E enjte, 25.04.2024, 03:41 PM (GMT+1)

Mendime

Blendi Fevziu: Hashim Thaci, ose njeriu i shenjuar nga fati!

E shtune, 16.02.2008, 08:16 PM


Hashim Thaci, ose njeriu i shenjuar nga fati!

Nga Blendi Fevziu

Nuk e di nese fati e ka sjelle gjithnje ne momentin e duhur dhe vendin e duhur, apo Hashim Thaci e ka kerkuar vete fatin e tij! Javen e shkuar, ndersa nga foltorja e Parlamentit paralajmeronte shpalljen e shpejte te pavaresise, ideja e pare qe me erdhi nder mend eshte se nente vjet me pas, me ne fund historia i kishte dhene te drejte. Te drejte deri ne ate mase, sa po i rezervonte atij dhe jo dikujt tjeter, te drejten per te formezuar togfjaleshin historik, qe do t’i jape Kosoves endrren 100-vjecare, pavaresine. A mund te ndodhte ndryshe, pyeta veten dhe sinqerisht nuk dija se cila ishte pergjigjja me e sakte per kete. Ende adoleshent, e kishte kuptuar se lufta dhe vetem lufta do te ishte shpetimi per vendin e tij; kishte jetuar per vite me radhe ne ilegalitet; si nje donkishot modern, kishte besuar te pabesueshmen, fitoren e nje lufte kunder Serbise dhe Kosoven e lire; pa mbushur te 30-at ishte bere shef Politik i UCK dhe partneri me i rendesishem ne terren ne luften me te madhe te Perendimit te bashkuar kunder Milloshevicit; kishte zene faqet e para te gazetave dhe ekranet e televizioneve. 29 vjec ishte bere Kryeminister i Qeverise se Perkohshme dhe nje dite, kishte hyre fitimtar, se bashku me aleatet amerikane ne Prishtinen e lire. Jam i sigurt se ate moment besonte se ylli i tij ishte ngjitur lart dhe se asgje nuk do ta perendonte ate. Por, i qe dashur pak kohe dhe qe venitur. Askush s’dinte te thoshte, si, pse? Kishte humbur dy pale zgjedhje, qe rrethuar nga mosbesimi i pergjithshem, i kishte shtyre shume vete te besonin se tashme kish marre fund dhe befas qe ringritur. Por, jo nje ringritje e zakonshme. Qe ringritur ne nje moment tejet te rendesishem te vendit te tij, thuajse historia e therriste gjithnje ne nje moment te tille, per te firmosur ne te, perfundimisht emrin e tij.

- Ti e di, - me tha nje dite ne Prishtine, ne vigjilje te fitores se tij ne zgjedhje, duke folur per rreziqet qe e prisnin kur te shpallte pavaresine, - ne momente te rrezikshme, une forcohem me shume!

Kishte te drejte! Ne fund, shpjegimi ishte fare i thjeshte: njeriu, qe kishte ndihmuar aq shume ne clirimin e Kosoves, do te firmoste edhe zyrtarisht pavaresine perfundimtare te saj.

Ka qelluar qe ne vitin 1999, ne momentet e stuhise politike te Kosoves, ta njoh nga prane. Nuk mbaj mend ekzaktesisht se ku e kam degjuar fillimisht emrin e tij. Padyshim, ne nje nder rrefimet e miqve te mi, keshilltare te Kryeministrit Nano, qe me kishin rrefyer se si nje dite, ai kishte pritur ne zyren e tij ekipin e rendesishem te UCK-se. Ishte fillim vjeshte i vitit 1997 dhe ata ishin tashme nje realitet. Ai duhej te ishte me i riu, me disa njohje te forta ne Prishtine dhe i aktivizuar, sic mesova me vone, qe heret me problemet qe shqetesonin vendin e tij. Si student kishte trokitur ne deren e Rugoves, por nuk kishte marre pergjigje prej tij. Dhe ishte strehuar ne organizatat ilegale, gjysme marksiste e nacionaliste dhe kishte besuar se shpetimi eshte vetem ky.

- Po iki, i kishte thene Dukagjin Goranit, sic deshmon Baton Haxhiu, ne librin e tij, dhe qe zhdukur realisht per shume vjet. Per t’u shfaqur serish, 10 vjet me vone, si komandant politik i UCK-se. Njeriu i shenjuar per te cliruar Kosoven dhe per t’i dhene asaj aleatin dhe ushtrine me te madhe ne historine e globit, koalicionin e NATO-s.

E kam njohur per here te pare ne Hotel Rogner ne Tirane, ne maj te 1999, ne kulmin e fushates ajrore te NATO-s kunder Milloshevicit. Ne korridoret e hotelit ndodheshin kudo roje te sherbimeve sekrete, jo vetem shqiptare. Garda e Republikes kishte rrethuar hotelin deri ne bulevard dhe ne cdo cep te hollit dukeshin shoqerues te armatosur, por ai ishte fare i cliret. Dukej se ishte mesuar me rreziqet dhe ky i ketushmi, thjeshte teorik, nuk e shqetesonte aspak. Kishte dale nga Kosova neper po ato shtigje qe i njihte vetem UCK dhe priste te nisej per ne Bon, ne nje takim me Sekretaren e Shtetit, Ollbrajt. U ul pak minuta me ne dhe ato caste tentoi te perqendrohej ne bisede. I takonte asaj kategorie njerezish qe jane tejet te vemendshem per bashkebiseduesin, qe e respektojne ate, pavaresisht se sa rendesi ka per te ate moment. Nuk ndenji gjate, por m’u duk i vendosur dhe i qete. Nje qetesi qe do ta perseriste me vone, fare thjesht, ne te gjitha rastet e rrezikut, pa asnje lloj alarmi brenda tij.

Ishte nje moment i rrezikshem, kur mbi 1 milion kosovare kishin lene vendin e tyre dhe disa qindra mijera te tjere jetonin te mbrojtur nga UCK ne brendesi te vendit, nen nje kercenim permanent. Por, UCK kishte filluar nje ofensive ne Koshare dhe ai besonte se tashme fitorja do te ishte e shpejte.

Heren e dyte, u takuam ne kushte krejt te tjera ne zyren e Arben Xhaferrit, ne seline e PDSH-se, ne Tetove. Prishtina ishte cliruar prej 24 oresh dhe ai me nje pjese te qeverise se tij priste te hynte ne Kosove. Ishte i ri, kishim nje moshe, ne prag te te 30-ave dhe nuk e di pse cdo moment me ngjante me i madh. Ishte i kujdesshem ne cdo gje, dinte t’i vleresonte gazetaret dhe te sillej me ta me afersi. Na premtoi se do te shkonim bashke ne Kosove, me nje helikopter ushtarak gjerman, dhe keshtu ndodhi vertet. Ne fluturuam me te dhe ata qe e shoqeronin dhe ato filmime mbeten pjesa, pa dyshim, me e bukur dhe deshmia e vetme e rikthimit ne Kosove. I takonte te ishte euforik, por druaj se nje eksperience e vjeter e luftes e frenonte ta shprehte kete. Ajo qe me binte ne sy eshte se kerkonte aleance me Prishtinen dhe protagonistet e saj, pavaresisht ndihmes dhe angazhimit te tyre ne lufte. Gje qe komandantet e tjere nuk vrisnin mendjen dhe as donin te dukeshin se e kishin nder mend. Kishin fituar luften, ishin triumfatore dhe po fusnin ne krahinen 90 vjet te shtypur, ushtrine me te madhe te globit. Kjo mjaftonte per ta. Thaci duket se mendonte ndryshe. Me nje instinkt te vjeter te Napoleonit, ai e dinte se beteja e fituar ne front duhet te fitohet edhe ne qytet dhe, pa dyshim, ushtria e tij ishte ketu me e pamundur se kudo.

Nuk e shlyej dot nga mendja veshtrimin e tij nga dritarja e helikopterit. Shihte vazhdimisht poshte dhe fliste pak. Nuk e di a e dinte se tashme fillonte nje beteje tjeter, me pak e lavdishme, me pak mediatike, por, pa dyshim, edhe e veshtire: beteja per carmatimin e UCK-se, kontrollin e saj civil, beteja per te fituar politikisht me Rugoven dhe, mbi te gjitha, ajo qe e shqetesonte me shume: beteja per te fituar statusin e politikanit te certifikuar ne Prishtine. Thaci kish kuptuar ate, qe te tjeret nuk e ndjenin dhe ky ishte edhe fati i tij.

Kam qendruar nje dite te tere me te ne nje shtepi te izoluar te malesise se Drenices, ku ishte Shtabi i Pergjithshem i UCK-se. Nje seli e mbushur me komandante, qe e therrisnin njeri-tjetrin gjeneral dhe qe mbanin uniforma kamuflazhi dhe automatike te sofistikuar. E vetmja gje qe te binte ne sy, qe se pak nga ata e njihnin friken, por, po keshtu, shume pak prej tyre qene realiste. Nuk pyesnin shume per te tjeret, nuk donin t’ia dinin per ate qe ndodhte jashte UCK-se dhe besonin se ajo qe kishin bere me luften dhe Kosoven, iu justifikonte gjithcka. Kam frike se kishte brenda tyre shume nga stili i partizaneve pas luftes me 1944 dhe druaja ate moment se pak, shume pak prej tyre, do t’i mbijetonin stilit te ri te pas luftes, politikes ne Prishtine. Me perjashtim te Thacit dhe Xhavit Halitit, vetem Fatmir Limaj linte nje pershtypje mbreselenese nder ta.

Nje dite me vone zbritem ne Prishtine. Qyteti ishte i zbrazur, serbet silleshin ende neper te, por miti i UCK-se ketu ishte me i zbehte. Druaj se qytetaret e saj, e kishin kuptuar se lufta nuk fitohej pa UCK-ne, por shume syresh, nuk qene te gatshem te fitonin nje lufte me nje sakrifice te tille. Nje gje qe shume zona me te izoluara e kishin bere me shume vetemohim.

U ktheva serish ne Prishtine, 10 dite me pas. Qyteti kish filluar te ringjallej, Thaci ishte vendosur ne nje godine te shemtuar te stilit jugosllav ne bulevardin “Nene Tereza” dhe i kishte hyre projektit tjeter te madh te jetes se tij, krijimit te nje partie dhe konkurrimit ne politike. Ishte entuziast, por druaj se e kuptonte se do t’i duhej kohe per t’u bere i pranueshem me mbeshtetesit e tij ne Prishtine. Miti i Rugoves qe aty i forte dhe ai me shume se kushdo tjeter e besonte kete. Fatkeqesisht, dicka tjeter po ndodhte. Nen trysnine e qarqeve brenda tyre, nen kompleksin e bombave ndaj Serbise, apo te nje pjese te shtypit boteror, nderkombetaret po tentonin te mbeshtesnin Rugoven. Ata sikur donin te tregonin se koha e gueriljeve kishte marre fund, ose i trembeshin afersise qe Thaci dhe mbeshtetesit e tij tregonin ndaj Shqiperise.

Druaj se kjo klime, apo frike, ekzistonte edhe ne Prishtine. Kujtimi i Jugosllavise se Titos ishte ketu me i gjalle se kurre. Ajo lidhej me shume gjera njeherazi, me mireqenien ekonomike te dikurshme, me kohen e lavdishme te zhvillimit te Prishtines ne fund te viteve ’70-te, me ndertimin e nje klase intelektuale, qe tashme kish mbetur menjane dhe me njelloj refuzimi te heshtur, ose mos pranimi te prishtinasve qe shpetimi dhe prosperiteti i tyre te vinte nga pak djem te provinces, qe nuk kishin pasur kurre ne Prishtine vendin qe duhej te kishte nje shpetimtar i tille.

Shume here kam debatuar me perfaqesuesit e kesaj filozofie. Druaj se nuk kishin as argumente dhe as te drejte. Mbi te gjitha, druaj se shume prej tyre, perfshi Rugoven dhe mbeshtetesit e tij, ishin pjesa me pasive e Kosoves. Ata nuk shkonin dot me tej. Dhe e kishin veshtire ta kuptonin se pjesa vitale, qe do ta conte vendin perpara, ishte pikerisht ajo qe kishte kapur pushken pa hezitim dhe qe nuk kishte kalkuluar asgje ne jete.

Ndoshta edhe Thaci e kuptonte kete. Por ai kish nje tjeter filozofi. Tentoi ta konkuistoje qytetin me mjetet e tij, pa u trishtuar per moskuptimin, per sjelljen e shume veteve. Tentoi t’i afrohej filozofise se tyre, pa e ndryshuar filozofine e tij.

Sa here kthehesha ne Prishtine, ne Tirane e madje edhe ne Nju-Jork, qelloja te flisja me te. Besimi i tij ishte i patundur dhe si cdo njeri, qe e ndjen se fati e ka shenjuar per nje projekt te madh, ai kishte bindjen se misioni i tij nuk kishte marre fund. Se ai ishte bere i famshem ne moshen 29-vjecare, ishte ngjitur ne majat e nje karriere, duke u bere i njohur nderkombetarisht, por se kjo nuk kishte qene gjithcka. Jeta e tij nuk do te ishte thjesht nje karriere politike, por ajo do te kishte serish nje kulm. Kjo bindje m’u forcua akoma me shume ne janarin e 2006, kur, nen nje ngrice te acarte, Prishtina po percillte per ne banesen e fundit, simbolin e saj me te forte, Ibrahim Rugoven. Ylli i rezistences paqesore dhe miti i krahines kish vdekur. Askush nuk mund ta zevendesonte me dhe Thaci, s’kish dyshim qe e dinte se tashme vinte ora e tij. Ora qe do ta bente nenshkrues te pavaresise.

Ne fakt, dicka kish ndodhur nderkohe. Brezi skeptik ndaj luftes po zbehej ne rezistencen e tij, nostalgjiket e Jugosllavise se Titos kishin mbetur menjane, si nje apendiks i shoqerise, ndersa te rinjte, qe po hynin me vrull, kishin nje tjeter parim. S’ka dyshim se Thaci e dinte kete.

Perpara zgjedhjeve te nentorit, ai besonte me shume se kurre se fitorja ishte tija tashme. Dhe kishte te drejte. Skepticizmi kishte mbaruar dhe lufta kishte fituar legjitimitet. 10 vjet me pas.

Mbremjen e vone te 17 nentorit, ndersa u perballem rastesisht ne nje lokal te Prishtines, ne nje ore te vone, pata bindjen se ky ishte nje nder momentet e lumtura te jetes se tij. Nje kulm tjeter, kur ai kishte fituar edhe me vote, ate qe dikur kishte ditur ta fitonte me lufte. Tashme, me aureolen e njeriut qe i kish dhene nje tjeter dimension Kosoves permes luftes dhe UCK-se; me sharmin e nje njeriu qe ishte certifikuar me voten e 2 milione kosovareve, me raporte mjaft korrekte me Presidentin Sejdiu dhe me bindjen absolute te Perendimit se ai dinte te ishte vendimmarres dhe i forte ne cdo kohe dhe situate, Thaci priste vetem momentin final, firmosjen e pavaresise. Gjestin, qe do ta fuste ate personalisht ne panteonin e madh te historise se shqiptareve.

Jeta eshte shpesh tekanjoze, fati vertitet shpesh i verber, por nuk ka asnje dyshim se asgje e madhe dhe e rendesishme nuk ndodh rastesisht. Sa here mendoj per Thacin, kam bindjen se kjo eshte e vertete. Se, pavaresisht komenteve, fjaleve, historive, ai e kishte shenjuar te ardhmen e tij ate moment te larget te vitit 1991 apo 1992, kur ende 20-vjecar, nje student i pasionuar dhe anonim, kishte braktisur forumet e kafeneve, ku behej politika e Prishtines, kishte lene pas baballaret e kombit, qe diskutonin per Kosoven dhe, sic deshmon Baton Haxhiu ne librin e tij, i kishte thene Dukagjin Goranit frazen profetike:

- Une po iki! Liria nuk vjen pa lufte, ju qendroni ne Prishtine, po ketu ka vetem fjale.

Dhe kish ikur, qe zhdukur per shume vite, ndoshta, pa e besuar edhe ai vete, se nje dite do te kthehej me ate qe Kosova e kishte enderruar plot 100 vjet, PAVARESINE!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora