Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Isuf Grajçevci: Dielli i dashurisë

| E enjte, 01.09.2011, 08:38 PM |


Isuf Grajçevci, New York

 

 

DIELLI I DASHURISË

 

Larg teje

Çdo gjë ka pamje tjetër

E shtrenjta  ime

Edhe uji i oqeanit

Nuk e ka ngjyrën

Si ti

Oqean  i jetës sime

Këtu

Më mungon edhe dielli

Edhe hëna

Buzëqeshjet e bulevardeve

Nuk m’i sjellin buzëqeshjet e shesheve tua

As lulet e zambakët  e metropolit

Nuk m’i sjellin Lulëkuqet

Që i bëjnë bukuri Kosovës

Ato përroska sot më vijnë parasysh

Ku  luaja me shokët e fëmijërisë

Sa mall kam për Manin e Zi

Ku shpesh xhaxhai

Më rrëfente histori

E gjyshja më merrte përdore

Për në gurrën e fshatit

Që tashmë ka shteruar

Larg teje

Nuk më ngroh

As dielli i dashurisë

 

 

SONTE

 

Sonte më vunë në gjumë

Ato ninullat e gjyshes

Që me dashuri m’ i këndonte

Nuk e di nëse u bëra

Ashtu siç më këndoi ajo

Në atë djep druri

Ku u përkundën dhe tjerë fëmijë

Jam tretur larg

Larg  gjithë dashurive tua

E dashura ime

Me ndjej sot

Për mallin

Dhe dashurinë që kam për Ty

 

 

ERA

 

Sa më mungon Era

erë e moteve  të dashurisë

që më dha krahë jete

e zemrës ngrohtësi

fryj moj erë

lehtë e me rrëmbim

ma sill atë aromë

mu në shtratin tim

kalo dete e oqeane

eja më shpejtë e më ngadalë

të puth e të nuhas

me zjarr zemre te të flas

ca vargje shpirti të t’i jap

  m' i dërgosh te Era vrap

se më pret se gjithherë

kur bie borë e kur fryn erë

 

 

MOS

 

Mos e ndal hapërimin  tënd

as në breshër as në shi

shkrij akullin zemrës së ngrirë

silli rreze të dashurisë

mos harro as zemrën time

dimër i zi po e mbulon

resë së bardhë i shkrova letër

një rreze dielli të ma dërgojë

mbrëmja sonte është pa hënë

asnjë yll s’ duket qiellit

nuk të thashë Erë  s’të dua

që po më hapen rrathët e ferrit

të betohem  në Zot e besë

vetëm Ty të dua në jetë

hija e zezë që me ndjek pas

më ka flak hare e gaz

më beso e dashur Erë

s’ dua të ndahem kurrë prej teje

rrufe djalli që më godet

s’dua të largoi Ty prej meje

sot jetoj  Zog i vrarë

o shtrenjta Erë e Erës

eja, të pres në çdo çast

Dashuri Imja e Jetës