E shtune, 20.04.2024, 03:24 AM (GMT+1)

Mendime » Graciani

Deo Graciani: Faik Miftari një nga “korifenjtë” e antishqiptarizmës

E merkure, 31.08.2011, 09:05 PM


Faik Miftari një nga “korifenjtë” e antishqiptarizmës

 

Nga Deo Graciani

 

Në trojet shqiptare anti-shqiptarizma është shumë e zhvilluar. Në kohët e sotme shumë antishqiptarë rivalizojnë njëri-tjetrin se kush mund të vjellë më shumë vrer ndaj shqiptarëve, historisë së tyre, heronjve dhe martirëve të tyre, dhe gjithçkaje tjetër që ka të bëjë me identitetin e tyre si popull. Një nga këta “korifenj” të anti-shqiptarizmës është edhe fundamentalisti islamik Faik Miftari.

 

Faiku prej disa kohësh praktikon në shtyp, media, e kudo në shoqërinë shqiptare, sa herë që i jepet rasti helmvjelljen ndaj gjithçkaje të mirëfilltë shqiptare, që nuk ka në përbërje osmanizëm. Urrejtja patologjike e Miftarit ndaj shqiptarëve nuk ka filluar sot por ka një kohë të gjatë. Faik Miftari fitoi reputacion të madh ndër anti-shqiptarët shqipfolës sidomos pas sulmit skandaloz ndaj intelektualit dhe atdhetarit shqiptar nga Maqedonia, z.Arbër Xhaferi, vetëm sepse z.Xhaferi kishte shkruar një artikull me titull “Pasojat e akraballëkut,” një shkrim tepër cilësor, dhe më ndjenjë të madhe atdhedashurie e shqetësimi të sinqertë për fatet e kombit. Në replikën e tij ndaj z.Arbër Xhaferi, Miftari e quan këtë të fundit “shqiptar turqishtfolës” nga Tetova. Ndërkohë, Miftari për veten e tij harron se është një “turk shqipfolës” anti-shqiptar nga Prizreni. Nëse Miftarit do i bëheshin analizat e ADNsë ka shumë gjasa të mos dalë as turk por ndonjë bandit i shpërngulur dhe i ardhur nga Krimea me ushtritë tartare që shkretuan Prizrenin në fund të shekullit të 17të. Në librin e historianit britanik Noel Malcolm shkruhet se në fund të shekullit 17të banorët e Pejës dhe Prizrenit u masakruan në mënyrën më mizore nga barbarët tartaro-osmanë. Por nuk është vetëm ky fakt rrëqethës që na bën të mendojmë se Miftari nuk ka gjak shqiptar, por mund të ketë ardhur me trupat pushtuese në trojet shqiptare. Faiku ynë shqipfolës është një adhurues i çmendur i sulltanit Mehmet Fatihut (Mehmeti i II). Në fakt Miftari është më shumë adhurues i Fatihut sesa i Mehmetit, pra i pëlqen titulli Fatihu (pushtuesi), që mori Mehmeti II. Sa herë që flet me dashuri të pafund për Mehmet Fatihun, ai pothuajse gjithmonë e përmend thjesht si Fatihu (pushtuesi). Kjo tregon qartë se në psikikën e tij, Miftari ndihet si Fatih (pushtues). Por pushtues i kujt ndihet Miftari? Miftari e konsideron veten si pushtues i shqiptarëve, dhe për këtë ndihet krenar. Madje në subkonshin e tij ka gjasa të ndihet edhe si ndonjë pasardhës i drejtpërdrejtë i trungut të Fatihut. Ndihet krenar që “babai” i tij Fatihu i pushtoi dhe pothuajse i shfarosi shqiptarët. Sulltani Mehmeti II Fatihu thirret me të drejtë “kryevrasës i shqiptarëve,” sepse gjatë sundimit të tij, çdo fushatë pushtuese e ndërmarrë në tokën shqiptare, ka patur si synim shfarosjen e shqiptarëve. Vetë kronikanët turq të asaj kohe shkruajnë se gjatë fushatave të Fatihut në tokën shqiptare, ushtria turke kishte marrë urdhër të prerë nga padishahu që shqiptarët të shfaroseshin pa asnjë mëshirë. Osmanët, thonë kronikanët turq, u treguan të tmerrshëm dhe s'lanë bimë mbi tokë në trojet shqiptare. U masakrua barbarisht cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit dhe u shkretua plotësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër. Fakti i thjeshtë që idhulli i shqipfolësit Miftari është kryevrasësi i shqiptarëve Fatihu, është i mjaftueshëm për ne që të konkludojmë se ky individ i lindur në Prizren, e meriton të quhet me të drejtë flamurtar i antishqiptarizmës. Më tej Miftari në replikën e tij të përçartë, e sulmon z. Xhaferi për shkak të pohimit të tij se politika osmano-turke ka tentuar të zhdukë qenien (shpirtin) identitetin kombëtar shqiptar. Miftari, i kundërpërgjigjet kështu z. Xhaferi: “Për këtë arsye, o Arbër Xhaferi, ne jemi mirënjohës Perandorisë Osmane, dhe se turqit i kemi edhe akraba por edhe popull vëlla turk,” dhe pastaj në një gjendje deliri të plotë, shfryn se “vlerësimi i z. Xhaferi është kulminacion në vazhdën e historisë së gjertanishme të imponuar dhe të frymëzuar nga idetë sllavo-helene.” Fatkeqësisht për Faikun, siç përmendëm më lart, janë vetë kronikanët turq të asaj kohe, “vëllezërit” e Faikut, dhe jo sllavo-helenët që i përgënjeshtrojnë gënjeshtrat me bisht dhe pa bisht të “vëllait” të tyre, Faik qyqarit.

 

Edhe kohët e fundit Faiku është dalluar në shtypin anti-shqiptar me gënjeshtrat e tij, dhe vjell rregullisht vrer kundër martirëve tanë që derdhën gjakun për të mbrojtur këtë tokë. Para pak kohësh, Miftari botoi shkrimin provokues me titull “Në Krujë sikur pashë Skëndërbenë.” Faik Miftari, na përshkruan përshtypjet që i la Kruja. Gjithçka që thotë rreth Krujës e thotë me qëllim që t’i krijojë lexuesit përshtypjen se Kruja është ndonjë qytet në Lindjen e Mesme. Në mes pazarit, shkruan Miftari, gjendet xhamia e vjetër që daton nga periudha osmane, në të cilin falëm namazin e drekës dhe iqindisë (sëbashku me Fuad Ramiqin, Mexhid Yvejsin & CO). Duke vazhduar përrallën e tij, Miftari tregon se një zonjë që punonte në një dyqan të pazarit i rrëfeu se në kohën e Perandorisë Osmane, pazari ishte i ndërtuar në një simetri të duhur. Në kompleksin e Kalasë së Krujës gjendet Sahat Kulla e dikurshme, na tregon Miftari, e cila shërbente dikur edhe si kullë vrojtimi, e cila ishte restauruar në vitin 1981. Po ashtu gjenden edhe themelet apo rrënojat e Xhamisë së Fatihut, të cilën në vitin 1948 e kishte rrënuar sistemi komunist, dhe se për çudi akoma nuk ishte e restauruar.  Në skenë del përsëri Fatihu dhe sëbashku me Fatihun del edhe qëllimi i vizitës së Miftarit në Krujë. Miftari nuk erdhi thjesht për të vizuar Krujën, por të bënte pelegrinazh tek xhamia e kryevrasësit Fatih, të cilën fatkeqsisht e gjeti të parestauruar. Miftari priste që edhe në Shqipëri, ashtu siç ndodh rëndom në Kosovë, të ishin ndërtuar tempuj, xhami e monumente për nder të pushtuesve dhe kriminelëve si Fatihu. Miftari vazhdon më tej me helmvjelljen e tij antishqiptare. është një karakteristikë e rrallë për Shqipërinë, ekzaltohet Miftari, se të gjithë banorët e Krujës janë shqiptarë muslimanë. është mrekulli për Faikun kur viziton një qytet që nuk ka kaurë. A e dini ju more Faik mjerani historinë e qytetit të Krujës? A ju vjen ndopak turp që i paraqisni shkrime të tilla publikut shqiptar dhe talleni me gjakun e derdhur të krutjanëve? Si nuk arrini sadopak të përmbaheni nga shfaqja e përditshme e urrejtjes suaj patologjike ndaj shqiptarëve? A e dini ju more Faik mjerani se ku është ndërtuar xhamia e Fatihut tuaj? Është ndërtuar mbi gjakun e banorëve të Krujës që masakroi Fatihu. Shqiptarët e Krujës u masakruan të gjithë nga idhulli juaj Fatihu. A e dini ju Faik se pasi gjithë meshkujt e Krujës u masakruan në mënyrën më barbare, femrat dhe fëmijët u morën robër dhe u ndanë si plaçkë duke u përdhunuar e masakruar nga ata për të cilët ju jargaviteni nga dashuria? A e dini ju more Faik turpi se sa femra shqiptare janë dhunuar e masakruar nga vëllezërit tuaj osmano-beduinë? A e dini ju Faik Miftari se sa femra shqiptare kanë zgjedhur të hidhen e të copëtohen nëpër shkëmbinj sesa të bien në dorën e barbarëve osmanë? Janë hedhur nëpër shkëmbinj, sepse e dinin, se po të binin në dorën e barbarëve turq do të lindnin farën e turkut, njerëz si ju, prandaj në vend që të lindnin shumë Faik Miftarë si ju, qyqe të zeza si ju, ato trimëresha zgjodhën vdekjen. Zgjodhën vdekjen vetëm për të mos lindur një pjellë si ju, që lufton për skllavërimin e shqiptarëve, e krenohet për masakrimin e tyre. Por jo të gjitha patën fatin të shpëtonin nga duart e turqve, se përndryshe ju nuk do kishit lindur dhe nuk do të ishit ai që jeni, një qyqe e zëzë, që sa herë hapni gojën lëshoni vetëm mallkime ndaj shqiptarëve, e talleni me ta dhe të vdekurit e tyre. Mallkoni luftën e tyre për liri e dinjitet. A ju mbërthen ndopak turpi për ato që shkruani kur në rrugë e në shoqëri more Faik takoni bashkëqytetarët tuaj në Prizren, apo të gjithë janë turqeli si ju, dhe qytetarëve të Prizrenit nuk u bën përshtypje helmi që villni kundër shqiptarëve? A ka mbetur ndonjë shqiptar i vërtetë në Prizren apo janë të gjithë si puna juaj anti-shqiptarë e pa ndjenjë atdhedashurie? A është krijuar në Kosovë ndonjë institucion që merret me mbrojtjen e personaliteteve të shenjta të historisë sonë nga njerëz anti-shqiptarë si ju?

 

Pas përshkrimit të qytetit të Krujës dhe xhamisë së Fatihut, Faik Fatih qyqja vazhdon më poshtë shpalosjen e urrejtjes anti-shqiptare, duke folur me ironi ndaj Gjergjit Kastriotit. Arritëm në kala, hymë në Muzeun Kombëtar të Skënderbeut, dhe në atë moment kur e pashë shpatën e Skënderbeut mu duk sikurse “në Krujë e pashë Skënderbenë”, që për neve kosovarët, ishte një ngjarje madhore, pasi që ishim të mësuar e të edukuar me mitin e Skënderbeut, dhe e paramendonim, të shenjtë epokën dhe rezistencën e tij, të stërmadhuar dhe të ngritur në majë të qiellit, miti i Skënderbeut. Pastaj miku i tij turk shqipfolës i mbajti një ligjëratë mbi “mitin e Skëndërbeut,” duke i thënë: “Ju kosovarët, jeni me të vërtet interesant, akoma jetoni dhe ushqeheni me mite, me të vërtet Skënderbeu ka qenë një trim i vërtetë, por ahmak (i trashë) në mend, në strategjinë e tij luftarake. Më thuaj ore mik im i dashur, a do të ishte tani strategji apo mençuri që kjo Shqipëri e jona që është të luftojë kundër super fuqisë së tanishme botërore, SHBA-ve, me siguri do të na bënte shkrumb e hi, a është trimëri apo budallaki më thuaj, më mirë është të jesh aleat dhe të bashkëpunosh, se sa të rezistosh kundër superfuqisë momentale aktuale botërore”. Pas kësaj, thotë Miftari, me të vërtetë kur e logjikova dhe analizova më thellë pas kthimit tim në Kosovë, qëndrimi i mikut tim ishte me të vërtet plotësisht me vend. A e dini ju Faik që shoku i juaj turk është vërtet ahmak, që krahason kalifatin osman të shekullit të 14të me Amerikën e sotme? Si mund të krahasohet një kope e egër nomadësh osmano-beduinë me shtetin e sotëm Amerikan, që është qendra e fuqisë ekonomike, sociale, kulturore e ushtarake të botës! Për cilën superfuqi osmano-beduine baglash e ka fjalën shoku juaj ahmak? Kësaj superfuqie baglash shqiptarët i rrezistuan për 36 vite, madje në kohën e osmanëve as malësitë e veriut nuk u pushtuan plotësisht prej tyre. A thua do të mundeshim ne sot t’i rrezistonim 36 vite sulmeve të ushtrisë amerikane? A e kuptoni se sa ahmak është të logjikuarit tuaj dhe i mikut tuaj! Prandaj, do të ishte më mirë për reputacionin tuaj por kryesisht për shëndetin tuaj mendor e psikik që të mos lodheshit duke botuar absurditete të tilla në shtypin shqiptar, sepse ahmaklliqe të tilla nuk i shërbejnë askujt, madje as punëdhënësve tuaj. Edhe armiqve më të betuar të popullit shqiptar nuk do u hynte në punë një nivel i tillë ahmakllëku, nga i cili ju vuani prej kohësh.

 

Shpalosja e ahmakllekut tuaj do të vazhdojë, për aq kohë sa në shoqërinë shqiptare të ketë akoma syleshë që ‘vlerësojnë” dhe “admirojnë” ahmakllëkun. Ju jeni përpjekur që të përfitoni sa më shumë nga efekti Dopeler, duke e bombarduar publikun shqiptar me ahmaklliqe dhe gënjeshtra të njëpasnjëshme, me qëllim që t’i krijoni njerëzve përshtypjen se po thoni gjëra të vërteta dhe të rëndësishme kur në fakt është plotësisht e kundërta. Ju i keni servirur publikut vetëm gjëra të pavërteta, dhe gënjeshtra të rëndomta, por fakti se këto ahmaklliqe i keni thënë e shkruar shpesh, ka bërë që disa njerëz të mjerë të arrijnë deri aty sa t’i “blejnë me lekë” ahmaklliqet dhe gënjeshtrat tuaja. Është për të ardhur keq që edhe sot në shoqërinë tonë ka njerëz të cilët kur shohin se ahmakllëku gjendet me bollëk në gjirin e shoqërisë, mendojnë padashje se mos ky ahmakllëk është themeli mbi të cilin duhet të funksionojë shoqëria. Në rastin tuaj, duke mos dashur t’ju “hyj në hak,” duhet t’ju them se merita e vetme që keni si islamik fundamentalist filo-osman, është fakti se tregoheni gjithmonë i palodhur dhe konsekuent në ahmakllëkun tuaj, në urrejtjen tuaj ndaj shqiptarëve, në përhapjen e gënjeshtrave dhe në shtjellimin e tyre, dhe konsekuenca është një cilësi e vyer që nuk vlerësohet sa duhet në shoqërinë e sotme shqiptare.



(Vota: 57 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora