E premte, 29.03.2024, 09:47 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Të shpartallojmë klanet-klikat-tarafet!!!

E hene, 05.09.2011, 05:01 PM


Postskriptum Seminarit të 30-jubilar- gjysmilegal

 

TË SHPARTALLOHEN KLANET-KLIKAT-TARAFET!!!

 

Nga Kadri Mani

 

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I FILOLOGJISË-PRISHTINË

FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI-TIRANË

 

SEMINARI XXX NDËRKOMBËTAR PËR

GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN

SHQIPTARE

 

PRISHTINË, 15 – 27. 08.2011

 

Këshilli Drejtues i Seminarit në Prishtinë:

prof. ass. dr. Bardh Rugova, prof. ass. dr. Anton Berishaj, prof. ass. dr. Sala Ahmetaj, prof. dr. Enver Memeti, prof. asoc. dr. Naser Mrasori, prof. ass. dr. Ferit Rrustemi, prof. ass dr. Bajram Kosumi

 

Këshilli Drejtues i Seminarit në Tiranë:

prof. dr. Ymer Çiraku, prof. dr. Shezai Rrokaj, prof. dr. Ethem Lkaj, prof. dr. Floresha Dado, prof. asoc. dr. Adem Jakllari, prof. ass. Dhurata Shehri, prof. ass. dr. Aljula Jubani

 

Drejtor nderi: akademik Idriz Ajeti

 

Drejtor: prof. ass. dr. Bardh Rugova

Bashkëpunëtor: prof. asoc. dr. Adem Jakllari

 

Sekretar profesional: mr. Blertë Ismajli

 

Përgjegjëse për kurset e gjuhës dhe drejtuese e referimeve të gjuhësisë: prof. ass. dr. Sala Ahmetaj

Drejtues i referimeve të letërsisë: prof. dr. Enver Mehmeti

 

(kjo është hyrje-paraqitja e Progranit të Seminarit, i cili s’ka as numër faqesh, andaj numrin e faqeve ia qita unë vetë, për komunikim me lexasit; nr. i faqeve, pra-13, ters!- sikur që do të shihni se është ters Seminari nis e sos!!!)

 

Të mos iu habitin titujt shkencorë, se personat e pandershëm nuk quhen as intelektualë! Këta tituj e këto figura (shahu) përsëritën nga viti në vit- për profit!!

Lexuesit e painformuar kur t’i shohin relacionet Prishtina-Tirana, mund të thotë-mos i paftë syri i keq, kurse unë që i njoh them- i prektë të ftosftë nëna!

Vetëm në f. 11-12 të Programit, kemi këto proçka “profesioniste”: Osman Gashi: Diaspora... Sali Bashota: Letërsia shqipe e diasporës,... Edmond Çali: Letërsia shqipe e diasporës,... Kristaq Jorgo, Edlira Birko: Diaspora... Ermir Xhindi: Kushtet e reja dhe sistemet përkatëse të lexuesit për letërsinë e diasporës Vehbi Miftari: Letërsia e disporës/diaspora e letërsisi... Arben Hoxha: Letërsia shqipe e diasporës... Basri Çapriqi: Shkrimtari i diaporës... Kastriot Gjila. Disaproa e Rumunisë... Mustafë Chemaili: Prurje dhe prirje në poezinë shqipe të diasporës në Evropë (1981 – 2001

Ora 19:00 Diskutim

Këta tipa përjetësisht të pareformueshëm dhe aparatçikët që nuk e dinë se çka ëshrë risia as risimtaria; “e dinë” se çka është “diskutim”, sipas tyre, vetëm në lidhje me temat, por jo edhe jashtë temave, se po dalka situata jashtë kornizave! Kupto: jashtë kornizave të kokave të tyre të shformuara apo kurrë të formuara!?!

Këta honorarxhinj të urryer e grabitqarë të “shkëlyqyer” duhet të shtyhen me buldozerë në humnerë!! Këta janë frenusit e çdo përparimi, kundërshtarët dhe armiqtë e çdo përparimi e të çdo lirie. Ata sikur nuk e kan; lexuar romanin “Mërgata e Qyqeve”, por “e paskëshin lexuar” “Diasporën e Qaqeve”!!! Përse e kapën kërë shprehje-diapora!?- si qeni mizat!

Por gazetarët si gazetarët, i kryejnë detarat e veta duke raportuar, as pa e ditë gjë në thellësi, as pa e ditë “luga se çka ka vegshi”:

 

Shqipja gjuhë e lehtë

“Zëri”, 25-08-2011

 

Nga Arbër Selmani

 

 

Nga Seminari i 30-të për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare, si në plan të parë dy nga më të anatemuarit: Kadri Mani (me kapele) e Nuhi Veselaj (kryeshtruar)- marrin pjesë në një “Seminar” gati krejtësisht të huaj!!

Gjuhën shqipe të dy e fusin në “thesin” e gjuhëve më të lehta për t’u mësuar. Zachary Yentzer dhe Hansfrieder Vobel, njëri nga Arizona dhe tjetri nga Vjena e Austrisë, janë studentë të shkencave politike që për të disatën herë vijnë në Kosovë, këtë radhë si pjesë e Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Çdo ditë në dy termine, Zachary Yentzer dhe Hansfrieder Vobel bashkë me plot studentë të tjerë marrin leksione për letërsinë dhe gramatikën e gjuhës shqipe. Derisa letërsia u duket e lehtë, për gramatikën e gjuhës shqipe ata thonë se është më e vështirë se ajo e gjuhës angleze.

“Gramatika e shqipes është pak e vështirë, më e vështirë se gjuha angleze, të cilën ne e flasim. Ka folje, ndajfolje, lakime dhe pak koklavitje. Por është gjuhë fonetike, e lexon ashtu siç e shkruan”, rrëfen Yentzer, student 20-vjeçar nga Arizona, i cili tanimë gjuhën shqipe e flet rrjedhshëm dhe ka mbërritur deri në nivelin e dytë të kursit.

Sipas tij, shumë njerëz e kanë nënçmuar gjatë viteve këtë seminar dhe e kanë nënvlerësuar rëndësinë e tij.

“Unë personalisht edhe mund ta kem nënvlerësuar rëndësinë dhe reputacionin e seminarit, dhe më vjen shumë keq për këtë fakt, por e vërteta është se janë 10 për qind e shteteve të botës të përfaqësuara në këtë seminar. Është tanimë i njohur dërkombëtarisht”, shton Yentzer, i cili pos gjuhës shqipe, flet pak edhe nga spanjishtja e rusishtja.

Ai nuk harroi të përmendë se shpesh ka parë dokumentarë ku Kosova është përshkruar si vend i shkretë dhe i pajetë, por me ardhjen e tij këtu, këto stereotipe kanë marrë fund. “E shoh se Kosova dëshiron të bëhet pjesë e ndryshimit, dhe njerëzit kanë përparuar. Këtu ka jetë dhe lufta tanimë ka vite që ka mbaruar. Bile edhe në seminar e kemi diskutuar, se këtu gjithçka po ecën përpara”, përfundon Yentzer.

Studenti tjetër i cili po ashtu ka studiuar shkencat politike në Poloni dhe Gjermani, thotë se Prishtina është një stacion i mirë kulturor dhe gjuhësor, dhe seminari është organizimi më i arritur që albanologët e këtij vendi kanë mundur të themelojnë.

“Prishtina është vendi më ‘cool’ që kam parë ndonjëherë. Ka plot rini, zhvillohet kulturë, dhe unë kam bërë progres personal këtu”, pohon Vobel. Për vjenezin është hera e dytë që vjen në Kosovë, dhe gjuha shqipe sipas tij është shumë mirë e trajtuar dhe profilizuar.

“Të rinjtë këtu flasin edhe shqip dhe anglisht, dhe shumica kanë sfond dhe synime për të arritur diçka. Gjuha shqipe më pëlqen dhe tanimë s’kam problem që vajzave t’iu flas shqip”, thotë Vobel, duke shtuar se mundësi të tilla dhe organizime të ngjashme me seminarit do të duhej të bënin edhe qytetet e tjera, të cilat e konsiderojnë veten si të denja për një përfaqësim kulturor. Të gjithë studentët dhe pjesëmarrësit në edicionin e sivjetmë të Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, çdo ditë janë pjesë e kurseve për të mësuar gjuhën shqipe, të cilat mbahen nga albanologë dhe gjuhëtarë nga vendi.

-------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Seminari, 30 vjet jetë të suksesshme

Publikuar: E shtune 27 Gusht 2011

I ka mbyllur të shtunën punimet edicioni i 30-të jubilar i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Për dy javë rresht albanologë nga mbarë bota kanë shkëmbyer në Prishtinës të arriturat më të fundit të shkencës së albanologjisë, si dhe organizimin e mësimit të gjuhës shqipe për albanologët e huaj. Seminari i filloi punimet më 15 të këtij muaji dhe gjatë punës së tij janë mbajtur një sërë ligjëratash, referimesh të ndryshme që kanë të bëjnë me të arriturat e fundit të dijeve albanologjike. Në seminarin e sivjetmë, i cili edhe kremtoi jubileun e tij morën pjesë mbi 120 seminaristë nga shtete të ndryshme të botës, si nga SHBA, Gjermania, Franca, Italia, Austria, vendet ballkanike, pastaj, Rusia, Ukraina, Japonia, Kanadaja. Pas më se 25 vjetëve seminarit të sivjetmë i janë bashkuar dhe albanologët nga Kina. Ky edicion ka kaluar në shenjë të 30-vjetorit të jetës së tij, duke nderuar themeluesit e këtij edicioni, akademikët Idriz Ajetin dhe Rexhep Ismajlin, të cilët nuk shpëtuan pa u nderuar dhe lavdëruar për punën e tyre në themelimin e Seminarit të Prishtinës 37 vjet më parë. Edhe tryeza e seminarit, e cila u organizua në javën e parë të tij, iu kushtua këtij jubileun, ku referuan edhe dy themeluesit, Ajeti dhe Ismajli. Përveç tryezës, tradicionalisht, në kuadër të seminarit janë mbajtur edhe sesionet shkencore, ai nga gjuhësia, me temën “Gramatika e gjuhës në tekstet shkollore” dhe ai i letërsisë, me temën “Letërsia e diasporës”. Gjatë tridhjetë vjetëve të tij seminari ka qenë dhe është shtytësi kryesor në përhapjen dhe afirmimin e shkencës së Albanologjisë në mbarë botën. Këtë më së miri e manifestojnë albanologët nga mbarë bota. Sipas albanologëve pjesëmarrës, seminari është duke dhënë një kontribut të çmuar edhe në themelimin e institucioneve të reja arsimore ku mësohet shqipja në botë.“Vetëm gjatë viteve të fundit në dy vende të Evropës me kontributin e albanologëve të dalë nga seminari i Prishtinës janë hapur edhe dy degë të reja për mësimin e shqipes”, ka thënë drejtori i seminarit, Rugova, duke shtuar se pothuajse nuk ka albanologë të njohur që nuk ka kaluar nëpër seminarin e Prishtinës. Kurse në një prononcim për “Kosova Sot”, albanologu polak, Jarosllav Rosocaki, është shprehur se studimet albanologjike as që mund të mendohen pa Seminarin e Prishtinës. “Seminari i Prishtinës është shumë i rëndësishëm për afirmimin e albanologjisë në botë dhe pa këtë nuk mund të paramendohet kjo gjë”, ka thënë ai. Drejtori e seminarit, duke çmuar kontributin e albanologëve nga vende të ndryshme të botës, ka ndarë disa mirënjohje për disa nga ta. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka filluar aktivitetin e tij në vitin 1974, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, me drejtorin e saj të parë, akademik prof. dr. Idriz Ajetin. Gjatë jetës së tij seminari pati sisa ndërprerje. Pas demonstratave të vitit 1981, Beogradi ndaloi aktivitetin e tij për një vit, por më 1989 përsëri u kërkua anulimi i aktiviteteve të tij. Në vitin 1995 Seminari rifilloi aktivitetin e tij në Tiranë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Pas mbarimit të luftës së Kosovës rifilloi organizimi i rregullt i Seminarit në Prishtinë, fillimisht në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë e pastaj me Universitetin e Tiranës.

P.S.: ishte ky shkrimi i gazetarit të “Zërit”, zotit Arbër Selmani dhe shkrimi nga gazeta “KOSOVA SOT”, por mbase ata nuk e dinë  se çka “zihet e përzihet” përbrenda!?!

Ja shkrimi që nuk u lejua nga aparatçikët e Seminarit të lexohet as në 3 minutëshin e diskutimeve:

 

Kadri Mani

/etnike@gmail.com/

AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË

INSTITUTI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË

 

Jani THOMAI

Miço SAMARA, Pavli HAXHILLAZI, Hajri SHEHU,

Thanas FEKA, Valter MEMISHA, Artan GOGA

  

Redaktor shkencor

JANI THOMAI

f. 1250

-FJALOR PËR TË GJITHË

-ME RRETH 48.000 FJALË

 

Fjalori, sikur që po e shihni, është i teknikës së lartë, kurse shoka ylberore ka tendencë mashtrimi optik, e që në raste të këtilla, kur dikush do ta zbukurojë një shëmtirë, dervodelasit e tullarasit tanë muhaxhirë të Toplicës, thonë: mut me lule!

Këtë mut të madh e ka bërë 7-tëshi i grupit të autorëve separatistë të këtij fjalori të katandisur, duke shpërfillar e devalvuar 7-shin simbolik: 7 palë qiej, 7 kat tokë, për 7 ditë Zoti e krijoi Botën, 7 ngjyrat e ylberit, 7 flatrat e shqiponjës...

Ky grup sepratist po vijon të injorojë e nënçmojë krahina të tëra e personalitete me peshë e me vepra e fjalorë, sa që edhe fjalori ynë shqip-shqip do të barazohej e do ta tejkalonte 6-vëllimëshin e fjalorit serbokroatisht.

Ky grup separatist u tregua aq lëkurëtrashë, saqë s’ka kritikë as hosten që t’ua shpojë lëkurat prej buajsh apo bizonësh!?!

BIND,~I. Perëndia e detit te shqiptarët (te ilirët, te fisi i japodëve; sikur Neptuni te romakët e Poseidoni te grekët).[1]

ALBANÓI. Shqiptarët (albanët); në shekullin II të erës sonë e shënoi në hartën e vet botërore për të parën herë gjeografi Ptolemeu, në Aleksandri të Egjiptit, për emërtimin si popull dhe si fis shqiptar.

ALBANÓPOLIS. Qytet-Shtet i shqiptarëve (albanëve), që e vendos diku midis Durrësit dhe Dibrës; në shekullin II të erës sonë poashtu e shënoi në hartën e vet botërore për të parën herë gjeografi Ptolemeu, në Aleksandri të Egjiptit, për emërtimin e Qytetit-Shtet të shqiptarëve. (dhe kjo datë jetike për ne, te FGJSH dhe te asnjë fjalor nuk është shënuar kurrë!).

As në këtë Fjalor nuk figuron ç-ja fjalëformuese: armatos-çarmator, ndreoj-çnderoj...

As në këtë Fjalër nuk figuron sh-ja fjalëformuese: kurorëzoj-shkurorëzoj... ngase separatistët e kanë divorc!

As në këtë Fjalor nuk figuaaron banori i Toplicës- toplicas: Toplica, krahina shqiptare që ishte ca më e madhe se sa Kosova në kufijtë e sotëm: që grupi antikombëtar nuk e di!

Ky grup separatist duhet të demaskohet e të arrestohet për anashkalimin e mohimin e:  e Ali Krasniqit me Fjalorin e tij voluminoz; për anashkalimin e mohimin e Bajram Qerinit me Fjalorin e tij voluminoz; për anashkalimin e mohimin e Mehmet Elezit me Fjalorin e tij volumitoz; për anashkalimin e mohimin e Nuhi Veselajt me librat e tij për paskajoren; për anashkalimin e mohimin e Shefki Sejdiut; për anashkalimin e mohimin e Ndrek Lucajt; për anashkalimin e mohimin tim (Kadri Mani) me risimtarinë time...; anashkalimi e mohimi i Ibrahim Daut Hoxhës (15.04. 1923), si dhe fjalorit të tij:”ENCIKLOPEDI-JUG-SHQIPTARE I-II”- është krim i paparë në historinë e qytetërimeve njerëzore: është i barabartë me krimet çetnike serbe e të Millosheviçit, dhe të andartëve grekë e të Zervës, me një dallim: amiqtë e jashtëm na e derdhnin gjakun çam e kosovar me pëlumba e me bajoneta, kurse kolona e pastë e Tiranës tiranike po na e pi gjakun me pambuk: neve, gjuhës e kulturës shqiptare!!!

Shumë më mirë ka qenë edhe në kohën e diktaturës: kishte ekspedita, mësuesit e fshatit e kishin për detyrë të shënonin fjalë të reja... Kurse sot skllopi sepratist-nihilist nuk pyet për shkencëtarë as për opinion!!

Poshtë Komisioni separatist, frenues e masakrues i fjalorit tonë!

 

Dhe në vend se Seminari të begatohet, ai vijimisht tkurret e varfërohet; sivjet e paskan mënjanuar edhe Orën Letrare!!

Por aparatçikët janë aq anakronikë e mjeranë, sa që nuk e kuptojnë se ju ka kaluar koha e diktaturave e bllokadave titoiste-enveriste: kur nuk ta botonte organi qendoror i parisë dhe ishe i bllokuar; por sot interneti na ka nxjerrë nga çdo bllokadë, na e ndalojnë Orën Letrare atje, e hapim Orën Letrare këtu:

 

Kadri Mani

 

 

Sikur të mos distancohesha nga ata...

 

Të gjithë kalimtarët do të ma kishin bërë me gishta

Gjithë minjtë e fushës do t’ma e kishin bërë me bishta:

Ja, ai, i padrejti si ne, i korrupruari si ne, sinjeri, simi!!

Sivëllai ynë atë që dje e pështynte sot edhe ai lëpinë!

Eja, viçi i agës, të kullotish pakëz n’grazhdin e Hagës!

Do t’isha bërë si tagrambëledhësi, si (k)akademyku...

Si deputeti i shkreti... por ja që unë dola- simbreti!

 

Ja se çka ju pata shkruar buajve a bizonëve lëkurtrashë:

 

Kadri Mani: Seminari i 28-të, në gjysmëilegalitet!
E Marte, 22-12-2009, 09:56pm (GMT+1)

Seminari i 28-të, në gjysmëilegalitet!

Letër e hapur akademik Idriz Ajetit, kryetar nderi i Seminarit dhe Prof. dr. Osman Gashit, dekan i Fakultetit të Filologjisë: Nëse nuk jeni në gjerndje ta bëni kthesën- ju dy duhet të jepni dorëheqje?

Nga Kadri Mani

Nga viti në vit, keq e tukeq- për dreq!
Ata që po e përcjellin- Kabarenë e të hënës në TV-21, Kelmendi-Saraçini: mësojnë se në titoizëm-enverizëm po kërkohej përshtatshmëria idelogjike-politike, për punë, për bursa... në Fakultetin e Filologjisë këtë kërkesë na e paraqesin më të dyshimtit, më të papërmirësueshmit! Ata që kanë bashkëpunuar me organet e UDB-së ose që kanë ardhur në Fakultet me rekmandime:”Primite ga, naš je ?ovek-prajeni, njeri ynë është!!“

Seminari Ndërkombëtar i 28-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipëtare
Dialekti gegë e toskë nuk i kanë këputur raportet ndër-komunikuese

Problemet e gjuhës shqipes në tërësi ishte temë e diskutimeve të studiuesve dhe ligjëruesve nga Kosova dhe Shqipëria, në ditën e parafundit të Seminarit të 28-të Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës. 
Në ditën e 11-të të këtij seminari po mbahet sesioni shkencor i gjuhësisë për shqipen e folur dhe shqipen standarde, me pjesëmarrjen e shumë studiuesve dhe ligjëruesve nga Kosova dhe Shqipëria. Studiuesi Idriz Metani, ligjëroi mbi grupin sinonimik fjalë dialektore - fjalë e standardit në gjuhën shqipe. 
Me këtë rast Metani theksoi se sinonimia leksikore si dukuri gjuhësore e gjerë dhe e shumë vlefshme, e njohur që në lashtësi është njëra ndër kategoritë leksiko-tematike më pak të studiuara, jo vetëm për shkak të lëndës së gjerë, por edhe për arsye të ndërlikimit të shumë anshëm teorik.

 

 

"Përpjekja e parë për të shtruar dhe zgjedhur disa çështje të sinonimisë në gjuhën shqipe, bëhet nga studiuesja tashmë e njohur Shefkije Islamaj, në monografinë me titull "Çështjet e sinonimisë në gjuhën shqipe", botuar në vitin 1985", tha Metani. 
Përveç kësaj monografie janë botuar edhe disa artikuj me autor Agim Vidin, Jani Tomain e të tjerë, ndërsa hartimi dhe botimi i fjalorit sinonimik të shqipes riktheu edhe njëherë për diskutim në gjuhësinë shqiptare çështjen e grupit dhe të vargut sinonimik. 
Ndërsa, Nuhi Veselaj diskutoi me temën "Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe". Ai tha se shqipja standarde nuk është varur asnjëherë nga të folmet e veçanta, por nga raportet ndër dialektore. "Shqipja që në antikë paraqitet e koinezuar në dy dialekte gegë në veri e toskë në jug, por ajo asnjëherë nuk i ka këputur plotësisht raportet ndër-komunikuese", ka thënë Veselaj. 
Një temë interesante në këtë sesion shkencor ishte "Gjuha e politikanëve të Kosovës", me ligjëruese prof. Bade Bajrami, e cila ka potencuar se problematika e shqipes së folur dhe shqipes standarde është interpretuar shpesh edhe si lufta mes të saktës dhe të pasaktës. 
"Shmangiet fonetike ku ë shqiptohet si e; ë si a; rr si r; s si zh; n në vend të r etj. Veç këtyre shmangieve fonetike ka edhe shmangie morfologjike, leksikore dhe probleme në formimin e kohëve", ka thënë Bajrami. 
Gjatë këtij sesioni kanë ligjëruar edhe Albana Ndoja me temën "Gjuha e politikës dhe standardi", Mustafa Ibrahimi "Ndikimi i faktorëve sociolinguistikë në zhvillimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe", Rozana Rushiti "Elipsa sintaksore në veprën e Dritëro Agollit" e të tjerë. 
Seanca do të vazhdojë diskutimet nga pjesëmarrësit me tema të ndryshme për shqipen e folur dhe shqipen standarde. 

Publikuar më:
04:59:07 27.08.2009

KATEDRËS SË GJUHËS SHQIPE TË FAKULTETIT TË FILOLOGJISË
NË PRISHTINË- Shefit të Katedrës Prof. Dr. zotit Liman Matoshi-

LËNDA: Kërkesë për kalimin e ekzemplarëve të revistës “Shqipëria etnike” nga Biblioteka e Katedrës në Bibliotekën e përgjithshme; Kadri Mani


I drejtohem titullit të sipërm me kërkesën për kalimin e ekzemplarëve të revistës “Shqipëria etnike” nga Biblioteka e Katedrës në Bibliotekën e përgjithshme, për dy arsye:
1.Ngase aty ku ia kam dorëzuar Prof. Dr. Zotit Isak Shema, është tepër ngusht në krahasim me Bibliotekën e përgjithshme ku mund të shfrytëzohet edhe nga sudentët, dhe
2.Kur e kam kërkuar një nr. Të revistës për t’ia fotokopjuar artikullin e vet Dr. Riza Bradës, revistat nuk ishin në Katedër!?!
Nëse dikush (Rexhep Qosja) e ka urdhëruar Prof. Isak Shemën që t’i mënjanojë apo t’i zhduk?- le t’i sjelli ekzemplarët që ia kam dhënë për bibliotekën e vet pesonale, dhe këtë në afatin prej 3 (tri) ditësh, me kërcënim të publikimit në mjetet informative.
Në pritje e sipër, ju përshëndes.
28.9.2008

Kadri Mani
www.shqiperiaetnike.bravehosr.com


P.S.: Zotni Prof. Liman, për revistat me juve dhe me Prof. Bardhin kemi biseduar gjatë Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Historinë dhe Kulturën Shqiptare (kur na e mohuat të drejtën e diskutimit, duke shkelur Programin tuaj!?!) dhe që atëherë punën e revistave e keni heshtur, të trimëruar se studentët tuaj nuk guxojnë të ndihen të gjallë derisa janë në duart tuaja?- por ja që në këtë rast jeni gabuar: studentët thonë se i keni shndërruar në qena të Fakultetit, dhe se mbi 50% të kohës jua humbni duke bredhritur korridoreve ose pa orar të mësimit e të provimeve, ose duke mos i respektuar ato orare nga profesorët arrogantë, babëtyinjtë e pangopshëm që i kanë uzurpuar nga 3-4 lëndë në nga 3-4 fakultete!? 
Dhe ata shtojnë: nëse nuk guxojnë të reagojnë derisa janë në duahrt tuaja, sapo të dalin nga duar tuaja, nëse nuk mund të hakmerren në ndonjë mënyrë tjetër, të paktën do të shtiren se nuk i shohin e se nuk i njohin profesorët e tyre, duke e kthyer kokën anash, dhe se nuk do t’i përshendesin- kurrë!!
Kurse me mospërfilljen e kërkes time, keni rënë më poshtë sportelisteve enveriste: po ta lëje porosinë në cilindo sportel qoftë, anekënd Shqipërisë, do të kryehet porosia, se s’bën!

Kaloi një vit dhe erdhi Seminari 2009- edhe më i përgaztë!

Ftesat janë bërë në gjysmëilegalitet nga profesorët- xhandarë!
Seminari i 28-të në gjysmëilegalitet!!
Kam bërë anketë: Kadri Mani nuk e ka dijtë afatin e paraqitjeve të kumtesave, poashtu nuk e kanë dijtë: Prof. Anton Nikë Berisha, Sabit Jaha, Labinot Berisha, Qerim Ujkani... asnjë nxënës as student s’kanë marrë pesë në orën letrare!?- turp, turp, turp!!!

Rektoratit

Zotni Rektor, vitin e ardhshëm unë, Kadri Mani, duhet ta kryesoj Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ngase duhet të bëhet kthesa dhe pikërisht unë jam ai që duhet të jua mësojë shartet e demokracisë: s’ka me pas më “ia dhanë fjalën/ia morën fjalën”- një mikrofon do të jetë në mes të sallës dhe fjalën mund ta marrë kush të dojë, miku dhe armiku. Kryesia le ta mbajë procesverbalin dhe le të incizojë, pas Seminarit, nëse dikush është shprehur me farë qëllimi tendencoz, incizimi i dorëzohet policisë në procedurë. Nuk ju ka hije profesorët të ushtrojnë detyra policore!
Bardh Rugova jashtë çdo norme e lejon të llomotisë Emin Rizën për hamamët e Gjakocës! E kur unë ia tërheq vërejtjen se temat e gjata nuk duhet të lexohen tërësisht, aq më pak të jetë i privilegjuar Emin Riza, i cili babain e vet Selamn Rizën thuhet se e kishte dërguar në burg me një fletërrufe, se ai nuk qenkej komunist i mirë! Bardhi pati paturpësinë të më thotë:
-Turp që shphesh ashtu për një perosnalitet siç është Emin Riza.
Bardh Rugova, njato fjalë që i the pare, ktheja vetes të zezën marre!
Sala Ahmeti ma ndërpret fjalën dhe në mënyrë arrogante e më drejtohet:
-Për çka ke qenë në burg, për harmoni apo për përçarje!?
Për harmoni të honorareve tuja! Për uzurpime, falsifikime, plagjiatura dhe për torturimin e studentëve ca më keq se policia e xhnadarmëria!
Liman Matoshi ka harruar se e pati tërhequr nënshkrimin nga Apeli i 215 intelektualëve shqiptarë!
Imri Badallaj i thotë studentit Shkëlqim Millaku: e shoh se paske 9-ta e 10-ta, por tek unë e ke- 6! Ti nuk e di gjuhën, po e flet dialektin e fshatit... Apo mos po do të ma marrish bukën, ë!?
Profesorët nuk mbajnë lidhje me studentët  me anë të postës elektronike! Pati raste kur studentet t’i grishnin nëpër banesa për “konsultime”!!
Janë të manipuluara e të uzurpuara orët letrare gjatë Seminarit, herë nga Adem Demaçi e herë nga Agim Vinca. Mjaft më! S’ju duron më as zoti as robi.


Kasëm Trebeshina

PROFESORI POLIC
/Agim Vincës/


Në xhep kërkon t’i vësh të gjitha fjalët,
o profesor pushak dhe kocomi!
“Panegyrique” kërkon që të përdoret,
s’lejon t’përmendet kurr’ “hagiographie”!

Për folje shqipe ti ke vetëm prangat...
se je kapter n’repartin e ndëshkimit!
“Bërrtisnin” e lejon, por t’mos përmendet
që sot ti ulërin keq prej tërbimit!...

Pushaku im, me foljet mos u kruaj!...
Thërrit e uluri si ke dëshirë!...
Pa Presidenti dhe dy “V”-ët me çmime
një kock’ do ta dhurojn’ për ta lëpirë!

Ju në Kosov’ na thëkni një “në dashtë”!...
Dhe ne në Jug’ e kemi fjaln’ e sojit!...
Një profesor si ti ne e nderojmë
kur i kujtojm’ të shkoj’ “në të Koloit”!...

Tashti, më duket, bukur u kuptuam!...
Po deshe kruhu siç ke ëndërruar!...
Dhe everestin tënd, vend po nuk gjete,
në nevojtore mbaje të nderuar!

Ankara, 02. 07. 1997

 

Te revista jonë “Shqipëriatnike” e kemi pas një Kryeartikull me titull:

 

 

ATA QË NUK PËRGJIGJEN, IU SHAHEN PESË SHQISAT PLUS!

 


[1] Ruzhdi Ushaku: HULUMTIME ETNOLINGUISTIKE, Prishtinë-2000, f. 11, pasusi i parë.



(Vota: 10 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora