E shtune, 28.05.2022, 08:03 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Berisha: Muze per Spaçin, Europa te njohe krimet e Enverit

E shtune, 03.09.2011, 05:42 PM


“Per Enver Hoxhen eshte tragjike se ka nje histori te trilluar ne funskion te kultit te tij dhe akoma Europa nuk ka vepra te barbarizmit te tij dhe po keshtu eshte edhe historia eshte shume e cunguar. Njeriu qe ndertoi shtetin prap mbetet i skajuar dhe ky eshte Mbreti Zog pasi ne programet e tij u vendos nje mal shpifjesh mbi sundimin e tij. Nje gje eshte e sigurte qe historia do dale siç eshte. Historia nuk mund te jete vetem me lavdi, por ajo eshte nje histori dritehijesh” ka shtuar me tej, Berisha.

 

Ne mbledhjen e sotme te qeverise, kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha kerkoi qe historia e dhimbshme e shqiptareve qe vuajten nen regjimin komunist, duhet te konkretizohet me fakte.

Kreu i qeverise shqiptare kerkoi nga Ministria e Kultures te paraqese ne qeveri kerkesen per ndertimin e Muzeut historik ne Spaç.

“Historia e vendit tone eshte e cunguar. MTKRS duhet te sjelle ne qeveri vendimin per ngritjen e muzeut te Spacit”

“Muzeu duhet te simbolizoje te gjithe ligesine. Nuk mund te shkojme drej 100 vjetorit te pavaresise pa rideminsionuar historine tone. Kujtesa kombetare eshte e domosdoshme sepse ne jemi komb qe duhet te mesojme per te ndertuar te ardhmen, duke njohur edhe ate qe perjetuam” ka theksuar Berisha.

Qe ne fillim te mbledhjes, Kryeministri Berisha i eshte referuar sot ndryshimit te ligjit per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike duke shtuar se me kete amendim zgjerohet spektri i perfituesve nga ligji.

“Amendimi ne ligjin per te perndjekurit politik zgjeron spektrin e atyre qe perfitojne”.

Duke folur ne mbledhjen e qeverise, Berisha theksoi se ne ligjin ekzistues eshte bere nje intepretim jo korrekt i veprave per te cilet jane denuar gjate diktatures kundershtatret e regjimit.

“Jane sajuar shpifje dhe akuza nder me mosturiozet vetem per te konsoliduar mekanizmin shtypes mbi qytetaret e ketij vendi. Dokumentat autentike faktojne platformen e krijuar me doren e diktatorit, platformen e ekzekutimit te kundershtareve politik pa gjyq, platformen e zbatimit verberisht te çdo urdhri te armiqve te betuar te kombit shqiptar qe themeluan partine komuniste shqiptare” ka theksuar Berisha.

Me tej kryeministri Berisha ka kerkuar ndryshimin e historise se periudhes se komunizmit, pasi sipas tij nuk reflekton te verteten ndersa ka shtuar se eshte tragjike qe edhe pas 20 vitesh historia nuk ka zbardhur te verteten tragjike qe perjetoi populli yne ne menyren me mizore.

“Per Enver Hoxhen eshte tragjike se ka nje histori te trilluar ne funskion te kultit te tij dhe akoma Europa nuk ka vepra te barbarizmit te tij dhe po keshtu eshte edhe historia eshte shume e cunguar. Njeriu qe ndertoi shtetin prap mbetet i skajuar dhe ky eshte Mbreti Zog pasi ne programet e tij u vendos nje mal shpifjesh mbi sundimin e tij. Nje gje eshte e sigurte qe historia do dale siç eshte. Historia nuk mund te jete vetem me lavdi, por ajo eshte nje histori dritehijesh” ka shtuar me tej, Berisha.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora