E premte, 19.04.2024, 12:52 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Konfirmohet aktakuza kundër Limajt / Limaj, padi Qeverisë dhe Kryeministrit

E shtune, 03.09.2011, 05:07 PM


Është konfirmuar aktakuza për krime lufte ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limajt, dhe nëntë ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.

 

Lajmin ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë, avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi.

 

Seanca për konfirmimin e aktakuzës në rastin “Kleçka” kishte nisur më 24 gusht në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

 

Ata, thuhet në aktakuzë, akuzohen se në bashkëveprim, përfshirë edhe Dëshmitarin X dhe shtatë ushtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së, “dhunuan integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të civilëve serbë dhe shqiptarë dhe të burgosurve ushtarakë serbë, të paraburgosur në një qendër paraburgimi që gjendej në fshatin Kleçkë”.

 

Zoti Limaj dhe të akuzuarit e tjerë: Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Re? Mazreku, Arben Krasniqi, Shaban Shala, Behlul Limaj dhe Besim Shurdhaj, e kanë mohuar fajësinë. (e.p.)

 

_______

 

Limaj, padi Qeverisë dhe Kryeministrit

 

Pak orë pas konfirmimit të aktakuzës, Fatmir Limaj ka folur gjatë për rastin e tij në emision Interaktiv të KTV-së. Fillimisht ka bërë të ditur, për herë të parë se po përgatit një padi ndaj Qeverisë së Kosovës për kërkesën që kjo e fundit i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese në sqarimin e imunitetit të deputetëve. "Qeveria e Kosovës e ka bërë një veprim jo kushtetues. Koha do ta dëshmoj dhe unë do ta dëshmoj. Nuk do ta lë këtë të heshtur dhe shumë çështje të tjera që kanë ndodhur", ka thënë Limaj. Ai më tej ka shtuar se "nuk e di arsyen pse e ka bërë qeveria këtë, për marketing politik apo presione politike".
Ai ka paralajmëruar bërjen publike të fakteve, emrave e individëve që i kanë konstruktuar të dyja rastet kundër tij, atë të MTPT-së dhe për rastin Kleçka. "Ka fakte. Në të dyja rastet. Janë top personalitete, edhe ndërkombëtare e vendase. Nuk do ta kursej askënd. Me të filluar gjykimi do ti bëj publike". ka shtuar Limaj.
Ish Komandant Çeliku duke u shprehur i sigurt në fitoren e drejtësisë, ka thënë se me kohë do ta dëshmoj se lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë e drejt dhe ky rast nuk është asgjë tjetër pos një fabrikim për interesa politike.
Kritika të forta, Limaj ka drejtuar ndaj kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi që e ka bërë jo funksionale Partinë Demokratike të Kosovës. " PDK qe 11 muaj nuk funksionon. Që prej përfundimit të zgjedhjeve. Pyeteni kryetarin" ka thënë nënkryetari i PDK-së, Limaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora