.

 

Punuar me 2.o9.2011  Weingarten-Gjermani



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora