E enjte, 28.03.2024, 05:59 PM (GMT)

Editorial

Indrit Vokshi: T'faleminderit Turqi. Ndihmona Zot.

E enjte, 01.09.2011, 08:04 PM


T'faleminderit Turqi. Ndihmona Zot.

 

Nga Indrit Vokshi

 

Levizjet e fundit dipllomatike te shtetit te Turqise, nuk jane thjeshte disa levizje dipllomatike ne vetvete,por jane shkendijat,e gacat qe ndizen, sa here bashkeveprojne disa faktore;sa here ernat neo-otomane fryjne drejt Ballkanit me qellim perkuljen dhe rrezimin e pemeve qe nuk i kane rranjet e forta. Pa u marre me pyetjen se a perban veprim normal,kerkesa e nji shteti per ndryshimin e historise se nji shteti tjeter,duhet thane se nga kjo na pjell nji praktike e rrezikshme; praktika e ndryshimit te historise me kerkesa qeveritare. Fakti historik nuk mund te zhbahet. Nuk mund ta zhbajne as mardhaniet e supozueme te shkelqyeme ne vitin 2011. Nuk duhet paragjykue kerkesa e Turqise per ngritjen e grupeve dypaleshe akademike, me qellim rishikimin e historise nepermjet nji interpretimi objektiv. Por meqe qeveria turke shfaqet e ndjeshme ndaj shtrembnimeve te historise qe pretendon se kane ndodhe, dhe kerkon te fuse ne praktikat botnore nji menyre te re interpretimi, ajo duhet te jape prova qe pernjimend deshiron rregullimin e gabimeve, dhe nuk po e perdor kete praktike per me iu shtrue rrugen interesave zgjanuese te Turqise. Nese qeveria turke kerkon te lueje rolin e nji edukueseje te akademive dhe historianeve te Ballkanit, ajo duhet te dije se edukimi nuk arrihet me fjale. Nji baba nuk e binde dot me fjale djalin e tij per mos me perdore fjalor te piset nese vete babai e flet kete fjalor te piset; kjo lloje metode edukimi asht' e deshtueme. Femija edukohet me ane te sjelljes qe shfaqe prindi. E meqe qeveria turke i ka njofte vetes rolin e prindit ne mardhanie me shqiptaret,dhe kerkon ti edukoje historianet e akademiket shqiptare duke u mesue rregulla te reja per interpretimin e historise, ajo mund ti edukoje keta historiane e akademike vetem duke i zbatue vete keto rregulla qe u keshillon shqiptareve, dhe jo nga nji ane duke i keshillue shqiptaret, e nga ana tjeter duke zbatue ato rregulla qe shqiptareve u kerkon ti shfuqizojne. Sulmi me arme kunder nji njesie shtetnore, vendosja nen kontroll dhe zhfrytezimi i saj, perbajne pushtim. Nese ne filozofine e qeverise turke, keto quhen perpjekje per administrim miqsor dhe administrim miqsor, at'here kjo qeveri duhet te kerkoje ndryshimin e historise se Perandorise Osmane dhe Turqise. Ne kete ndryshim duhet te kerkoje qe sulmi rus kunder Stambollit qe i imponoi Sulltanit Traktatin e Shen Stefanit, te mos quhet as sulm e as perpjekje per pushtim, por nji perpjekje per me e fute Stambollin nen nji administrim miqsor. Duhet te kerkoje gjithashtu qe sulmet e perbashketa te forcave angleze,franceze dhe australiane ne Gallipoli, ne Luften e Pare Botnore, te quhen perpjekje per me e fute Turqine nen administrim dhe me e administrue miqsisht ate. Vetem duke zbatue keto kritere,Turqia mund edhe ta binde boten se ajo i beson filozofise se saj te re per interpretimin e historise. Turqia asht' shteti qe i ka dhane Greqise, Camerine, sepse Turqia ka firmose marreveshje me shtetin grek qe parashikonin shpernguljen e shqiptareve muslimane dhe sjelljen ne krahinen e Camerise te ortodoksve te Anadollit. Kjo gja u arrit nepermjet propogandes se hoxhallareve te cilet u thoshin muslimaneve shqiptare qe te deklaroheshin turq,e te pranonin te shpernguleshin ne Turqi,sepse do te kishin nji jete ma te lume nen catine e nji shteti musliman.Dhe keshtu u arrit shpopullimi ne mase bajagi te madhe i kesaj krahine strategjike. E njejta praktike asht' ndjeke edhe me Kosoven ku u shperngulen rreth 300.000 shqiptare drejt Turqise. Por devete e Ballkanit, keto veprime te Turqise i quejten veprime dashamirese,qe sipas tyne kishin qellim me i marre shqiptaret ne Turqi e keshtu me i shpetue prej dhunes serbe e greke. Ky asht' edhe interpretimi i ri qe na keshillon Qeveria Turke. Kjo praktike asht' e rrezikshme sepse do te shembe themelet e historise se shqiptareve. Ne nji moment tjeter, mund te jene shtetet e Traktatit te Berlinit e te Konferences se Londres, qe do te kerkojne qe coptimi i tokave te mos quhet nji coptim anmiqesor, por nji perpjekje per me iu garantue shqiptareve nji jetese ma te mire nen pushtetin e shteteve me kulture kristiane,sepse ata kulturen kristiane e konsiderojne si ma dashamiresen. Italia mund te ngrihet dhe te kerkoje qe pushtimi fashist te shpallet periudhe administrimi nen te cilin u bashkuen te gjitha trojet shqiptare. Dhe keshtu historia e shqiptareve do te zhubravitej e do te bahej si nji prostitute e lire qe mund ti hype siper cdokush qe i ofron 5 leke. Qeveria turke nuk kerkon ta nxjerre historine e shqiptareve nga gremina ideollogjike ku smbas saj ka ra, por ajo thjeshte kerkon ti hedhe persiper disa ereza osmane. Nese ne periudhen e Skenderbegut kishim ne nji mase jo aq te madhe mbeshtetjen maretiale ne lufte kunder turqve, por ne nji mase te madhe mbeshtetjen morale, sot nuk kemi as mbeshtjetjen morale, per shkak se politikanet tone nuk po e luftojne zgjanimin otoman, por po e pershendesin ate. Sot, Sherbimet Sekrete Turke kane kape Institucionet Politike te shqiptareve, sepse duke grumbullue informacione mbi korrupsionin e zyrtareve i mbajne ata vazhdimisht nen presion, dhe u imponojne realizmin e kerkesave te tyne. Keto sherbime kane kape gjithashtu edhe Prokurorine e Kosoves dhe Gjykaten Kushtetuese te saj. Dhe kjo kapje e ketyne institucioneve na ve neve para realitetit ku Prokuroria nuk nise asnji procedim penal per hoxhallare qe konsumojne vepra penale, dhe Gjykata Kushtetuese, pranon kerkesen per shpalljen te papranueshme te vendosjes se stemes se Lidhjes se Prizrendit, si steme te Komunes se Prizrendit. Kjo me arsyetimin se ne Prizrend jetojne shume komunitete. Te rrezosh stemen e Lidhjes se Prizrendit per shkak se ne Prizrend jetojne minoritete, asht' njilloj sikur te shpallesh te paligjshem Flamurin Shqiptar per shkak se ne Shqipni jetojne minoritet si greket e malazezet.Sherbimet Sekrete turke financojne gjithashtu parti jo formale te cilat synojne te ndalojne rregjistrimin e popullsise ne baze feje, me qellim ruejtjen e mitit te 70 % musliman te shqiptareve. Ky organizem shfrytezon ndryshimin e padrejte te kombesise per me godite edhe deklarimin e fese. Kombesia nuk mund te ndryshohet sepse ajo ka te bajem me prejardhjen, dhe prejardhjen e prinderve nuk mund ta ndryshoje askush nese sot ndjehet grek ai vete.Ndersa deklarimi i fese nuk ka te baje me prejardhjen por asht' cashtje krejt individuale.Nese muslimanet shprehen se fene nuk e kane nderrue me dhune por me deshire, at'here te mos i paragjykojne ata qe po e nderrojne sot fene me deshire. Ndryshimi i historise dhe rivleresimi i pozicionit te Perandorise Osmane, con ne nji ndamje te thelle morale. Anti-osmanizmi i disa shqiptareve asht' i perligjun per shkak se Principatat Arbnore jane sulmue me arme nga osmanet. Ndresa neo-osmanizmi dhe shkruejtja e historise simbas frymes se tij,asht' fyes per shqiptaret,sepse levdon ata qe nji pjese te shqiptareve u dogjen shpite, u moren bagetite e i detyruen me shperngule e me i ngjite ne zona ma te mbrotjme. Nji Familjeve qe i asht' vra djali, nuk mund ti cohet ne shtepi vrasesi i djalit e ti thuhet se vrasesi nuk ka faj sepse ua vrau djalin ngaqe djali juej nuk pranonte me nderrue rruge dhe me iu nenshtrue vrasesit. Prandej nese dikush thote "T'faleminderit Turqi", dikush tjehet renkon "Ndihmona Zot", sepse ne shpi po i futen vrasesit e djalit te vet.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora