E enjte, 01.10.2020, 08:11 AM (GMT+1)

Editorial

Pirro Prifti: Politika Shqiptare nuk duhet të japë urdhra se si të bëhet Historia

E premte, 02.09.2011, 09:03 PM


Politika Shqiptare nuk duhet të japë urdhra se si të bëhet Historia

 

Nga Pirro Prifti, Analist

priftipirro@hotmail.com

 

Egziston frika se presioni dhe  influenca e politikës shqiptare të sotme se si, qysh, me cfarë duhet bërë historia e Shqipërisë në tërësi dhe në etapa të veçanta të saj do të dëmtojë përsëri Historinë tashmë të dëmtuar të Shqipërisë nga  historiografia komuniste.

 Nuk mund të shohësh pa zhgënjim dhe frikë presionin që bëhet mbi historianët dhe historiografët nga klasat politike në fuqi gjatë këtyre 20 viteve të demokracisë do të  detyrojnë profesionistët që punojnë për tekstet shkollore të fillores të shkollave të mesme, madje dhe të universiteteve të marrin edhe njëherë –kthesa 180 gradëshe në trajtimin e fakteve historike duke u detyruar të theksojnë apo të fshehin fakte të etapave të ndryshme historike sepse janë nën presion.

 Është e qartë që Historia e Shqipërisë duhet plotësuar dhe revizionuar përsa i përket fakteve të reaj që kanë dalë zbulimeve arkeologjike të mëdha që janë bërë, pranimin e historianve të rinj që kanë dhënë ndihmesë në përforcimin e fakteve  që kanë të bëjnë me lashtësinë, prejardhjen e shqiptarëve nga iliro-pellazgët, problemet e  të ashtuquajturit boshllëk historik në të dhënat për principatat e para  pas rënies së Romës dhe dyndjeve sllave, pra rreth shekujve 6-12 er, problemet e mëdha të mos shkruarjes së gjuhës shqipe dhe përse princërit e asaj kohe, feudalët e asaj kohe, dhe përse ata shkruanin në greqishten e vjeter, në latinisht apo dhe në sllavisht.

 Probleme të veçanta që duhen revizionuar do të ishte periudha e Ahmet Zogut dhe vënia e figurës së tij në vendin që i takon bazuar sigurisht në faktet e asaj periudhe por pa u influencuar nga dëshira për të zmadhuar rezultatet që arriti mbretëria shqiptare duke mos harruar të metat dhe gafat ligjore  që pati në atë periudhë që nga marrja e pushtetit me dhunë dhe deri tek lënia e pushtetit si frikacak dhe hajdut.

Po kështu mendoj se duhet revizionuar periudha komuniste por duke ruajtur në rradhë të parë  idenë se lufta ishte çlirimtare dhe luftë civile.

Përse themi se politika e sotme po ushtron presion mbi revizionimin e historisë ashtu si e duan ata dhe jo ashtu si është bazuar në fakte?

 Sepse të paktën disa herë gjatë mandatit të tij Kryeministri i vendit ka dhënë orientime për të  revizionuar historinë e Mbretërisë së Zogut dhe të periudhës komuniste, gjë që në aparencë nuk duket të ketë ndonjë gjë të keqe, por janë vënë re në këtë periudhë disa fakte të cilat japin shenja të presionit politik: ndryshimi i stafit të akademisë, dhe botimi i teksteve shkollore të historisë së Shqipërisë që kanë krijuar probleme gjatë këtyre 20 viteve për shkak të mos koherencës së fakteve në to, duke krijuar pështjellime tek nxënësit e studentët, por dhe tek vetë historianët.

Problemi tjetër qëndron tek preferencat e kryeministrit dhe politikanëve të ndryshëm duke ngritur në piedestal disa figura historike dhe duke injoruar figura të tjera duke krijuar pështjellim dhe `përkthim` të keq tek specialistët  që paguhen nga shteti sepse ata detyrohen të shkruajnë ato që kërkon politika dhe jo ato që duhen në të vërtetë; p.sh, Kryeministri Berisha ka ngritur në piedestal dy figura historike si Zogun dhe I.Qemalin por duke injoruar Heroin Kombëtar, dhe rilindësit shqiptarë. Kjo  po krijon konfuzion të plotë të Historisë. Ashtu si E. Hoxha i cili injoroi disa figura historike ashtu deh Zogu, ka djegur arkivat kur erdhi përsëri në pushtet, Turqia sot kërkon ndryshimin e historisë së mesjetës dhe të heroit kombëtar duke e quajtur atë direkt:tradhtar! Përgjigja e politikës shqiptare ishte xero! Turp i vërtetë. Po kështu pa dashje ndoshta dhe Berisha preferon disa figura historike dhe injoron të tjerë duke krijuar përshtypjen se pranon kërkesat turke por dhe e dëshëron ndryshimin e historisë sipas preferenca ve tij. Kjo është e gabuar. Mendoj se revizionimi i historisë ashtu si e përmënda më lart u duhet lënë historianëve pa presione politike dhe nëpërmjet një Këshilli historianësh shqiptarë, kosovarë, diaspora dhe të shqiptarëve të Maqedonisë. Rreziku është i madh. Le të shpresojmë që politika të heqë dorë nga presioni.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora