E shtune, 20.04.2024, 09:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Bernardo Bertolucci

E shtune, 03.09.2011, 06:58 PM


Bernardo Bertolucci (1941)

 

Nga Halit Bogaj

 

Është regjisor i njohur italian.

 

Bernardo Bertolucci u lind në Parmë të Italisë në regjionin e quajtur Emilia-Romagna.

Ishte djali i dytë i  Atilo Bertoluçit i cili ishte poet dhe historian i çmuar i artit dhe filmit.

 

I rritur në një rreth të tillë intelektual Bertoluçi filloi të shkruante në moshën 15 vjeçare, kuse së shpejti fiton edhe disa shpërblime për librin e tij të parë.Në karierë i ndihmoi edhe popullariteti i babait.Babi i tij i kishte ndihmuar regjisorit Pjer Paolo Pasolinit që ta botonte romanin e parë, kusre ky i fundit ia kishte kthyer me të mirë duke ia angazhuar djalin si ndihmës të vetin në Romë në filmin''Acatone''/1961/,por potencialin e Betroluçit e kishin hetuar edhe të tjerët si Serxho Leone i cili e kishte lutur që ta shkruante një rrëfim për filmin e tij''Na ishte njëherë në perëndimin e egër'', të cilin e kishte refuzuar duke thënë se ishte shumë kompleks për shijen e publikut  amerikan.Bertoluçi i ka dy vëllezër:producentin filmor Xhovani/i lindur më 1940 dhe regjisorin teatror Xhuzepe i lindur më 1947.Bashkëshortja e tij e parë ishte Adriana Asti,ylli i njërit nga filmat e tij të parë, Prima della rivoluzione. 1978., kurse më vonë martohet me  Clare Peploe, skenariste britanike e cila më vonë e ka bërë regjinë e disa filmave.

 

Në fillim ai donte të bëhej poet si babai, prandaj e ndoqi Fakultetin e artit modern në Universitetin e Romës prej vitit 1958 deri më 1961.Atëherë filloi edhe kariera e tij, siç u përmend më parë, si ndihmës i regjisorit Pazolini.Së shpejti i ndërpret studimet dhe mbetet pa diplomuar..Në vitin  1962.,në moshën 21 vjeçare e bën regjinë e filmit të tij të parë La commare secca (1962.). i  cili flet për hulumtimin misterioz të vrasjes së një prostitute.. Bertolucci e kishte shfrytëzuar fleshbekun për ta krijuar mozaikun për ta zbuluar personin i cili e ka bërë vrasjen.

Në vitet shtatëdhjeta kinematrografia italiane kishte një ngadalësim të madh për shkak të krizës globale filmore me ç' rast ishte e detyruar të bënte koproduksione me kompanitë franceze, suedeze, amerikane dhe gjermane.Konsiderohet se atëherë ishte pika kryesore kur kinematografia italiane varej nga ajo botërore.

 

Vetëm Bertoluçi ishte përjashtim i  cili realizoi  filmin e tij antologjik''Tangoja e fundit në Paris''me kolosin Marlon Brando dhe aktoren e re Maria Shnajder,i cili u bë shembull se si filmat italian mund të fitonin më tepër me angazhimin e aktorëve të huaj në filmat e tyre, me ç'rast në atë film luante vetëm një aktor italian/Masimo Gjiroti/.''Shekulli i njëzet''i Bertoluçit/1976/, me Bert Llankasterin, Robert De Niron dhe Gerard Depardien shënoi pikën kulminante nga e cila varej industria filmore italiane e cila dezintegrohej, edhepse filmi bënte fjalë për gjysmën e parë të historisë italiane të shekullit  20.Me filmin Konformisti (1970.)e kritikonte ideologjinë fashiste, duke prekur lidhjet midis ideologjisë së nacionales dhe nacionalizmit, kurse me''Shekullin njëzet''analizonte ndryshimet midis të djathtes dhe të majtes.Filmi epik''Mbreti i fundit kinez''/1978/ ishte njëra ndër veprat e tij më monumentale për të cilin mori lejen të xhironte në qytetin e ndaluar në Pekin./që ishte diçka pa presedan deri atëherë/..

 

Shumë kritikë filmorë  konsiderojnë se filmat e tij karakterizohen nga seksi dhe politika.Në filmin''Tangoja e fndit në Paris''hulumton seksin në mënyrë shumë çuditëse dhe defektioze.

 

Filmi''Konformisti''është i bazuar në temat politike, më saktësisht në fashizëm si një ideologji çmendurake mes konformizmit dhe idealit .Adhuruesit e tij hetojnë ngjashmëri midis personazheve të  filmave, sidomos në dy prej tyre''Bukuria tërheqëse''/1960/dhe''Ëndërrimtarët''/1996/.Për shembëll dy protagonistet kryesore  në dy filmat/Liv Tejllor dhe Eva Grin/ kanë ten të shëndritshëm në fytyrë, janë të holla në trup dhe i kanë sytë e kaltër.Në të dy filmat Bertoluçi flet për''forcën e dashurisë'', duke i shfrytëzuara fjalitë e njejta në të dy filmat dy herë..

 

Bertoluçi në vitin 1987. e realizoi filmin epokal''Mbreti fundit kinez'', një rrëfim biografik për mbretin e fundit kinez në të cilin rolet  kryesore e interpretuna aktorët e njohur : John Lone, Joan Chen, Peter O'Toole,etj.Skenarin e shkruan: Mark People dhe Bertolucci.Filmi paraqet kalimin e epokës së feudalizmit në sistemin e derisotëm komunist, duke e përshkruar periudhën e revolucionit kinez.

 

Filmi i ka fituar 8 çmime oskarë – si  filmi më i mirë, skenografia më e mirë,fotografia,dizajni i kostumeve,regjisori më i mirë,montimi,muzika dhe skenari i adaptuar..

 

Siç u tha edhe më lart,filmi''Mbreti i fundit kinez''ishte filmi i parë për të cilin Republika popullore e Kinës e kishte dhënë lejën për të xhiruar në qytetin e ndaluar.Ishte filmi i parë perëndimor i xhiruar në Kinë dhe i pari që u krjua me mbështetjen e qeverisë kineze që nga viti 1949.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora