E enjte, 28.03.2024, 10:32 PM (GMT)

Mendime

Baki Ymeri: Demonët e komunizmit dhe engjëjt e demokracisë

E enjte, 01.09.2011, 08:00 PM


Traian Baescu ne gazeten Gandul (Mendimi)
Traian Baescu ne gazeten Gandul (Mendimi)

 

Kosova në massmedian rumune

 

DEMONËT E KOMUNIZMIT DHE ENGJËJT E DEMOKRACISË

 

Nga Baki Ymeri

 

Në kuadrin e artikullit “Kosova dhe Palestina janë njësoj para Rumanisë dhe çka presim nga Rusia”, sipas së përditshmes Gandul (Mendimi), në Takimin Vjetor të Diplomacisë Rumune (1 shtator 2011), presidenti Traian Basescu u ka thënë diplomatëve se pozita e shtetit rumun ndaj pavarësisës së Kosovës mbetet e pandryshueshme – nuk e njeh, dhe regjistrohet në të njëjtën logjikë në të cilën Rumania nuk e përfill një zgjidhje unilaterale nga ana e Palestinës, e cila në shtator do t’i kërkojë OKB-së njohjen e saj si shtet independent. “Rumania nuk do ta njohë Kosovën derisa nuk do të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës. Nuk kemi kurrfarë motivi të veprojmë me përmasa tjera në grindjet e Ballkanit përballë situatës në Lindjen e Mesme”, ka thënë Basescu. Presidenti ka nënvizuar se Rumania gjendet aktualisht në një kontradiktë: ka ende një efektivë ushtarake të rëndësishme të dislokuar në Kosovë, që mund të interpretohet si përkrahje për zhvillimin institucional të një shteti që s’e njeh. “Rumania do të duhej ta zvoglojë prezencën në Kosovë”, ka thënë kryetari. Këtë fragment e ka bërë publik gazeta Gandul lidhur me këtë subjekt delikat, por ne patëm rastin ta dëgjojmë krejt deklraratën e Basescut të transmetuar edhe në valët e radios, ku mes tjerash pat thënë se shumica e trupave rumune gjenden në Mitrovicë, gjë që ta përkujton faktin se prezenca e trupave rumune në Kosovë ka më shumë karakter proserb se sa prokosovar dhe ndërkombëtar. Nuk është hera e parë që i kundërvihemi publikisht deklaratës cinike të presidentit të një vendi të madh e të një populli që na do e me të cilin kemi lidhje të lashta farefisnore në gjuhë, folklor, etnologji dhe histori. Ja një koment që meriton të mbahet mend!

“Shumë lehtë është të jesh i ndikuar nga propagandat sërbe, duke u bërë avokati i Serbisë në materje të Kosovës, dhe është shumë rëndë të kapish librin për të kuptuar të vërtetën se krahasimi i Kosovës me HarKovaznën (e Transilvanisë) është një paralelizëm i gabuar, HarKovazna (e banuar me mazhorancë hungareze-shën.yni) duke qenë tokë rumune, ndërsa Kosova duke qenë Basarabia e Shqipërisë, ngase derisa Basarabia ka qenë koloni e Rusisë, Kosova ka qenë koloni e Serbisë. Të përsërisish deri në bezdisje se Rumania nuk do ta njohë Kosovën është një mallkim dhe cinizëm diplomatik që na turpëron para Amerikës dhe fuqive më të mëdha europiane që e kanë njohur. Vetëm demonët e komunizmit dhe pandjeshmërisë mbajnë me kokëfortësi anën e një shteti terrorist që ka kryer krime lufte, gjenocid, etnocid dhe Holokaust kundër shqiptarëve të Kosovës. Edhe Qeveria kosovare ka rrëshqitur si thiu në akull duke mos e hedhur Serbinë në Tribunalin e Hagës për krime lufte. Nuk mbrohen interesat e Rumanisë me sintagmën e Ilieskut se fqinjët më të mirë të Rumanisë janë Deti i Zi dhe Serbia (1992), në kohën kur Serbia ishte e implikuar në krime lufte kundër Kroacisë, në kohën kur Millosheviqi qe shpallur si kriminel. Është turp presidencial dhe diplomatik t-ia shtrosh qylimin e kuq një krimineli të luftës, siç pat vepruar shoku Iliescu më 1992. Nga të tre kryetarët, udhëheqësi më i mirë i Rumanisë pas Mbretit Karol I dhe Ferdinand, mbetet Emil Konstantinesku, një engjëll i demokracisë i cili e miratoi kërkesën e NATO-s për bombardimin e infrastrukturës ushtarake të një shteti kriminal. Poshtë komunizmi, kolonializmi dhe terrorizmi. Poshtë propagnda serbe e shtypit rumun! Rrofshin NATO, SHBA, Kosova dhe Rumania!” (B. Y., anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, i nominuar Njeriu i Vitit 2001 nga Instituti Bibliografik Amerikan.)

 

BOX

 

gandul.info



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora