Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Neki Lulaj

| E enjte, 01.09.2011, 08:52 PM |


Neki Lulaj

 

 

NËPËR STINËT E EGRA

 

Gjatë stinëve të egra të monstrumit

Atdheu lum gjaku kulloi

Trojës dikur i shpallën luftë,

e Pjetër Bogdani,me dëshmitar,

udhëtoi e udhëtoi.

Mbi Saharën e përvëluar

Trasonte rrugën,pa ndier lodhje

teologu i madh shqiptar.

 

Edhe Don Kishoti,eci e eci,

me kalin e ti prej druri,me hekamë.

Me mullinjët  prej erës,

mbi supe ngarkuar

me gjithë atë barrë,

era  ne drejtimet e veta po i bartë.

 

Rrrugës se tmerrit e të mundimt

për në Itakë.

Odiseut të lidhur ja patën hequr prangat

Epet hyjnore,homerike i ndihëmuan,

që të kthehet në djepin e vjetër,

Pa u  dëmtuar  nga gjakpirësit mëkatar.

 

Eufori hamletiane

e kush.

Kush  mbeshtjellë sonte heshtjën

kush  mbyll sonte sy e vesh.

Kush u bie këmbanave ne qytetin e huaj,

cili  mekatarë.

Kush kërkon strehim

ne qytetin e pa banuar.

Cili farkëtar farkon Plor e shpatë.

 

 

HUKAMË DUARSH

 

Hukamë duarve

Të mërdhira

Nga të ftohëtit.

Uji i ngrohët

Për gishtërinjët

E përcëlluar

Nga gacat e bungut.

 

Me dhunë na detyruan

Që gështenjat

E fshehura në prush,

Pa mashë

Por me gishtrinjët tanë

I nxorrëm,i rrutulluam.

 

Neve kurrë

Gishtrinjët nuk na u shëruan

Për qejfin e tyre

Gështënjat nga prushi

Pa mashë duke i rrutulluar.

 

 

SOFRA KUKËSJANE

(Kushtuar kukësjanëve bujar)

 

Nën rrezët e diellit përcëllues

  verës se korrikut.

Trup e tërthor

I rashë sheshit kukësian.

Sofrës se shtruar,për kosovar

 

Ndieva çka nuk ndieva,

shtrydhje përshpëritje,dhembje

ankth,ngërrqe e vaj

nga golgota e traumës

qe shkaktuan ata gjakatar.

 

Pashë,bujarin e krenarinë rrallë

Zemrat dhe sofrat e shtruara,

kujdesin  engjellor e hyjnore,

ndaj të përndjeve të detyruara.

 

Duart e përkdheljeve të ngrohëta

Të shtrira me dashuri

Duart e vyeshme të muratoreve

Që kullë e besë ndërtuan

E forcuan

e Sheshi kosovar,e emruan.

 

 

VRANINA E OSA KUKËS

 

Ushtimë motesh,

mbi Liqe,

erë baroti

lëshon Vranina

Osa Kuka në Kala,

ne Kullë te Barotit

i thërret trimat.

 

Muret dhe gurët

I përcllon Dielli

E themelet i puth vala,

Vjen urimi

Nga Rozafa,

Eja të rrimë bashkë

Ore Osa baba.

 

Mbi urë të Moraqës

u zbraz pabesia,

U kry tradhtia,

Aty u vra Isë Boletini,

me shumë burra e me  trima.

 

Gjamë leshoi  Ulqini e Vranina ,

Kosova dhe Shqipëria,

Boletini,Plava dhe Gusija

Nga kjo tradhti mizore

Kurrë su shtri një dorë pajtimi

Nuk do ta falim jo kurrë gjakun

Gjithëmonë me fanatizëm

E ruajm pabesinë

Dhe ne mend e mbajmë tradhtinë