E marte, 19.03.2024, 06:45 AM (GMT)

Sport » Futbolli Shqiptar

Shqiperi - France 1-2, por fiton Shqiperia

E shtune, 03.09.2011, 05:58 PM


Shqiperi - France. Ish Kampionet e Ballkanit kunder ish Kampioneve te Botes.

Presioni francez shnderrohet ne gol nga Benzema ne minuten e dhjete, goditja e te cilit ishte qendrore dhe mund te pritej nga portieri yne, por…!

Dy minuta me vone Salihi godet traun pasi merr nje top brenda zones nga Bogdani. Mungon fati!

Kalojne edhe dy minuta te tjere dhe Salihi perseri eshte prane golit.

Nje kundersulm tjeter per ne qe perfundon me nje goditje te dobet.

17 minuta loje dhe ndeshkohemi per here te dyte, M'Vila eshte i pamesherishem.

Demtohet Curri dhe vendin e tij e ze Lala.

Shqiptaret mundohen te ndryshojne dicka nga loja e tyre dhe hidhen ne sulm dhe jane fare prane golit me ane te Agollit, i cili godet shume bukur por edhe pritja eshte e tille.

7 minuta para fundit te pjeses se pare, pas nje gotitje te lire, Ribery gjuan por topi nuk perfundon ne rrjete sepse Ujkani supermbron.

Pjesa e pare mbyllet me nje Shqiperi te rrezikshme, por qe ngurron t’i finalizoje sic duhet sulmet apo kundersulmet.

 

Pjesa e dyte fillon me Gollll! Bogdani shenon per Shqiperine! Mbrojtja franceze shfaqet shume ‘’mikpritese’’.

Shqiperia shperthen ne min 15. Hyka eshte fare prane golit, sic eshte edhe Bulku.

Shqiperia kontrollon ndeshjen. Shqiperia eshte me mire se Franca. Shqiperia nuk duket si Shqiperi, megjithate Franca goditi dy here shtyllen ne 10 minutat e fundit, gjithcka bene gjithe pjesen e dyte.

 

Me pak fat dhe me shume kujdes do te kishim nje rezultat tjeter. Franca e mbremshme edhe mund te mundej. Lojtaret e Klubeve te Medha te Europes moralisht u munden. Shqiperia (bashke me Dardanine) me 6 milion banor dha maksimumin perballe nje nder vendeve me te zhvilluara te botes me nje popullsi prej 65 milion njerez.

 

Futbollisti i ndeshjes? Lorik Cana pothuaj i pagabueshem.

 

Nganjehere edhe humbja eshte e bukur.

 

Ilir Dardani



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora