E marte, 23.04.2024, 02:54 PM (GMT+1)

Mendime

Gjergj Fishta: Kosova është e jona

E shtune, 16.02.2008, 08:20 PM


Kosova është e jona     

Shkruar nga Gjergj Fishta    

Gjergj Fishta
Serbët i janë vënë punës seriozisht. Duan me çdo mjet e me çdo mënyrë ta bëjnë të tyren përgjithmonë Kosovën tonë. Nuk gjendet në tërë Evropën një tjetër minoritet që të vuajë aq sa vuajnë kosovarët në Serbi. Asnjë e drejtë nga sa janë të aprapame në traktatet e gatitura posaçërisht për minoritetet, nuk respektohet kur është fjala për shqiptarët e Kosovës, të cilët Serbisë i pëlqen t'i trajtojë si turq e jo si shqiptarë, që të bëjë të humbasë gjurma e kombësisë së tyre.Që tash e gjashtë vite serbët po përpiqen t'i shuajnë Kosovës karakterin krejt shqiptar. Një aktivitet i madh është zhvilluar nga ana e Belgradit në këtë drejtim dhe frutat e këtij aktiviteti janë mjaft të kënaqshme për serbët dhe shumë të hidhura për ne. Ata kanë dashur, me të mirë a me të keqe, t'i shtrëngojnë kosovarët të ngrihen me gjithsej nga vendi i tyre dhe të vendosen në Turqi ose gjetkë.

Në fillim për t'i mbërritur këtij qëllimi, bënë vegla të tyre disa hoxhallarë turçelinj, të cilët barisnin fshat më fshat e bënin propagandë që popullsia të ngriheshe të shkojë përnë Turqi, ku, thoshin, e presin të mirat e Parajsës. Përmbi 100 mijë shqiptarë, burra, pleq dhe çuna, meshkuj dhe femra, u bindën nga fjalët e hoxhallarëve, që merrnin 1 mijë dinarë për çdo krye të emigruar, dheu nisën përnë Azi të Vogël. Disa syresh humbën rrugës, të tjerë uarratisën nëpër malet e Bullgarisë dhe një pjesë mbërriti në Turqi, ku po shuhet dita-ditës nga shkaku i fukarallëkut dhe i klimës. Në vatrat e shqitparëve që shkuan kësisoj, u vendosën serbë dhe malazias. U çelën burgjet dhe gjithë pensionarët e tyre u kolonizuan në Kosovë, që ta serbizojnë. Haberet e vuajtjeve të atyre që shkuan, u dëgjuan edhe te kosovarët tanë, të cilët filluan të mos kenë më besim në hoxhallarët sharlatanë. Por dhe serbët e këmbyen sistemin e veprimit.

Me ndihmën e katilëve të kolonizuar në Kosovë, formuan çeta kusarësh të përkrahura prej organeve qeveritare, dhe me anën e tyre po vazhdojnë të terrorizojnë popullsinë shqiptare. Qëllimi i tyre është një: t'i shtrëngojnë me hir a me pahir të shkojnë ose të shpërndahen në gjithë Jugosllavinë. Këto radhë nuk i shkruajmë as për qeverinë tonë, që i di të tëra e s'ka gjë në dorë tash për tash, as për Europën, që bëhet e shurdhër sa herë vjen fjala për popuj të vegjël; i shkruajmë vetëm për burrat e Kosovës trime, për kosovarët patriotë, që të mos lëvizin nga vendi i tyre, sado i madh qoftë terrori dhe sado e vështirë jetesa e tyre.

Të mbeten atje në truallin e stërgjyshërve, në postin e detyrës, se dita e bardhë e lirisë nuk do vonojë të lindë edhe mbi Kosovën kreshnike, q'e jona ka qenë dh'e jona do mbetet. Se të derdhet gjaku i shqëptarit, kjo nuk ashtnji punë e re në jetë, historija e jonë me gjak asht shkrue, Shqëpnia e jonë me gjak asht la. Nuk ka në mal nji gur, nuk ka në fushë nji buce që t'mos të kisht kenë ri, me gjak të ndonji fatosit, të ndonji nierit të shkretë ose të ndonji trathtori të huej.

Kush ka le e asht rrit me pushke në dorë, ma të shumtën e herës, s'mund të presin se des me krye mbi pupla. Prandaj lajmi i zi që mija e mija shqëptarësh kan kenë mbyte prej armikut, sadoqë nja për nja do të ma derptote zemrën prej dhimat, nuk do të na kishte çuditë aqë fort, po t'ishte kenë që kan ra në luftë me pushkë në dorë e ballë për ballë t'armiku. Por këto mija shqëptaresh të bamun flije në fushë të Kosovës nuk janë ato pikat e djelmnis që edhe sot me armë në dorë luftuen n' ato vise për lirin e për nam të Shqëpniës: ato janë pleq të mbetun, gra të mjera e foshne të njomë, gjind e paqet që, tue u shtrue ligjve nen të cilat fati i zi i tyne e i Shqëpniës desht me i citun, janë orvatun me emnue gjallë me punë e me ndere. Pra vepra rrënuese e Sllavevet në Kosovë, nji mizori, që kur ato nipa e stërnipa tonë ta lexojnë atje me vonë ndër libra historije, pa dyshim se atyne ka për tju drish këmisha në shtat prej mneret e prej trishtimit e parlamenti shqëptar, jo veçse ka pasë të gjithë të drejtat, por ka pasë dhe detyrë me u ankue përpara parlamentit të Beligradit, e prandaj të përgjegjunit e kryetarit t'atij parlamenti asht krejt i pa ndjerzishëm e i pahishëm, e ma tepër asht cinike, i vrashtë e krejt jashtë vendit, por shkja se asht të shprehunit e psiches sllave, e cila sadoqë për 100 e 100 vjetësh vuejti nën zgjedhje të ni au okrati e nën kamë të ndonji dhespoti, me gjith këtë nuk ka mujt m'u kursye.

Por une që kam pa metet barbare e mënyrat e shpenzueme, më të cilat komet që mbaheshin ma të qytetnuemt të këtij shekullit, kan nisë e kan vijue luftën e përbotshme, nuk mnerohen aq fort për mizorit që ndodhen në tokë të Ballkanit. Mue ma fort se mizorinat e Sllavëvet me mneren shkaku, për të cilën u ban flije këto mija e mija vllaznish t'onë andej kufinin e 1913. Këta burra, këto gra e fëmi a u grinë pse dogjën e poqen, pse vodhne a grabitnen e pse thynë rrugën e madhe e turbulluan paqen e vendit? Jo, faji për të cilin këto të mjerë u shkrin n'atë mënyre barbare, kje pse këto u dishmuen shqëptare e pse tue pas ndi se ka diku nji Shqëpnie të lirë të pamvarshme, shtet me vedi, ju lutem ma të bukurit të qëellit për lulëzimin e veprimin e shtetit të vllaznëvet të vet e n'atë shtet të vllazneve të vet. Se sa do t'a mbajnë Pushtetet e mdha fjalën e vet, cilsija e jeme si deputet nuk me len t'a diftoj në kët lok të naltueshëm të Kuvendit kombtar me atë liri fjalë, me të cilën e kam pasë diftue motit, prandaj gjyqën po i a la mendjes së kthjelltë të Zotnis S'uej, vetëm tham se Shqëpnia e lirë ka me detyrë të përkujdeset për fatin e këtyne bijve të vet mjerueme. Shqëptari asht i përmenudun an e kand mbi botë për punë që ky asht i zoti të bajë deken dhe për njeri të huej, kur ter jetë struke nën mbrojtje të tij! 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora